Skip to main content

Në ligjëratë të drejtë nga Briken Fejzullai

Në ligjëratë të drejtë nga Briken Fejzullai

E dashur Vilma!

Lexova me shumë vëmendje letrën e hapur që ke shkruar nga spitali ku po kurohesh në Turqi.

Ajo që më bëri më shumë përshtypje, ishte mungesa e paqes dhe mllëfi i madh me të cilin po përjeton rikuperimin tënd, por mbi të gjitha, nevoja jetike për të pastruar emrin, të cilin (në këndvështrimin tim), nëse do kishe ndërgjegjen e pastër, nuk do kishe absolutisht nevojë ta fusje vetë, nëpër mekanizma "vettingu".

Ti dikur, ke qenë nga njerëzit shembull për t'u ndjekur në botën e biznesit. Një njeri që siç thua ti, nuk u përkul dhe nuk hoqi dorë nga puna e ngritur me mund dhe djersë, as në ditët më të zeza (ato të rrëmbimeve në stil mafioz). Ishe një njeri i nderuar dhe i respektuar nga burra a gra, kudo nëpër Shqipëri.
Personalisht, jam ndjerë krenar që kam patur vazhdimisht ndër vite, marrëdhënie të shkëlqyera biznesi me kompaninë tënde, ku punojnë shumë njerëz të mrekullueshëm e me integritet të lartë moral e shoqëror.

Më vjen sinqerisht keq të të shoh sot teksa përpëlitesh për të pastruar emrin të cilin, fatkeqësishit nga tahmaja apo nga mania për t'u ndjerë e gjithëpushtetshme, bëre pis me duart e tua.

Mendoj dhe besoj se në këtë ditë të vështirë për ty, nuk të mallkon njeri sepse je një businesswomen e sukseshme, e cila ka arritur majat.
Ti u bëfsh më e pasur se Jeff Bezos, Elon Musk apo Jack Ma; deri ditën kur paratë i bën me djersë dhe mund!
Ia uroj gjithkujt që punon ndershëm; ty "in primis" sepse je një grua/një nënë, në një botë të egër burrash.

Ty e dashur Vilma, nëse vertet të mallkon kush sot, të mallkon sepse; edhe pse me një kompani solide ku punësohen qindra shqiptarë, harrove se çdo të thotë të jesh shqiptar e të kesh halle shqiptari.

Nëse vërtet të mallkon kush sot, të mallkon; sepse në vendin më standartin më të ulët të mjekësisë në Evropë, përmes tenderave plot hije (për të qenë gentleman, them plot hije), more paratë me të cilat mund të kuroheshin mijëra shqiptarë nëpër spitale të reja dhe i ndave me një bastard si Beqja e me një kryebastard si shefi i tij.

E tani që të vjen rradha ty të marrësh mjekësinë "falas" të këtij vendi, nuk ke as buonsensin të kurohesh aty ku mbushe (pa patur nevojë) thasët, por i hipën avionit e nisesh me urgjencë për Turqi; sepse të duket jeta jote, më e rëndësishme se e atyre që i konsideron thjesht numra.

Ndaj e dashur; të lutem shërohu sa më shpejt për të dashurit e tu, por bëje në heshtje e mos na përziej shumë stomakun, me moralin tënd patetik!

Thënë kjo; të uroj me zemër atë që i uroj çdokujt në jetë, përfshirë vetes time:
Ta bëftë Zoti, siç ke shpirtin!

Comments

Popular posts from this blog

Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze

TANI Nga -  Liljana Elmazi Billa   Kemi postuar disa dit perpara rastin e goces 39 vjecare nga qyteti i Vlores Eglantina Telharaj.   Gjendja e vajzes eshte vertet e keqe edhe pasi ajo beri operacionin ajo eshte ende ne gjendje te keqe per jeten un jam nje e afermja e saj vajza ka nje jav ne reanimacion dhe sot ka pesuar nje hemoragji te tepruar. Rasti eshte postuar disa her edhe nga njerez te njohur te estrades Shqiptare por askush nga ministria e shendetesis nuk po reagon.  Do i lutesha shume popullit shqiptar te mblidhemi per Eglantinen sepse gjendja e saj ekonomike nuk eshte e mire vajza duhet derguar urgjentisht jasht shtetit per te gjetur zgjidhje per shendetin e saj sepse ajo eshte ne gjendje kritike per jeten deri me sot ka marr 40 flakona gjak dhe te gjitha i ka humbur.  Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze🙏🙏.  Ju lutem postojeni.  TANI  🙏🙏🙏

Për ty qytetar i pabindur. Lexojeni dhe kete esht e rendesishme ne ditet e sotme..!

Për ty qytetar i pabindur, Ndërkohe që ti flije i qetë, pasi gjithë ditën ishe ankuar mbi masat e marra, kishe treguar “fortësinë tende“  mbi shkeljen e izolimit, unë prisja me ankth përgjigjen nëse dhe një tjetër koleg i imi nuk do të zgjohej sot në mëngjes, prej COVID-19 +. TI që mendon se je kaq i fortë sa të prishesh gjumin tim, ti ndalësh jetën dikujt, ti plagosësh zemren një nëne vetëm sepse të duket një masë ekstreme qëndrimi në shtepi. Më pyet mua atëherë, mua që dal nga shtëpia në mëngjes, përshëndes njerëzit e mi të zemrës në telefon (mbi një muaj që nuk i shoh) dhe lutem që të kthehem në shtëpi edhe sot, e të mos përfundoj dhe unë si shumë koleg COVID 19 +.  Unë që po të drejtohem,  jam një femër, një motër, një vajzë, një grua, një MJEKE sot në Itali (shtetin më të prekur). Unë jam ajo që sot përfaqësoj ata heronj, që ndërkohë që ju qëndronit jashtë kur toka dridhej nga tërmeti, kolegët e mi rrinin BRENDA spitaleve për ti shërbyer mikut, familjarit apo ed...

Nuk u paraqit! Meta tha se ishte i zënë, Ulsi Manja: Unë nuk e di se çfarë ka më të rëndësishme presidenti

  Nuk u paraqit! Meta tha se ishte i zënë, Ulsi Manja: Unë nuk e di se çfarë ka më të rëndësishme presidenti Tirana, Albania nga - /Shtyp New /  Ulsi Manja 6 Maj, 2021 11:16 TIRANË – Komisioni i Ligjeve ka nisur ditën e sotme për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për shkarkimin e Metës. Pasi presidenti tha se ishte i zënë e se do të ishte i lirë më 10 maj, përgjigjia i ka ardhur në nisje të mbledhjes. Ishte Ulsi Manja ai i cili tha se nuk e dinte se çfarë mund të ishte më e rëndësishme për presidentin se kjo mbledhje. Manja :  Unë nuk e di se se cfarë ka më të rëndësishme. Presidenti është vënë në dijeni menjëherë në lidhje me kërkesën që lidhet me shkarkimin e tij. Komisioni i ligjeve ia garanton mundësinë që të shprehet në komision, ai ka vlerësuar kohë të pamjaftueshme. Presidenti ka gjithë mundësinë dhe kohën në dispozicoon për të dhënë sqarimin përpara, nëse nesër Kuvendi do të miratojë për ngritjen e komisionit. Duke qënë se presidenti nuk u paraqit, unë ju...