Skip to main content

Armët e Gardës/ Të zhdukura e përdorura pa kartelë nga policia; 8 armë të përgjakura më 21 janar, kanë “humbur” në prokurori

Çfarë duhet të ndodh më tepër në këtë shtet, që SPAK të luaj “menderen” e të veprojë?!
Referuar një informacioni nga burime brenda Gardës së Republikës, konfirmuar dhe në Policinë e Shtetit; rezulton se në këtë shërbim të sigurisë së personaliteteve të larta shtetërore vendas e të huaj; mungojnë armë bazë të llojit Pistoleta e Automatikë, të cilat janë në regjistrat e inventarit zyrtar, por nuk janë gjendje fizike në depot e Gardës. 

Janë armë të humbura e të grabitura, të cilat kanë qarkulluar në duar civilësh, disa të gjetura nga policia; por në mënyrë të kundërligjshme, janë përdorur nga komisiariatet, pa u bërë ekspertizën, madje janë përdorur pa inventar e kartelë personale.
Skandal është fakti, se disa armë kanë hyrë në depot dhe komisariatet e policisë, por nuk ka asnjë informacion për to, megjithëse Garda, po i kërkon t’ia rikthejnë; ndërsa 8 armë pistoleta e automatikë pajime trupi e shtabi; të përdorur në ngjarjet e 21 janarit 2011; janë sekuestruar nga prokuroria, por megjithëse hetim-gjykimi ka përfunduar, ato nuk po rikthehen në Gardë, me justfikimin: “Nuk po gjenden dot”.
Ja 14 armë që mungojnë në depot e Gardës; 8 të përdorura në ngjarjen e 21 janarit 2011
  1. Lloji: Pistoletë “TT” e trupave të Gardës; numri i armës sipas inventarit: “16012979”/ Zhdukur në datën 19.04.2012, rikthyer në Gardë jashtë përdorimit, me Fletë-Hyrje nr. 234, datë 29.5.2019, me Fletë dalje nr. 302, datë 20.05.2019 të Drejtorisë Policisë Tiranë.
  2. Lloji: Pistoletë “TT” e trupave të Gardës, numri i armës sipas inventarit: “9677176”/ Zhdukur në datën 26.07.2014; thueht se është në depot e amramtimit në Mullet; por deri në datën 20 qershor 2020, nuk ka asnjë përgjigje ndaj Kërkesës nr. 533, datë 07.03.2019 të Gardës, bërë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
  3. Lloji: Pistoletë “TT” e trupave të Gardës, numri i armës sipas inventarit: “PB-1365”/ Zhdukur në 21 tetor 2015, thuhet se është në Drejtorinë e Burgjeve Tiranël grda ka bërë kërkesë gojore telefonike; por nuk ka asnjë informacion për ekzistencën e armës.
  4. Lloji: Pistoletë “TT” e trupave të Gardës, numri i armës sipas inventarit: “Б-13-46”/, Humbur në muajin shkurt 2014, mbajtur në Drejtorinë e Policisë Tiranë pa kartelë dhe pa afat e të dhëna përorirmi, dorëzuar në Gardë, me Fletë-Dalje nr.299, datë 20.05.2019 dhe Fletë Hyrje nr. 231, datë 29.5.2019.
  5. Lloji: Pistoletë “Maka” e trupave të Gardës, numri i armës sipas inventarit: “BO 2002-563577/ Mbajtur pa inventar e kartelë përdorimi nga Komisariati nr. 4-Tiranë, nga data 22.07.2012 deri në datën 20.05.2019, kur është dorëzuar në Gardë, me Fletë-Dalje nr.300, datë 20.05.2019 të Drejtorisë Policisë Tiranë dhe Fletë-Hyrje nr. 232, datë 29.05.2019.
  6. Lloji: Pistoletë “Makarov” e Shtabit të Gardës, numri i armës sipas inventarit: “BO 1355-56”/ Grabitur në Elbasan gjatë vitit 1997, ndodhet në Policinë Shkodër pa inventar dhe pa kartelë përdorimi; Garda ka kërkuar rikthimin me Shkresë nr. 1694, datë 21.8.1999, Shkresë nr. 134, datë 04.05.2016 dhe Shkresë nr. 941, datë 06.06.2016, por nuk i rikthehet.
  7. Lloji: Pistoletë “Beret” e Shtabit të Gardës, numri i armës sipas inventarit të Gardës: “52796-Z”/ Sekuestruar më 23.03.2011 nga Prokuroria-Tiranë, si armë e përdorur në ngjarjet e 21 janarit 2011. Me shkresë nr. 533, datë 07.03.2019, Garda “Kërkesë për konfirmimin e armatimit të bllokuar si provë materiale”, por nuk është rikthyer, megjithëse krejt procesi hetim-gjykimit ka përfunduar; prokuroria shprehet, se nuk po e gjen dot.
  8. Lloji: Pistoletë “Beret” e Shtabit të Gardës, numri i armës sipas inventarit të Gardës: “52778-Z”/ Sekuestruar më 23.03.2011 nga Prokuroria-Tiranë, si armë e përdorur në ngjarjet e 21 janarit 2011. Me shkresë nr. 533, datë 07.03.2019 “Kërkesë për konfirmimin e armatimit të bllokuar si provë materiale”, Garda e kërkon por nuk është rikthyer; megjithëse krejt procesi hetim-gjykimit ka përfunduar; prokuroria shprehet, se nuk po e gjen dot.
  9. Lloji: Automatik “MP-5” i Njësisë Speciale të Gardës, numri i armës sipas inventarit: “0057386”/ Sekuestruar më 22.01. 2011 nga Prokuroria-Tiranë, si armë e përdorur në ngjarjet e 21 janarit 2011. Me shkresë nr. 533, datë 07.03.2019 “Kërkesë për konfirmimin e armatimit të bllokuar si provë materiale”, Garda e kërkon por nuk është rikthyer; megjithëse krejt procesi hetim-gjykimit ka përfunduar; prokuroria shprehet, se nuk po e gjen dot.
  10. Lloji: Automatik “MP-5” i Njësisë Speciale të Gardës, numri i armës sipas inventarit: “03244”/ Sekuestruar më 22.01.2011 nga Prokuroria-Tiranë, si armë e përdorur në ngjarjet e 21 janarit 2011. Sipas Shkresës nr. 2492/1, datë 04.04.2019 nga Instituti i Policisë Shkencore; rezulton se kjo armë nuk përfshihet në listën e Akt-Ekspertizave që ka bërë Sektori i Balistikës në kuadër të hetimit për 21 janarin; por prokuroria e ka sekuestruar si provë hetimore dhe nuk jep përgjigje për ekzistencën e saj.
  11. Lloji: Automatik “MP-5” i Njësisë Speciale të Gardës, numri i armës sipas inventarit: “00577394”/ Sekuestruar më 28.06.2011 nga Prokuroria-Tiranë, si armë e përdorur në ngjarjet e 21 janarit 2011. Me shkresë nr. 533, datë 07.03.2019, “Kërkesë për konfirmimin e armatimit të bllokuar si provë materiale”, Garda e kërkon por nuk është rikthyer; megjithëse krejt procesi hetim-gjykimit ka përfunduar; prokuroria shprehet, se nuk po e gjen dot.
  12. Lloji: Automatik “MP-5” i Njësisë Speciale të Gardës, numri i armës sipas inventarit: “00577367”/ Sekuestruar më 28.06.2011 nga Prokuroria-Tiranë, si armë e përdorur në ngjarjet e 21 janarit 2011. Me shkresë nr. 533, datë 07.03.2019, “Kërkesë për konfirmimin e armatimit të bllokuar si provë materiale”, Garda e kërkon por nuk është rikthyer; megjithëse krejt procesi hetim-gjykimit ka përfunduar; prokuroria shprehet, se nuk po e gjen dot.
  13. Lloji: Automatik “MP-5” i Njësisë Speciale të Gardës, numri i armës sipas inventarit: “0057402”/ Sekuestruar më 28.06.2011 nga Prokuroria-Tiranë, si armë e përdorur në ngjarjet e 21 janarit 2011. Me shkresë nr. 533, datë 07.03.2019, “Kërkesë për konfirmimin e armatimit të bllokuar si provë materiale”, Garda e kërkon por nuk është rikthyer; megjithëse krejt procesi hetim-gjykimit ka përfunduar; prokuroria shprehet, se nuk po e gjen dot.
  14. Lloji: Automatik “MP-5” i Njësisë Speciale të Gardës, numri i armës sipas inventarit: “00577383”/ Sekuestruar më 28.06.2011 nga Prokuroria-Tiranë, si armë e përdorur në ngjarjet e 21 janarit 2011. Me shkresë nr. 533, datë 07.03.2019, “Kërkesë për konfirmimin e armatimit të bllokuar si provë materiale”, Garda e kërkon por nuk është rikthyer; megjithëse krejt procesi hetim-gjykimit ka përfunduar; prokuroria shprehet, se nuk e gjen dot.
Sa për kujtesë, Komandanti i Gardës, Gramos Sako, nuk e raporton këtë skandal në strukturat e sigurisë të NATO e EUROPOL; madje ka u dhënë urdhër vartësve të heshtin./Pamfleti

Comments

Popular posts from this blog

Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze

TANI Nga -  Liljana Elmazi Billa   Kemi postuar disa dit perpara rastin e goces 39 vjecare nga qyteti i Vlores Eglantina Telharaj.   Gjendja e vajzes eshte vertet e keqe edhe pasi ajo beri operacionin ajo eshte ende ne gjendje te keqe per jeten un jam nje e afermja e saj vajza ka nje jav ne reanimacion dhe sot ka pesuar nje hemoragji te tepruar. Rasti eshte postuar disa her edhe nga njerez te njohur te estrades Shqiptare por askush nga ministria e shendetesis nuk po reagon.  Do i lutesha shume popullit shqiptar te mblidhemi per Eglantinen sepse gjendja e saj ekonomike nuk eshte e mire vajza duhet derguar urgjentisht jasht shtetit per te gjetur zgjidhje per shendetin e saj sepse ajo eshte ne gjendje kritike per jeten deri me sot ka marr 40 flakona gjak dhe te gjitha i ka humbur.  Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze🙏🙏.  Ju lutem postojeni.  TANI  🙏🙏🙏

Për ty qytetar i pabindur. Lexojeni dhe kete esht e rendesishme ne ditet e sotme..!

Për ty qytetar i pabindur, Ndërkohe që ti flije i qetë, pasi gjithë ditën ishe ankuar mbi masat e marra, kishe treguar “fortësinë tende“  mbi shkeljen e izolimit, unë prisja me ankth përgjigjen nëse dhe një tjetër koleg i imi nuk do të zgjohej sot në mëngjes, prej COVID-19 +. TI që mendon se je kaq i fortë sa të prishesh gjumin tim, ti ndalësh jetën dikujt, ti plagosësh zemren një nëne vetëm sepse të duket një masë ekstreme qëndrimi në shtepi. Më pyet mua atëherë, mua që dal nga shtëpia në mëngjes, përshëndes njerëzit e mi të zemrës në telefon (mbi një muaj që nuk i shoh) dhe lutem që të kthehem në shtëpi edhe sot, e të mos përfundoj dhe unë si shumë koleg COVID 19 +.  Unë që po të drejtohem,  jam një femër, një motër, një vajzë, një grua, një MJEKE sot në Itali (shtetin më të prekur). Unë jam ajo që sot përfaqësoj ata heronj, që ndërkohë që ju qëndronit jashtë kur toka dridhej nga tërmeti, kolegët e mi rrinin BRENDA spitaleve për ti shërbyer mikut, familjarit apo ed...

Meta: 25 prilli do jetë referendum, mbështes rrëzimin e çdo tiranie

Presidenti Ilir Meta në një lidhje direkte me emisionin “Çim Peka Live” deklaroi se 25 prilli është data që do vendosë nëse Shqipëria do shkojë në Europë ose do shkojë në greminë. Meta e cilëson 25 prillin referendum dhe thekson se mbështet rrëzimin e çdo tiranie. “ Problemi sot i Shqipërisë është 25 prilli dhe presidenti këtë e ka sot detyrën kryesore. 25 prilli vendos nëse Shqipëria do ecë drejt Europës apo do të bjerë në një greminë pa fund. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk ka asnjë shans apo mundësi për negociata. Të tjera janë muhabete kot. Kjo qeveri ka bërë çdo gjë për të bllokuar të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Kushtet ishin të qarta. Ky është referendum. Ose fillohet instalimi i një regjimi despotik, ose do kemi një pjesëmarrje masive të popullit ku do kërkohet ajo që e kemi kërkuar edhe 30 vite më parë. Çdo shqiptar kudo që është të ngrihet dhe të kuptojë se fuqia e tij është vota e tij. Se vota e tij nuk blihet. Të gjithë të shkojnë të votojnë. Kjo është një gjë q...