Skip to main content

Fundjavë Ndryshe apo Fundjavë Poshtërimi?!

Fundjavë Ndryshe apo Fundjavë Poshtërimi?!

Teksa përballesh me aktivitetin e fondacionit “ Fundjavë Ndryshe” e ke të vështirë të mos të gjendesh përballë dilemës në ta quash “ Fundjavë Ndryshe” apo “ Fundjavë Poshtërimi”.

Aktiviteti i këtij fondacioni, drejtohet nga Arbër Hajdari, një djalë krejt i ri në moshë. Hajdari duhet komplimentuar që në një moshë kaq të njomë, ka fituar besimin e qindra shqiptarëve, të cilët ia besojnë donacionet fondacionit të tij. 

Mesa duket tek Hajdari, gjen vend shprehja që:"Mosha nuk matet me vite, por me pjekuri dhe  karakteri nuk matet me intelekt, por me zemër. 

Hajdari, në një moshë kaq të njomë arriti të kishte vendin e tij, pranë Kryeministrit në tryezën e rrumbullakët në planin për të rindërtuar vendin pas tërmetit.

Nëse do të futesh në profilin zyrtar të “ Fundjavës Ndryshe” në një nga rrjetet sociale, do ta kesh vështirë ta dallosh, nëse je në profilin e Erion Veliajt apo në profilin e “ Fundjavës Ndryshe”. 

Ngjashmëria është kaq e madhe sa dallimin e bën vetëm emri i vendosur në profil. Madje pranë Hajdarit, do të shohim shpesh  edhe zv.kryetaren e bashkisë zonjën Anisa Ruseti, e cila gjatë periudhës së karantinës, është shfaqur shpesh në pasarelën e ekraneve duke kryer atë proces që në botën e qytetëruar quhet “Porno me varfërinë” dhe që në thelb nënkupton keqpërdorimin e imazhit të njerëzve në nevojë, për efekt propagande ose përfitimi.

Rikthehemi tek Hajdari dhe tek “ Fundjava Ndryshe”.  

Në postimet  “ Fundjavës Ndryshe” vihet re një keqpërdorim i skajshëm i fëmijëve. Shfaqen fëmijë që vrapojnë drejt makinave me ndihma dhe fëmijë të uritur që i gëzohen një çokollate. 

Na shfaqet edhe brendia e shtëpive, ku skamja është ulëritëse dhe brenda skamjes ulëritëse na shfaqen përpara një aparati fotografik, të gjithë pjesëtarët e familjes të renditur si para një toge pushkatimi.

Dhe kjo sipas Hajdarit quhet Bamirësi.   

Dinjiteti njerëzor është i shenjtë qoftë për një të pasur dhe qoftë për një të varfër. Para se të ndihmosh dikë, duhet fillimisht ta respektosh. Dhe respekti nuk është zgjedhje. Është detyrë që çdo njeri, ka kundrejt një njeriu tjetër. Në çastin kur ti e shkel me këmbë dinjitetin e dikujt dhe më pas i jep para ose ushqim, në të vërtetë ti nuk e ke ushqyer dhe as nuk e ke  ndihmuar. Ti e ke poshtëruar.

Dhe natyrshëm kushdo me dy fije mend në kokë dhe një fije cipe ne fytyrë, kur gjendet përballë aktivitetit të “ Fundjavës  Ndryshe” pyet veten- Është “ Fundjavë Ndryshe apo Fundjavë Poshtërimi?”

Për të paraprirë argumentet që mund të ngrihen kundër këtij artikulli dua të theksoj se:

1.Fytyrat e fëmijëve të uritur që hanë një çokollatë, nuk bëhen për të bindur donatorët se paratë e tyre shkuan në vendin e duhur. Aktiviteti i rregullt i një fondacioni dëshmohet përmes faturave dhe jo përmes fotove.

2.Donatorët mund të nxiten për donacione të mëtejshme edhe duke pare veç pamjet e shtëpisë, ku jeton një familje dhe jo domosdoshmërisht duke njohur publikisht pjesëtaret e familjes, emrat e tyre, peshën trupore, numrin e këmbës dhe shenjën e horoskopit.

3.Si ka mundësi që Fondacionet e Bamirësisë në këtë vend, që qarkullojnë mijëra euro të mos kenë brenda strukturës së tyre, një jurist, që të  ketë pasur mirësinë të lexojë një nga “Doracakët për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës” ku  trajtohet qartazi në një zë më vete tema : "Fotografitë e Individëve"  e cila në ligjëratë të drejtë thotë-

“”Fotografia e personit paraqet karakteristikat unike të tij dhe pëbën njërën prej karakteristikave kryesore të personalitetit të individit. Çdo individ ka të drejtën e reputacionit. Reputacioni është pjesë e indentitetit individual dhe integritetit psikologjik.

Post Scriptum- Hajdari dhe të ngjashmit e tij, duhet të kuptojnë se duke i keqpërdorur njerëzit në nevojë, nuk zbusin varfërinë, përkundrazi e përshkallëzojnë këtë të fundit duke gjymtuar figurën dhe shpirtin e njerëzve.

Elona Caslli



Comments

Popular posts from this blog

Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze

TANI Nga -  Liljana Elmazi Billa   Kemi postuar disa dit perpara rastin e goces 39 vjecare nga qyteti i Vlores Eglantina Telharaj.   Gjendja e vajzes eshte vertet e keqe edhe pasi ajo beri operacionin ajo eshte ende ne gjendje te keqe per jeten un jam nje e afermja e saj vajza ka nje jav ne reanimacion dhe sot ka pesuar nje hemoragji te tepruar. Rasti eshte postuar disa her edhe nga njerez te njohur te estrades Shqiptare por askush nga ministria e shendetesis nuk po reagon.  Do i lutesha shume popullit shqiptar te mblidhemi per Eglantinen sepse gjendja e saj ekonomike nuk eshte e mire vajza duhet derguar urgjentisht jasht shtetit per te gjetur zgjidhje per shendetin e saj sepse ajo eshte ne gjendje kritike per jeten deri me sot ka marr 40 flakona gjak dhe te gjitha i ka humbur.  Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze🙏🙏.  Ju lutem postojeni.  TANI  🙏🙏🙏

Vilat dhe paratë e Belinda Ballukut nga Tirana në Londër, thotë se i ka bërë me 'djersë', ish-burri 50 mijë euro brenda vitit

TANI Belinda Balluku deri në 77 milionë pagë në vit, para se Rama ta bënte drejtore dhe ministre blen shtëpi në Angli. A do ta hetojë SPAK? Jeta Osh Qef Belinda Balluku drejton një nga degët më të korruptuara të qeverisë së Edi Ramës, siç është Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Nuk është rastësi që Edi Rama i ka besuar Ballukut drejtori të rëndësishme dhe së fundmi ministrinë kryesore, duke larguar Damian Gjiknurin pas një serie skandalesh me hec-et, unazën e madhe etj. Gjatë vitit 2019, Balluku thotë se ka rreth 30 milionë lekë nëpër llogaritë bankare, ndërsa pagat e saj arrijnë 20 milionë lekë në vit. Ish-bashkëshortit të saj, Sokol Ballës, llogaritë i janë shtuar me 50 mijë euro brenda vitit si gazetar. Ndërkohë, Belinda kur ishte drejtoreshë e Përgjithshme e Shoqërisë Albcontrol fitonte mbi tre herë më shumë se ministre. Si drejtoreshë ajo merrte 77 milinë lekë në vit, ndërsa si ministre 20 milionë lekë. Belinda e ka nisur karrierën

Meta: 25 prilli do jetë referendum, mbështes rrëzimin e çdo tiranie

Presidenti Ilir Meta në një lidhje direkte me emisionin “Çim Peka Live” deklaroi se 25 prilli është data që do vendosë nëse Shqipëria do shkojë në Europë ose do shkojë në greminë. Meta e cilëson 25 prillin referendum dhe thekson se mbështet rrëzimin e çdo tiranie. “ Problemi sot i Shqipërisë është 25 prilli dhe presidenti këtë e ka sot detyrën kryesore. 25 prilli vendos nëse Shqipëria do ecë drejt Europës apo do të bjerë në një greminë pa fund. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk ka asnjë shans apo mundësi për negociata. Të tjera janë muhabete kot. Kjo qeveri ka bërë çdo gjë për të bllokuar të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Kushtet ishin të qarta. Ky është referendum. Ose fillohet instalimi i një regjimi despotik, ose do kemi një pjesëmarrje masive të popullit ku do kërkohet ajo që e kemi kërkuar edhe 30 vite më parë. Çdo shqiptar kudo që është të ngrihet dhe të kuptojë se fuqia e tij është vota e tij. Se vota e tij nuk blihet. Të gjithë të shkojnë të votojnë. Kjo është një gjë q