Skip to main content

“Vemje e pështirë”, kirurgu ‘shpërthen’ për maskat e skaduara: Këtu jargavitesh triumfator se qëndron mbi një popull bagëti

Ditën e djeshme Partia Demokratike zbuloi një skandal të vërtetë lidhur me maskat që u janë shpërndarë ekipeve mjekësore nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, të cilat ishin të skaduara që prej vitit 2011.
Pas këtij skandali reaguan shumë mjekë, mes tyre edhe kirurgu Gëzim Xhepa.
Përmes një postimi në Facebook, Xhepa shprehet se maskat e përdorura jo vetëm që e kanë humbur vlerën e tyre, por për shkak të shumë viteve të magazinimit, ato janë bërë objekt dhe i një sërë ekspozimesh ndaj pluhurave.

“Ndaj i nderuar zyrtar, a politikan…, kushdoqofsh ti që ke qenë në dijeni të një akti të tillë të paskrupullt ndaj një rrethi profesional që në çdo rrethanë sakrifikon për jetën dhe shëndetin e të tjerëve…, je një vemje e pështirë që me këtë akt pështirosësh kudo në botë do dënoheshe për krim ndaj jetës me paramendim dhe përfitim…, por këtu jargavitesh triumfator se qëndron mbi një popull bagëti, të tredhur që në vegjëli…!!!!”, shkruan mes të tjerash Xhepa në reagimin e tij në rrjetet sociale.
Postimi i plotë i mjekut:
Larg qëndrimeve politike pro apo kundra maskave të skaduara, që na janë vënë në dispozicion, duke e ndjerë veten të mashtruar, poshtëruar dhe të keqtrajtuar në personalitetin dhe shëndetin tim dhe të kolegëve të mi…, po jap një skemë fispatologjike të problematikave të këtij kontigjenti maskash…: Maskat e skaduara prej 11 vitesh kanë kaluar një magazinim të tejzgjatur…
Dihet që malli pasi humbet vlerën, humb dhe peivilegjin e një magazinimi të kujdesshëm… Humbja e kushteve të magazinimit çon në mbivendosje fungesh…, bile në shumë raste dhe pluhrash… Vendosja e një maske të tillë, që identifikohet nga aroma e magazinimit të zgjatur, çon shpejt në myko-konioza…, me pasojë minimale të sindromeve alergjike akute në rrugët respiratore….
Sindroma të tilla çojnë në reaksione inflamatore lokale të këtyre rrugëve…, me pasojë hapjen e rrugëve për infeksione bakteriale, virale, apo mykoide…, përfshirë dhe coronavirusin…
Ndaj i nderuar zyrtar, a politikan…, kushdoqofsh ti që ke qenë në dijeni të një akti të tillë të paskrupullt ndaj një rrethi profesional që në çdo rrethanë sakrifikon për jetën dhe shëndetin e të tjerëve…,
je një vemje e pështirë që me këtë akt pështirosësh kudo në botë do dēnoheshe për krim ndaj jetës me paramendim dhe përfitim…, por këtu jargavitesh triumfator se qëndron mbi një popull bagëti, të tredhur që në vegjëli…!!!!

Comments

Popular posts from this blog

Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze

TANI Nga -  Liljana Elmazi Billa   Kemi postuar disa dit perpara rastin e goces 39 vjecare nga qyteti i Vlores Eglantina Telharaj.   Gjendja e vajzes eshte vertet e keqe edhe pasi ajo beri operacionin ajo eshte ende ne gjendje te keqe per jeten un jam nje e afermja e saj vajza ka nje jav ne reanimacion dhe sot ka pesuar nje hemoragji te tepruar. Rasti eshte postuar disa her edhe nga njerez te njohur te estrades Shqiptare por askush nga ministria e shendetesis nuk po reagon.  Do i lutesha shume popullit shqiptar te mblidhemi per Eglantinen sepse gjendja e saj ekonomike nuk eshte e mire vajza duhet derguar urgjentisht jasht shtetit per te gjetur zgjidhje per shendetin e saj sepse ajo eshte ne gjendje kritike per jeten deri me sot ka marr 40 flakona gjak dhe te gjitha i ka humbur.  Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze🙏🙏.  Ju lutem postojeni.  TANI  🙏🙏🙏

Për ty qytetar i pabindur. Lexojeni dhe kete esht e rendesishme ne ditet e sotme..!

Për ty qytetar i pabindur, Ndërkohe që ti flije i qetë, pasi gjithë ditën ishe ankuar mbi masat e marra, kishe treguar “fortësinë tende“  mbi shkeljen e izolimit, unë prisja me ankth përgjigjen nëse dhe një tjetër koleg i imi nuk do të zgjohej sot në mëngjes, prej COVID-19 +. TI që mendon se je kaq i fortë sa të prishesh gjumin tim, ti ndalësh jetën dikujt, ti plagosësh zemren një nëne vetëm sepse të duket një masë ekstreme qëndrimi në shtepi. Më pyet mua atëherë, mua që dal nga shtëpia në mëngjes, përshëndes njerëzit e mi të zemrës në telefon (mbi një muaj që nuk i shoh) dhe lutem që të kthehem në shtëpi edhe sot, e të mos përfundoj dhe unë si shumë koleg COVID 19 +.  Unë që po të drejtohem,  jam një femër, një motër, një vajzë, një grua, një MJEKE sot në Itali (shtetin më të prekur). Unë jam ajo që sot përfaqësoj ata heronj, që ndërkohë që ju qëndronit jashtë kur toka dridhej nga tërmeti, kolegët e mi rrinin BRENDA spitaleve për ti shërbyer mikut, familjarit apo ed...

Bledi Mane zbulon “skemën” e bashkëqeverisjes/ Rama e Basha do ndajnë pushtetin në shtator

Publikuar   20:13 5 Maj, 2021 shtyp New!  Nga   B.A.     Gazetari Bledi Mane ka zbuluar skemën e bashkëqeverisjes pas ftesës së kryeministrit Edi Ram apër kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Mane tha se Basha dhe Rama do të lidhin marrëveshje bashkëqeverisjeje në shtator, ndërsa pretendon se kreu i opoizitës do të vendoset kryetar Parlamenti. Ai deklaroi në emisionin “Top Talk” se në postin e Presidentes do ta marrë ish-kjryeparlamentarja Jozefina Topalli. Sipas tij, plani afatgjatë i Ramës është përçarja e PD. Gjithashtu gazetari u shpreh se kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi do ta lerë mandatin e saj në Tiranë, për t’i dhënë një karrige Petrit Vasilit. “Shpëtimi i Lul Bashës është vetëm Edi Rama. Komardarja e hedhur për të tashmë është një bashkëqeverisje që do të fillojë në shtator me një presidente si Jozefina Topalli, portofole ministrore të ndara si në 2017-ën, një pjesë e elektoratit të së djathtës punësohet, qetësohet nuk proteston, opozitar...