Skip to main content

Për ty qytetar i pabindur. Lexojeni dhe kete esht e rendesishme ne ditet e sotme..!


Për ty qytetar i pabindur,

Ndërkohe që ti flije i qetë, pasi gjithë ditën ishe ankuar mbi masat e marra, kishe treguar “fortësinë tende“  mbi shkeljen e izolimit, unë prisja me ankth përgjigjen nëse dhe një tjetër koleg i imi nuk do të zgjohej sot në mëngjes, prej COVID-19 +. TI që mendon se je kaq i fortë sa të prishesh gjumin tim, ti ndalësh jetën dikujt, ti plagosësh zemren një nëne vetëm sepse të duket një masë ekstreme qëndrimi në shtepi. Më pyet mua atëherë, mua që dal nga shtëpia në mëngjes, përshëndes njerëzit e mi të zemrës në telefon (mbi një muaj që nuk i shoh) dhe lutem që të kthehem në shtëpi edhe sot, e të mos përfundoj dhe unë si shumë koleg COVID 19 +.  Unë që po të drejtohem,  jam një femër, një motër, një vajzë, një grua, një MJEKE sot në Itali (shtetin më të prekur). Unë jam ajo që sot përfaqësoj ata heronj, që ndërkohë që ju qëndronit jashtë kur toka dridhej nga tërmeti, kolegët e mi rrinin BRENDA spitaleve për ti shërbyer mikut, familjarit apo edhe ty. Ne jemi po ata sot, që ndërkohë që ju kërkohet të rrini në shtëpi për të “shpëtuar” veten tuaj dhe atë të komunitetit, ne jemi po BRENDA spitaleve, për ti shërbyer po mikut, familjarit apo ty.
Nuk u ankova kur toka u dridh, por sot më ulëret shpirti. Sot ndihem e pafuqishme, sot ndihem e mbytur sikur askush nuk më dëgjon. Unë nuk i kërkoja dot zotit të ndalte tërmetin, vetëm i lutesha atij, ama sot unë të kërkoj ty që të ndalosh Virusin. Unë sot të kërkoj ty të izolosh këtë armik që ndodhet jashtë, kudo, në Shqipëri dhe në Botë. Unë sot të lutem ty mos të më marrësh jetën mua, kolegut tim, familjarëve të mi apo të çdo qënie njerëzore. Unë sot të lutem të më dëgjosh, që ajo Shqipëri e vogël, me plagë plotë ende të pashëruara mos të vuaj më shumë. Unë të lutem ty sot që të izolosh veten, që të gëzosh dhuratën më të shtrenjtë që është “Jeta“. Duaje Jetën tënde, timen, të çdo kujt.
QËNDRO NË SHTËPI. Na lini ne, ashtu siç jemi betuar, me ngarkesën emocionale, lodhjen fizike, shpirtin e ndarë nga familjarët, të kurojmë ato jetë sot COVID-19 +, pa rritur më shumë numrin e tyre. Mos plagosim më shume familje, mos presim më jetë në mes. TE LUTEM !! Le të jemi ndryshe, ti tregojmë botës kulturën, bindjen, dashurinë për familjen, për jetën! Ti tregojmë në fund botës që ne e Fituam Luftën me COVID-19 me sa më pak jetë të humbura!

TË LUTEM, QËNDRO NË SHTËPI!

Me Respekt, Dr. Romina SELENICA
Itali

Dr.ssa Selenica - Chirurgia e Medicina Estetica  😍👍

Comments

Popular posts from this blog

Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze

TANI Nga -  Liljana Elmazi Billa   Kemi postuar disa dit perpara rastin e goces 39 vjecare nga qyteti i Vlores Eglantina Telharaj.   Gjendja e vajzes eshte vertet e keqe edhe pasi ajo beri operacionin ajo eshte ende ne gjendje te keqe per jeten un jam nje e afermja e saj vajza ka nje jav ne reanimacion dhe sot ka pesuar nje hemoragji te tepruar. Rasti eshte postuar disa her edhe nga njerez te njohur te estrades Shqiptare por askush nga ministria e shendetesis nuk po reagon.  Do i lutesha shume popullit shqiptar te mblidhemi per Eglantinen sepse gjendja e saj ekonomike nuk eshte e mire vajza duhet derguar urgjentisht jasht shtetit per te gjetur zgjidhje per shendetin e saj sepse ajo eshte ne gjendje kritike per jeten deri me sot ka marr 40 flakona gjak dhe te gjitha i ka humbur.  Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze🙏🙏.  Ju lutem postojeni.  TANI  🙏🙏🙏

Vilat dhe paratë e Belinda Ballukut nga Tirana në Londër, thotë se i ka bërë me 'djersë', ish-burri 50 mijë euro brenda vitit

TANI Belinda Balluku deri në 77 milionë pagë në vit, para se Rama ta bënte drejtore dhe ministre blen shtëpi në Angli. A do ta hetojë SPAK? Jeta Osh Qef Belinda Balluku drejton një nga degët më të korruptuara të qeverisë së Edi Ramës, siç është Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Nuk është rastësi që Edi Rama i ka besuar Ballukut drejtori të rëndësishme dhe së fundmi ministrinë kryesore, duke larguar Damian Gjiknurin pas një serie skandalesh me hec-et, unazën e madhe etj. Gjatë vitit 2019, Balluku thotë se ka rreth 30 milionë lekë nëpër llogaritë bankare, ndërsa pagat e saj arrijnë 20 milionë lekë në vit. Ish-bashkëshortit të saj, Sokol Ballës, llogaritë i janë shtuar me 50 mijë euro brenda vitit si gazetar. Ndërkohë, Belinda kur ishte drejtoreshë e Përgjithshme e Shoqërisë Albcontrol fitonte mbi tre herë më shumë se ministre. Si drejtoreshë ajo merrte 77 milinë lekë në vit, ndërsa si ministre 20 milionë lekë. Belinda e ka nisur karrierën

Meta: 25 prilli do jetë referendum, mbështes rrëzimin e çdo tiranie

Presidenti Ilir Meta në një lidhje direkte me emisionin “Çim Peka Live” deklaroi se 25 prilli është data që do vendosë nëse Shqipëria do shkojë në Europë ose do shkojë në greminë. Meta e cilëson 25 prillin referendum dhe thekson se mbështet rrëzimin e çdo tiranie. “ Problemi sot i Shqipërisë është 25 prilli dhe presidenti këtë e ka sot detyrën kryesore. 25 prilli vendos nëse Shqipëria do ecë drejt Europës apo do të bjerë në një greminë pa fund. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk ka asnjë shans apo mundësi për negociata. Të tjera janë muhabete kot. Kjo qeveri ka bërë çdo gjë për të bllokuar të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Kushtet ishin të qarta. Ky është referendum. Ose fillohet instalimi i një regjimi despotik, ose do kemi një pjesëmarrje masive të popullit ku do kërkohet ajo që e kemi kërkuar edhe 30 vite më parë. Çdo shqiptar kudo që është të ngrihet dhe të kuptojë se fuqia e tij është vota e tij. Se vota e tij nuk blihet. Të gjithë të shkojnë të votojnë. Kjo është një gjë q