Skip to main content

Erl Kodra: Dy duar për një shpirtë

Nga - Erl Kodra

Dy duar për një shpirtë - /TANI/

Edi Rama e ka ndarë mendjen; ai do të ndërhyjë formalisht edhe në Kushtetutën e Shqipërisë, me qëllimin e vetëm që t'a dizanjojë atë sipas nevojave të tij. Është e panevojshme të jepen argumente ligjore se ky është një akt i pashembullt antidemokratik, sa kohë që Edi Rama nuk përfaqëson askënd, përveçse interesat e Krimit të Organizuar. Në të vertetë, ai nuk përfaqëson më as Partinë Socialiste, parti e cila u absorvua nga Rilindja, një organizëm diabolik ky, ku janë shkrirë në një mafia, politika e përfaqësuar nga Edi Rama dhe biznesi kriminal i një dyzine individësh. 

Ajo çka do të ndodhë në ditët dhe muajt që do të vijnë, kam frikë se do të konfirmojë pikë për pikë këtë skenar:

30 Korrik - Edi Rama e ndryshon formalisht Kushtetutën e Shqipërisë. Ambasadorët do të reagojnë sipas parimit "as mish, as peshk", por do të bëjnë thirrje opozitës që të ruajë qetësinë, të mos kryej akte dhune. 

Opozita e Bashkuar nuk do të reagojë ashpër, sepse nën zë ka marrë mbështetjen e ndërkombëtarëve. Nga njëra anë opozita e di shumë mirë se rruga e vetme është reagimi i fortë, por për botën e ftohtë të ambasadorëve kjo është një rrugë e papranueshme. Si përherë, opozita do të pranojë t'i nënshtrohet realitetit brutal, pa qenë në gjendje të ngrihet mbi vetveten. 

Kështu do të kalojë vjeshta dhe do të hyjmë në një dimër të ashpër, ndoshta në periudhën më të zezë politike dhe ekonomike që prej vitit 1990 e deri më sot. Nuk do të ngrihet Gjykata Kushtetuese, nuk do të ngrihet Gjykata e Lartë, por ndërkohë, Dosjet 339 dhe 184 të krimit elektoral do të kenë marrë rrugën e "zgjidhjes". Shenjat u dhanë sot nga SPAK. 

OFL ndërkohë ka kryer të gjithë inventarizimin e pasurive të Krimit të Organizuar, duke u ofruar mundësi praktike bashkëpunimi në zgjedhjet e ardhshme. Informacione të dorës së parë konfirmojnë se marrëveshje interesante po ratifikohen në të gjitha qytetet krysore të Shqipërisë. Shkodra, Vlora, Durrësi dhe Elbasani dhe Tirana tashmë mund të cilësohen si zona të sigurta ku marrëveshjet ose janë mbyllur, ose janë në fazën finale. 

Metoda të reja vjedhjeje dhe mashtrimi zgjedhor, të pahasura më parë, po hartohen nga strategët e Edi Ramës. Mjetet janë po ato, por forma do të jetë më interesante; brutaliteti do të zëvëndësohet nga procedura, që do të thotë, se Opozita e Bashkuar do të humbasë zgjedhjet në tavolinë. 6 deri 8 mandate të sigurta Opozita do t'i humbasë vetëm nga ndalimi i koalicioneve parazgjedhor. 

Përmbledhtas, mekanizmat kryesorë i vjedhjes do të jenë të njëjtët, por ndryshimin do ta bëjnë kalendrat greke të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, ingranazhet e të cilit do të jenë mekanizmi më perfekt në duart e mjeshtrit Edi Rama për të tjetërsuar vullnetin e shqiptarëve. Ky njeri ka dhënë prova të mjaftueshme se mendja e tij djallëzore punon vetëm për keq. 

Ajo çfarë i pret shqiptarët është më e zezë se nata. Kurrë më parë nuk ka qenë më keq. As në vitin 1990 ose në vitin 1997. At'kohë, në rastin e parë po shembej një regjim gjakatarë, ndërsa në rastin e dytë ndërhyri ushtarakisht faktori ndërkombëtarë. Ndërsa sivjet ne gjendemi në mes të askundit, me një keqbërës mafioz në krye të shtetit, pa asnjë mekanizëm real për t'a ndalur. 

Kemi vetëm shpirtin tonë dhe dy duar. 

Shpresoj shumë se do të dijmë t'i përdorim, edhe shpirtin, edhe duart. 

Për fëmijët tanë, për vendin tonë.

Comments

Popular posts from this blog

Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze

TANI Nga -  Liljana Elmazi Billa   Kemi postuar disa dit perpara rastin e goces 39 vjecare nga qyteti i Vlores Eglantina Telharaj.   Gjendja e vajzes eshte vertet e keqe edhe pasi ajo beri operacionin ajo eshte ende ne gjendje te keqe per jeten un jam nje e afermja e saj vajza ka nje jav ne reanimacion dhe sot ka pesuar nje hemoragji te tepruar. Rasti eshte postuar disa her edhe nga njerez te njohur te estrades Shqiptare por askush nga ministria e shendetesis nuk po reagon.  Do i lutesha shume popullit shqiptar te mblidhemi per Eglantinen sepse gjendja e saj ekonomike nuk eshte e mire vajza duhet derguar urgjentisht jasht shtetit per te gjetur zgjidhje per shendetin e saj sepse ajo eshte ne gjendje kritike per jeten deri me sot ka marr 40 flakona gjak dhe te gjitha i ka humbur.  Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze🙏🙏.  Ju lutem postojeni.  TANI  🙏🙏🙏

Për ty qytetar i pabindur. Lexojeni dhe kete esht e rendesishme ne ditet e sotme..!

Për ty qytetar i pabindur, Ndërkohe që ti flije i qetë, pasi gjithë ditën ishe ankuar mbi masat e marra, kishe treguar “fortësinë tende“  mbi shkeljen e izolimit, unë prisja me ankth përgjigjen nëse dhe një tjetër koleg i imi nuk do të zgjohej sot në mëngjes, prej COVID-19 +. TI që mendon se je kaq i fortë sa të prishesh gjumin tim, ti ndalësh jetën dikujt, ti plagosësh zemren një nëne vetëm sepse të duket një masë ekstreme qëndrimi në shtepi. Më pyet mua atëherë, mua që dal nga shtëpia në mëngjes, përshëndes njerëzit e mi të zemrës në telefon (mbi një muaj që nuk i shoh) dhe lutem që të kthehem në shtëpi edhe sot, e të mos përfundoj dhe unë si shumë koleg COVID 19 +.  Unë që po të drejtohem,  jam një femër, një motër, një vajzë, një grua, një MJEKE sot në Itali (shtetin më të prekur). Unë jam ajo që sot përfaqësoj ata heronj, që ndërkohë që ju qëndronit jashtë kur toka dridhej nga tërmeti, kolegët e mi rrinin BRENDA spitaleve për ti shërbyer mikut, familjarit apo ed...

Bledi Mane zbulon “skemën” e bashkëqeverisjes/ Rama e Basha do ndajnë pushtetin në shtator

Publikuar   20:13 5 Maj, 2021 shtyp New!  Nga   B.A.     Gazetari Bledi Mane ka zbuluar skemën e bashkëqeverisjes pas ftesës së kryeministrit Edi Ram apër kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Mane tha se Basha dhe Rama do të lidhin marrëveshje bashkëqeverisjeje në shtator, ndërsa pretendon se kreu i opoizitës do të vendoset kryetar Parlamenti. Ai deklaroi në emisionin “Top Talk” se në postin e Presidentes do ta marrë ish-kjryeparlamentarja Jozefina Topalli. Sipas tij, plani afatgjatë i Ramës është përçarja e PD. Gjithashtu gazetari u shpreh se kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi do ta lerë mandatin e saj në Tiranë, për t’i dhënë një karrige Petrit Vasilit. “Shpëtimi i Lul Bashës është vetëm Edi Rama. Komardarja e hedhur për të tashmë është një bashkëqeverisje që do të fillojë në shtator me një presidente si Jozefina Topalli, portofole ministrore të ndara si në 2017-ën, një pjesë e elektoratit të së djathtës punësohet, qetësohet nuk proteston, opozitar...