Skip to main content

Ti kthejmë çdo shqipëtari dinjtetin e humbur nga skamja!

Ti kthejmë çdo shqipëtari dinjtetin e humbur nga skamja!

 A ke para?- Jo! Ti je askush, Ti je asgjë! A ke para? - Po ! Ti je gjithkush, Ti je gjithcka!

“Varfëria është uri. Varfëria është mungesa e një strehe. Varfëria është të qenit i sëmurë dhe të mos kesh mundësi për t’u vizituar tek doktorri. Varfëria është të mos kesh akses në edukim dhe të mos dish të lexosh. Varfëria është të mos kesh një vend pune dhe të kesh frikë për të ardhmen. ”

Njerëzit kanë nevojë të blejnë ushqim dhe veshmbathje,dhe jo të jetojnë nën kthetrat e pamundësisë e varferisë.

Kjo situatë sjell edhe falimentimin e bizneseve lokale, gjë që do të sjelli rritjen e varfërisë.

Sigurimi social është një mekanizëm ekonomik me anë të të cilit, qeveria  ofron ndihmë monetare për njerëzit me të ardhura të pamjaftueshme ose pa  të ardhura.  Cdo njeri si anëtar i shoqërisë ka të drejta ekonomike si:  sigurimet shoqërore,  ndihma  sociale dhe kulturore  të nevojshme për të, për dinjitetin dhe zhvillimin e lirë të personalitetit të tij.  

Pra, ky sistem është të krijojë një ekonomi të fortë, ku sistemi i sigurisë shërben si një sigurim për mbijetesën e njerëzve dhe të bizneseve.

Gjithashtu u mundëson njerëzve të qënit korrekt e të ndershëm, pasi nuk kanë nevojë të kthehen në kriminel për mbijetesë, ku si njerëzit ashtu edhe kompanitë mund të gjejnë mundësinë për të përballuar kohërat e këqija deri sa të kthehen kohërat e mira.

Pagat në shoqëri duhet të jenë aq të larta, sa jo vetëm që të mbijetojnë, por të jenë më të larta se çdo ndihmesë qe mund të merret. 

Ekonomia shqiptare po shkon drejt privatizimit total dhe më e keqja me organizma spekulativ sic janë PPP dhe koncensionet. Resurset janë pasuri kombëtare dhe duhet të perfitojë e gjithë shoqëria , por në të vërtetë pasuron vetëm një grup njerëzish të caktuar. Kjo bën që ne të paguajmë, pa pasur mundësi tjetër, koncensionarëve private ndërkohë që duhet të ishim përfitues. Nafta, mineralet nëntokësore, ujë, e deri tek analizat e gjakut…. Të përzgjedhurit i kanë kthyer të mirat dhe shërbimet në Monopol ku i bënë automatikisht fitues dhe të mbrojtur nga konkurenca. 

Unë, do të sugjeroja dhe do të dëshiroja një organizim ekonomik e sistem shpërndarje disi më ndyshe nga ai i sotmi. Fitues dhe të mbrojtur duhet të ndihen dhe qytetarët e thjeshtë. 

Sugjerimet : Zhvillimi i një ekonomie mikse, me elementë të ekonomisë së tregut dhe asaj të centralizuar (planifikuar). Koncepti i ekonomisë së përzier u aplikua gjatë Luftës së Ftohtë, ne disa shtete dhe sot po aplikohet me shumë sukses në Europë,vendet Nordike dhe në Kinë.  

Ekonomia e përzier është një sistem ekonomik që në thelb ka ekonominë e tregut, por edhe  shteti gjithashtu zotëron kapitale dhe është operator në prodhim. Për disa sektorë dhe industri, shteti mund të zotërojë ose investojë, dhe rregullon tregun  me politika, me taksat dhe ligjet. Vendet që kryesisht quhen ekonomi të përziera sot janë  edhe vendet Nordike. Avantazhi më i madh i shtetit që ndikon në një pjesë të ekonomisë është se garanton siguri më të madhe ekonomike dhe sociale për individin.Pa ndikimin e politikave qeverisëse  dhe mungesa e konkurrencës çojnë në rritjen e pakontrolluar te çmime, dhe nganjëherë edhe efikasitet më të ulët.

Taksat e larta zakonisht shihen si një nga disavantazhet që vijnë me ekonominë e përzier siç vihet re në vendet Nordike. Në të njëjtën kohë, taksat më të larta garantojnë gjithashtu një siguri më të madhe per mire menaxhimin e investimet ne sektore jetike te qytetareve siç janë shkollat, shëndetësia dhe kujdesi, shembuj të sektoreve që kontrollohen dhe rregullohen nga shteti.

Në një ekonomi të përzier, ekzistojnë mundesi per funksionim  ligjesh, që mbrojnë individin, siç janë mbrojtja e punësimit, ligjet e mjedisit të punës, përfitimet e papunësisë dhe përfitimet sociale etj.Sidoqoftë, shpesh mund të shihet se në një ekonomi të përzier ka kosto të tepërta dhe shfaqen mangësi  manaxhimi, në industritë që kontrollohen nga ekonomia e planifikuar, d.m.th., industritë e kontrolluara nga shteti.

Në Shqipëri, kujdes të vecantë duhet të tregohet, me anë të politikave ekonomike,  për atë  pjesë të popullatës e cila përfshin : fëmijët, të moshuarit, të sëmurët dhe të papunët.

Pensionistët kanë një pension të pamjaftueshëm për mbijetesë. por cfarë ndodh me ata pensionistë që nuk kanë ndihmën e fëmijëve? 

Personat  me aftësi të kufizuar, Femijët jetim ,Të papunët etj, gjithashtu kërkojnë vëmendjen e shtetit.

Ndryshimi i sistemit ekonomik ekstremisht privat në Ekonominë e përzier do të sjelli këto avantazhe:

Uljen e vjedhjeve pasi do të ketë plotësim të nevojave minimale

Përmbushja e nevojave minimale nuk do të cënoje më dinjitetin vetjak të shtresave në nevojë

Uljen e vdekshmërisë që ka ardhur nga pamundësia e  aksesimit në sistemin shendetësor apo pasjes së minimumit jetik. 

Nëse doni një  Zvicër ose një Europë të vogël në zemër të Ballkanit, ndryshoni sistemin ekonomik në Shqipëri duke aplikuar ekonominë mikse (të përzier) e jo  PPP-të!

SILVANA BEGAJ
#beni_share

#BS

Comments

Popular posts from this blog

Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze

TANI Nga -  Liljana Elmazi Billa   Kemi postuar disa dit perpara rastin e goces 39 vjecare nga qyteti i Vlores Eglantina Telharaj.   Gjendja e vajzes eshte vertet e keqe edhe pasi ajo beri operacionin ajo eshte ende ne gjendje te keqe per jeten un jam nje e afermja e saj vajza ka nje jav ne reanimacion dhe sot ka pesuar nje hemoragji te tepruar. Rasti eshte postuar disa her edhe nga njerez te njohur te estrades Shqiptare por askush nga ministria e shendetesis nuk po reagon.  Do i lutesha shume popullit shqiptar te mblidhemi per Eglantinen sepse gjendja e saj ekonomike nuk eshte e mire vajza duhet derguar urgjentisht jasht shtetit per te gjetur zgjidhje per shendetin e saj sepse ajo eshte ne gjendje kritike per jeten deri me sot ka marr 40 flakona gjak dhe te gjitha i ka humbur.  Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze🙏🙏.  Ju lutem postojeni.  TANI  🙏🙏🙏

Bledi Mane zbulon “skemën” e bashkëqeverisjes/ Rama e Basha do ndajnë pushtetin në shtator

Publikuar   20:13 5 Maj, 2021 shtyp New!  Nga   B.A.     Gazetari Bledi Mane ka zbuluar skemën e bashkëqeverisjes pas ftesës së kryeministrit Edi Ram apër kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Mane tha se Basha dhe Rama do të lidhin marrëveshje bashkëqeverisjeje në shtator, ndërsa pretendon se kreu i opoizitës do të vendoset kryetar Parlamenti. Ai deklaroi në emisionin “Top Talk” se në postin e Presidentes do ta marrë ish-kjryeparlamentarja Jozefina Topalli. Sipas tij, plani afatgjatë i Ramës është përçarja e PD. Gjithashtu gazetari u shpreh se kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi do ta lerë mandatin e saj në Tiranë, për t’i dhënë një karrige Petrit Vasilit. “Shpëtimi i Lul Bashës është vetëm Edi Rama. Komardarja e hedhur për të tashmë është një bashkëqeverisje që do të fillojë në shtator me një presidente si Jozefina Topalli, portofole ministrore të ndara si në 2017-ën, një pjesë e elektoratit të së djathtës punësohet, qetësohet nuk proteston, opozitar...

Meta: 25 prilli do jetë referendum, mbështes rrëzimin e çdo tiranie

Presidenti Ilir Meta në një lidhje direkte me emisionin “Çim Peka Live” deklaroi se 25 prilli është data që do vendosë nëse Shqipëria do shkojë në Europë ose do shkojë në greminë. Meta e cilëson 25 prillin referendum dhe thekson se mbështet rrëzimin e çdo tiranie. “ Problemi sot i Shqipërisë është 25 prilli dhe presidenti këtë e ka sot detyrën kryesore. 25 prilli vendos nëse Shqipëria do ecë drejt Europës apo do të bjerë në një greminë pa fund. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk ka asnjë shans apo mundësi për negociata. Të tjera janë muhabete kot. Kjo qeveri ka bërë çdo gjë për të bllokuar të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Kushtet ishin të qarta. Ky është referendum. Ose fillohet instalimi i një regjimi despotik, ose do kemi një pjesëmarrje masive të popullit ku do kërkohet ajo që e kemi kërkuar edhe 30 vite më parë. Çdo shqiptar kudo që është të ngrihet dhe të kuptojë se fuqia e tij është vota e tij. Se vota e tij nuk blihet. Të gjithë të shkojnë të votojnë. Kjo është një gjë q...