Skip to main content

Bledi Mane zbulon “skemën” e bashkëqeverisjes/ Rama e Basha do ndajnë pushtetin në shtator



Publikuar

 
Bledi Mane zbulon “skemën” e bashkëqeverisjes/ Rama e Basha do ndajnë pushtetin në shtator

Gazetari Bledi Mane ka zbuluar skemën e bashkëqeverisjes pas ftesës së kryeministrit Edi Ram apër kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Mane tha se Basha dhe Rama do të lidhin marrëveshje bashkëqeverisjeje në shtator, ndërsa pretendon se kreu i opoizitës do të vendoset kryetar Parlamenti.

Ai deklaroi në emisionin “Top Talk” se në postin e Presidentes do ta marrë ish-kjryeparlamentarja Jozefina Topalli.

Sipas tij, plani afatgjatë i Ramës është përçarja e PD. Gjithashtu gazetari u shpreh se kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi do ta lerë mandatin e saj në Tiranë, për t’i dhënë një karrige Petrit Vasilit.

“Shpëtimi i Lul Bashës është vetëm Edi Rama. Komardarja e hedhur për të tashmë është një bashkëqeverisje që do të fillojë në shtator me një presidente si Jozefina Topalli, portofole ministrore të ndara si në 2017-ën, një pjesë e elektoratit të së djathtës punësohet, qetësohet nuk proteston, opozitarët e vetëm do të jenë Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi. Plani afatgjatë i Ramës është përçarja e PD, bashkëqeverisja me Bashën kryetar Parlamenti. Një qeveri e ashtuquajtur qeveri e integrimit do të qetësonte ujërat në Tiranë.

Asyeja pse Sali Berisha është një gozhdë e ndryshkur është meraku i pasardhësve dhe garantuesi është vetëm Lul Basha. Marrëveshja do të vijojë edhe vazhdimin e bizneseve të Sali Berishës e do të kemi një qetësi të plakut Sali Berisha më pas. Shqiptarët fitojnë një bashkëqeverisje dhe një qetësi. Po të pyesësh këto biznese ata thonë sa mirë që këto zgjedhje mbaruan. Dilema më e madhe në LSI është Monika do lë mandatin e Tiranës e do mbajë të Fierit që t’i lërë Vasilit të hyjë në Parlament. Ai është problemi më i madh në LSI se sa bashkëqeverisja”, theksoi Mane./ CNA.al

Comments

Popular posts from this blog

Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze

TANI Nga -  Liljana Elmazi Billa   Kemi postuar disa dit perpara rastin e goces 39 vjecare nga qyteti i Vlores Eglantina Telharaj.   Gjendja e vajzes eshte vertet e keqe edhe pasi ajo beri operacionin ajo eshte ende ne gjendje te keqe per jeten un jam nje e afermja e saj vajza ka nje jav ne reanimacion dhe sot ka pesuar nje hemoragji te tepruar. Rasti eshte postuar disa her edhe nga njerez te njohur te estrades Shqiptare por askush nga ministria e shendetesis nuk po reagon.  Do i lutesha shume popullit shqiptar te mblidhemi per Eglantinen sepse gjendja e saj ekonomike nuk eshte e mire vajza duhet derguar urgjentisht jasht shtetit per te gjetur zgjidhje per shendetin e saj sepse ajo eshte ne gjendje kritike per jeten deri me sot ka marr 40 flakona gjak dhe te gjitha i ka humbur.  Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze🙏🙏.  Ju lutem postojeni.  TANI  🙏🙏🙏

Vilat dhe paratë e Belinda Ballukut nga Tirana në Londër, thotë se i ka bërë me 'djersë', ish-burri 50 mijë euro brenda vitit

TANI Belinda Balluku deri në 77 milionë pagë në vit, para se Rama ta bënte drejtore dhe ministre blen shtëpi në Angli. A do ta hetojë SPAK? Jeta Osh Qef Belinda Balluku drejton një nga degët më të korruptuara të qeverisë së Edi Ramës, siç është Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Nuk është rastësi që Edi Rama i ka besuar Ballukut drejtori të rëndësishme dhe së fundmi ministrinë kryesore, duke larguar Damian Gjiknurin pas një serie skandalesh me hec-et, unazën e madhe etj. Gjatë vitit 2019, Balluku thotë se ka rreth 30 milionë lekë nëpër llogaritë bankare, ndërsa pagat e saj arrijnë 20 milionë lekë në vit. Ish-bashkëshortit të saj, Sokol Ballës, llogaritë i janë shtuar me 50 mijë euro brenda vitit si gazetar. Ndërkohë, Belinda kur ishte drejtoreshë e Përgjithshme e Shoqërisë Albcontrol fitonte mbi tre herë më shumë se ministre. Si drejtoreshë ajo merrte 77 milinë lekë në vit, ndërsa si ministre 20 milionë lekë. Belinda e ka nisur karrierën

Meta: 25 prilli do jetë referendum, mbështes rrëzimin e çdo tiranie

Presidenti Ilir Meta në një lidhje direkte me emisionin “Çim Peka Live” deklaroi se 25 prilli është data që do vendosë nëse Shqipëria do shkojë në Europë ose do shkojë në greminë. Meta e cilëson 25 prillin referendum dhe thekson se mbështet rrëzimin e çdo tiranie. “ Problemi sot i Shqipërisë është 25 prilli dhe presidenti këtë e ka sot detyrën kryesore. 25 prilli vendos nëse Shqipëria do ecë drejt Europës apo do të bjerë në një greminë pa fund. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk ka asnjë shans apo mundësi për negociata. Të tjera janë muhabete kot. Kjo qeveri ka bërë çdo gjë për të bllokuar të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Kushtet ishin të qarta. Ky është referendum. Ose fillohet instalimi i një regjimi despotik, ose do kemi një pjesëmarrje masive të popullit ku do kërkohet ajo që e kemi kërkuar edhe 30 vite më parë. Çdo shqiptar kudo që është të ngrihet dhe të kuptojë se fuqia e tij është vota e tij. Se vota e tij nuk blihet. Të gjithë të shkojnë të votojnë. Kjo është një gjë q