Ditën e sotme, presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan është takuar me ambasadorin e Shqipërisë në Ankara, Kastriot Ribo.
Ata u takuan në Kompleksin Presidencial, ku Ambasadori i Shqipërisë i ka dorëzuar letrat kredenciale presidentit Erdogan.
Gjatë takimit të tyre, Ribo dhe Erdogan i zgjatën njëri-tjetrit dorën për t’u përshëndetur, mirëpo presidenti turk u tërhoq menjëherë nga frika e koronavirusit.
Ai refuzoi t’i jepte dorën ambasadorit shqiptar, duke e vendosur dorën e tij mbi gjoks në formë përshëndetjeje.
“Korona”- tha Erdogan, siç mund ta shihni në videon e mëposhtme:
Comments
Post a Comment