Masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit kanë prekur edhe institucionet e vuajtjes së dënimit.
Përmes një njoftimi të fundit Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve u bën me dije familjarëve të të burgosurve se do të mund të futen në burgje për takime vetëm me masa mbrojtëse.
Në rast të kundërt ata nuk do të lejohen të futen në institucionet peritenciare.
Në shtetin fqinj, Italinë, ku virusi po përhapet me shpejtësi qeveria ndaloi takimet me familjarët për të burgosurit, çka shkaktoi revolta në të gjitha burgjet.
Pati përleshje me policinë, tentativa për arratisje por edhe 7 të vdekur në radhët e të burgosurve.
/Ora News.tv/
Comments
Post a Comment