Skip to main content

Shqipëri: Dhuna në familje – kërkohen denime më të forta

Rrëfim ekskluziv: 22 vjet – sy më sy me rrezikun e vrasjes nga bashkëshorti dhunues. Për DW flet një e mbijetuar nga dhuna sistematike e bashkëshortit.
Për herë të parë pas pas 22 vitesh, Agetina Mataj, sot me 8 mars nuk ka një pistoletë kërcënuese në kokë. Asistentja sociale në  “Strehëzën për Gra dhe Vajza të Dhunuara” në Tiranë, i ka sjellë një tufë me lule. E takoj në këtë strehëz sekrete dhe bisedoj me Agetinën.
„Jam 45 vjeҫ, jam martuar para 22 vitesh, më 1998. Burri më rrahu që javën e parë të martesës. Për 22 vjet më ka qëlluar me grushta, më ka vënë duart në fyt, më ka kërcënuar se do më vrasë me pistoletë apo do më therrë me thikë. Kishte armë që kur u hapën depot e armëve në 1997. Arësyeja? Nuk duhej kurrë të të flisja, të bëja debat për gjërat e jetës sonë të përditshme. Për atë rrahja ishte diҫka normale, kështu kishte bërë edhe i ati. U bëmë me 4 fëmijë, vajza e madhe është 19 vjeҫ, djali më i vogël 11,  më rrihte në sy të fëmijëve”, më tregon Agetina Mataj.
Heshtja, nderi i familjes, stigma – zinxhirë të mentalitetit
Agetina nuk është e pashkolluar. Ajo ka mbaruar gjimnazin në Pukë me rezultate shumë të mira. Ëndërronte të shkonte në universitet, të bëhej mësuese. Por ëndrrat e saj u prenë. Familja nuk kishte mundësi ekonomike.


„Ishim të varfër. Prindërit punonin në bujqësi. U martova me dëshirën time. Ishim të dy të rinj, pata shumë ëndrra. Por një javë pas martese më rrahu për here të parë. Jeta ime u bë një burg, nuk më lejonte të dilja jashtë pragut të shtëpisë. Kam ikur dy herë…por jam kthyer – se kështu e kërkonte nderi i familjes time. Më ka rrahur vazhdimisht. Kam heshtur për kaq shumë vite, nuk e kam denoncuar, kisha frike se do të më vriste”, më thotë ajo e tronditur.
Ruajtja e nderit të familjes prindërore, turpi dhe stigma që prodhojnë heshtjen u bënë zinxhirët e mentalitetit që e mbajtën Agetinën 22 vjet, të torturuar nga dhuna  sistematike dhe të kërcënuar për jetën e saj.
Një muaj më parë, aktivistet e shoqërisë civile në Pukë i treguan për Strehëzën në Tiranë. Agetina mori një urdhër mbrojtjeje nga Gjykata e Tiranë për një vit,  denoncoi bashkëshortin dhunues në organet e  drejtësisë dhe po ndjek procedurat e divorcit me ndihmë juridike falas  nga shteti.
Gra të tjera në Shqipëri jetojnë ditët e tyre nën frikën e dhunës në familje dhe të pasigurisë për jetën e tyre nga armët e vogla që kanë në duar dhunuesit. Për ato 8 mars nuk egziston.
Armët e paligjshme – gratë të pasigurta për jetën
8 marsi 2020 e gjen Shqipërinë me 4 gra të vrara nga dhuna në familje dhe me 57 burra të burgosur për shkak të ushtrimit  të dhunës, vetëm në dy muajt e parë të këtij viti. Dhuna ndaj grave mbetet një problem serioz. Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Statistikave, 52,9% e grave ose një në ҫdo 2 gra kanë përjetuar një ose më shumë forma të dhunës gjatë jetës së tyre. Situata në Shqipëri bëhet edhe më shqetësuese për shkak të armëve që zotërojnë në  mënyrë ilegale meshkujt.
„Bashkëshoreti im ka pasur përveҫ pistoletës edhe automatik pa leje, me të cilat më ka kërcënuar vazhdimisht  jetën,” më tregon Agetina Mata.


Sipas burimeve zyrtare nga Qeveria, në Shqipëri ka 200-300 mijë armë në duart e popullatës të mbajtura në mënyrë të paligjshme. Në Takimin e Dytë Koordinues Rajonal për Luftimin e Armëve në Ballkanin Perëndimor (BP), që u zhvillua në Tiranë, në nëntorin e kaluar, si pjesë e nismës nga Gjermania dhe Franca për të çarmatosur popullsinë në gjashtë vendet e BP, Markus Bleinroth, Drejtor i Kontrollit Konvencional të Armëve në Ministrinë Federale të Jashtme, Berlin, tha për DW se  se “mbajtja pa leje e armëve ka rritur numrin e grave të vrarë nga dhuna në familje në rajon”, një fenomen alarmues që përfshin edhe Shqipërinë. 
Legjislacioni nevojë për t’u përmirësuar
Në një takim ditët e fundit ( 6.03.2020) të Ministrisë së Drejtësisë  me organizata të shoqërise civile, aktive në luftën kundër dhunës në familje,  Zv. Ministrja e Drejtësisë, Fjoralba Caka, tha se „ po dështojmë për ta trajtuar institucionalisht dhunën në familje dhe për të sjellë ndryshime cilësore. Mungon ende zbatimi efektiv i legjislacionit kundër dhunës”, theksoi ajo. 
Edhe në këtë fushë Shqipëria ka ligje të mira, falë procesit të  integrimit europian që ka sjellë përafrimin e legjislacionit per barazinë gjinore me standaret e BE. Situata tregon se dhunuesit nuk kanë frikë nga ligjet dhe se ato duhet të jenë më të forta. Ndërkohë që zbatimi efikas i ligjeve egzistuese dhe përmirësimi i tyre mbetet sfida kryesore  për të ecur drejt barazisë gjinore dhe një shoqërie të shëndetshme pa dhunë.
Liri Dima, avokate në Qëndrën  për Nisma Ligjore dhe Qytetare,  një organizatë e mirënjohur e shoqërisë civile, me seli  në Tiranë, që ofron ndihmë ligjore falas për viktimat e dhunës, thotë për DW se ligjet përkatëse nuk njihen sa duhet nga institucionet lokale.


“Kemi ndeshur vështirësi që djali 11-vjeҫar i Agetinës,  i përfshirë në urdhërin e mbrojtjes nga Gjykata, të  merrte transferimin nga shkolla në Pukë tek shkolla në Tiranë, pasi ai është me nënën e tij në Strehëz. Institucionet lokale nuk njohin sa duhet ligjin që i detyron ta bëjne transferimin dhe mundesojnë jetën normale të fëmijës, të traumatizuar nga dhuna ndaj nënës së tij, ku ka qënë dëshmitar,” thotë avokatja  Liri Dima.
Viti 2020, viti i gruas
UN Women-Albania, ka publikuuar sot, me rastin e 8  marsit, deklaratën e Phumzile Mlambo-Ngcuka, Drejtores së -UN Women, entit të Kombeve të Bashkuara kushtuar barazisë gjinore dhe fuqizmit të gruas në botë. 2020 është vit i madh për barazinë gjinore. Është viti, kryefjala e të cilit është “Brezi i Barazisë”. Asnjë vend nuk e ka arritur barazinë gjinore. Nuk e kemi bërë ende më të mirën tonë.Nuk dorëzohemi dhe shpresa nuk shuhet”, theksohet në këtë deklaratë.
Agetina është një rast i shpresës që nuk shuhet. Ajo nuk hesht më, denoncon dhunuesin dhe po përballet me të ligjërisht. Një jetë e re nids për të jasht mureve të strehëzës, kur të mbarojë kursin si kuzhiniere dhe të jetë e pavarur ekonomikisht.

Comments

Popular posts from this blog

Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze

TANI Nga -  Liljana Elmazi Billa   Kemi postuar disa dit perpara rastin e goces 39 vjecare nga qyteti i Vlores Eglantina Telharaj.   Gjendja e vajzes eshte vertet e keqe edhe pasi ajo beri operacionin ajo eshte ende ne gjendje te keqe per jeten un jam nje e afermja e saj vajza ka nje jav ne reanimacion dhe sot ka pesuar nje hemoragji te tepruar. Rasti eshte postuar disa her edhe nga njerez te njohur te estrades Shqiptare por askush nga ministria e shendetesis nuk po reagon.  Do i lutesha shume popullit shqiptar te mblidhemi per Eglantinen sepse gjendja e saj ekonomike nuk eshte e mire vajza duhet derguar urgjentisht jasht shtetit per te gjetur zgjidhje per shendetin e saj sepse ajo eshte ne gjendje kritike per jeten deri me sot ka marr 40 flakona gjak dhe te gjitha i ka humbur.  Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze🙏🙏.  Ju lutem postojeni.  TANI  🙏🙏🙏

Vilat dhe paratë e Belinda Ballukut nga Tirana në Londër, thotë se i ka bërë me 'djersë', ish-burri 50 mijë euro brenda vitit

TANI Belinda Balluku deri në 77 milionë pagë në vit, para se Rama ta bënte drejtore dhe ministre blen shtëpi në Angli. A do ta hetojë SPAK? Jeta Osh Qef Belinda Balluku drejton një nga degët më të korruptuara të qeverisë së Edi Ramës, siç është Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Nuk është rastësi që Edi Rama i ka besuar Ballukut drejtori të rëndësishme dhe së fundmi ministrinë kryesore, duke larguar Damian Gjiknurin pas një serie skandalesh me hec-et, unazën e madhe etj. Gjatë vitit 2019, Balluku thotë se ka rreth 30 milionë lekë nëpër llogaritë bankare, ndërsa pagat e saj arrijnë 20 milionë lekë në vit. Ish-bashkëshortit të saj, Sokol Ballës, llogaritë i janë shtuar me 50 mijë euro brenda vitit si gazetar. Ndërkohë, Belinda kur ishte drejtoreshë e Përgjithshme e Shoqërisë Albcontrol fitonte mbi tre herë më shumë se ministre. Si drejtoreshë ajo merrte 77 milinë lekë në vit, ndërsa si ministre 20 milionë lekë. Belinda e ka nisur karrierën

Meta: 25 prilli do jetë referendum, mbështes rrëzimin e çdo tiranie

Presidenti Ilir Meta në një lidhje direkte me emisionin “Çim Peka Live” deklaroi se 25 prilli është data që do vendosë nëse Shqipëria do shkojë në Europë ose do shkojë në greminë. Meta e cilëson 25 prillin referendum dhe thekson se mbështet rrëzimin e çdo tiranie. “ Problemi sot i Shqipërisë është 25 prilli dhe presidenti këtë e ka sot detyrën kryesore. 25 prilli vendos nëse Shqipëria do ecë drejt Europës apo do të bjerë në një greminë pa fund. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk ka asnjë shans apo mundësi për negociata. Të tjera janë muhabete kot. Kjo qeveri ka bërë çdo gjë për të bllokuar të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Kushtet ishin të qarta. Ky është referendum. Ose fillohet instalimi i një regjimi despotik, ose do kemi një pjesëmarrje masive të popullit ku do kërkohet ajo që e kemi kërkuar edhe 30 vite më parë. Çdo shqiptar kudo që është të ngrihet dhe të kuptojë se fuqia e tij është vota e tij. Se vota e tij nuk blihet. Të gjithë të shkojnë të votojnë. Kjo është një gjë q