Duke qenë se një pakicë e vogël nuk i është bindur rregullave të qeverisë për të qëndruar të izoluar dhe për të shmangur lëvizjet e panevojshme, ushtria shqiptare ka dalë në rrugë për të monitoruar vendin.
Kryeministri Rama ka ndarë pamjet në llogarinë e tij në Facebook, duke postuar një video të makinave të Forcave të Armatosura në rrugët e kryeqytetit.
Rama shkruan se një pakicë e vogël mund të bëjë hatanë, ndaj ushtria s’ka për ta lejuar këtë.
“🔴 TIRANË – USHTRIA DO TË VIHET E GJITHA NË MBROJTJE TË POPULLIT NGA NJË PAKICË FARE E VOGËL INDIVIDËSH TË PAPËRGJEGJSHËM, TRADHËTARË TË VËRTETË, QË MUND TË NA BËJNË HATANË DHE NUK DUHET TË LEJOHEN NË ASNJË MËNYRË, TË MARRIN NË QAFË MIJËRA E MIJËRA TË PAFAJSHËM, E T’U SJELLIN VUAJTJE TË MËDHA DHJETËRA MIJËRA TË TJERËVE😡
🔴 DUHET T’I NDALIM ME ÇDO KUSHT DHE DO TË PËRDORIM ÇDO MJET, DERI NË HEQJEN E PLOTË TË LIRISË NËSE NUK DO TË TËRHIQEN URGJENTISHT NGA RRUGA E TYRE QORRE👊
🔴 POPULLI NUK I’A KA BORXH ASNJË INDIVIDI TRADHËTINË NË KËTË PËRPJEKJE KOMBËTARE PËR JETËN E NJERIUT🇦🇱”- janë fjalët e Ramës.
Comments
Post a Comment