Skip to main content

“Rikthehet” kaubojsi! Pasi kishte munguar prej një muaji sqaron rrethanat: Minjtë e Fugës më bllokuan profilin tim. Shqiptarët gjenden të kërcënuar nga klika e një neodiktature që po rivendoset dhunshëm

Pasi kishte munguar prej një muaji në komunikimin e tij permanent me ndjekësit, ish-deputeti Eduart Ndocaj, zhvilloi sot një bashkëbisedim live, ku në fillim rrethanat e mosshfaqjes së tij, të cilat lidhen me sulmin e vazhdueshëm që iu është bërë profileve të tij të facebookut, ku një tabor i tërë në shërbim të kasnecit të kryeministrit, kanë arritur të nxjerrin jashtë funksioni dritaret e komunikimit të Ndocaj, veprim ky me prapavijë të pastër politike.
Ndocaj, nuk ka patur dyshime, se prapa këtyre sulmeve qëndron Endri Fuga dhe minjtë e tij, që fshihen në bodrumet kryeministrore, duke synuar t’ua mbyllin gojën zërave krtikë dhe kundërshtarëve të qeverisjes së Edi Ramës.
Në video-komunkimin e tij, Ndocaj është ndalur gjatë në këtë cështje, të cilën e sheh si një problem mjaft serioz për fatet e demokracisë dhe të lirisë së mendimit, duke nënvizuar se shqiptarët gjenden të kërcënuar nga klika e një neodiktature që po rivendoset dhunshëm dhe në mungesë të plotë të legjitetimit të institucioneve kushtetuese.
Më pas Ndocaj nuk ka hezituar të paraqesë si mjaft tallëse dhe cinike standardin që po ndjek ministrja e shëndetësisë Manasterliu, e cila përmes disa pamjeve të ofruara, me pretekstin e situatës që po ndodh në spitalin infektiv dhe të përpkjeve të stafit mjekësor në luftën ndaj Covid-19, ka lëshuar alarmin se papaërgjegjshmëria e zyrtarëve dhe qeveritarëve tanë është në kufijtë e cmendurisë, pasi sipas Ndocaj, këta manipulojnë pamjet dhe tallen me të sëmurët e shtruar duke i paraqitur si të prekur nga koronavirusi.
Këtë opionin të tij, Ndocaj e mbështet nga pamjet e ministres Manasterliu, si dhe tek ankesa e bërë në portali JOQ nga nipi i njërës prej pacienteve të keqpërdoruar nga ministrja.

Ja postimi i tij:

Një mashtrim i paparë dhe i denjë për filmat horror është zbuluar ekskluzivisht nga një qytetar për JOQ Albania.

Ditën e sotme Ogerta Manastirliu publikoi një video ku bëhej thirrje të vendosej maska dhe të mos rrezikohej jeta jonë apo e të dashurve tanë rreth nesh, duke paraqitur pamje të disa të sëmurëve.Video u shpërnda thuajse në të njëjtën kohë në bllok në të gjitha mediat pro qeveritare.

Pamjet tregonin persona të sëmurë të cilët dukeshin se ishin rëndë dhe aludohej se ishin të sëmurë me COVID-19 dhe se këto ishin pasojat që të linte kjo sëmundje.Por e gjithë kjo rezulton se nuk qenka asgjë më tepër veçse një mashtrim i rëndomtë i Ogerta Manastirliut.

Nipi i një zonje që shfaqet dy herë në video, ka kontaktuar i alarmuar redaksinë tonë duke treguar se gjyshja e tij e cila vuante nga sëmundje të tjera, ishte shtruar në muajin qershor në spital dhe se shfaqet dy herë në video, një herë në ditën kur kishte ardhur në urgjencë ku dhe dëgjohet duke rënkuar, dhe herën e dytë disa kohë më vonë kur ka qenë më e përmirësuar.

Djali shprehet se tani gjyshja ndodhet në shtëpi prej kohësh dhe nuk është aspak në spital, e aq më pak e sëmurë me COVID-19.Një skandal i paprecedentë që së paku duhet të ketë si pasojë dorëheqjen e Ogerta Manastirliut dhe së shumti arrestimin e saj për mashtrim.

Comments

Popular posts from this blog

Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze

TANI Nga -  Liljana Elmazi Billa   Kemi postuar disa dit perpara rastin e goces 39 vjecare nga qyteti i Vlores Eglantina Telharaj.   Gjendja e vajzes eshte vertet e keqe edhe pasi ajo beri operacionin ajo eshte ende ne gjendje te keqe per jeten un jam nje e afermja e saj vajza ka nje jav ne reanimacion dhe sot ka pesuar nje hemoragji te tepruar. Rasti eshte postuar disa her edhe nga njerez te njohur te estrades Shqiptare por askush nga ministria e shendetesis nuk po reagon.  Do i lutesha shume popullit shqiptar te mblidhemi per Eglantinen sepse gjendja e saj ekonomike nuk eshte e mire vajza duhet derguar urgjentisht jasht shtetit per te gjetur zgjidhje per shendetin e saj sepse ajo eshte ne gjendje kritike per jeten deri me sot ka marr 40 flakona gjak dhe te gjitha i ka humbur.  Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze🙏🙏.  Ju lutem postojeni.  TANI  🙏🙏🙏

Për ty qytetar i pabindur. Lexojeni dhe kete esht e rendesishme ne ditet e sotme..!

Për ty qytetar i pabindur, Ndërkohe që ti flije i qetë, pasi gjithë ditën ishe ankuar mbi masat e marra, kishe treguar “fortësinë tende“  mbi shkeljen e izolimit, unë prisja me ankth përgjigjen nëse dhe një tjetër koleg i imi nuk do të zgjohej sot në mëngjes, prej COVID-19 +. TI që mendon se je kaq i fortë sa të prishesh gjumin tim, ti ndalësh jetën dikujt, ti plagosësh zemren një nëne vetëm sepse të duket një masë ekstreme qëndrimi në shtepi. Më pyet mua atëherë, mua që dal nga shtëpia në mëngjes, përshëndes njerëzit e mi të zemrës në telefon (mbi një muaj që nuk i shoh) dhe lutem që të kthehem në shtëpi edhe sot, e të mos përfundoj dhe unë si shumë koleg COVID 19 +.  Unë që po të drejtohem,  jam një femër, një motër, një vajzë, një grua, një MJEKE sot në Itali (shtetin më të prekur). Unë jam ajo që sot përfaqësoj ata heronj, që ndërkohë që ju qëndronit jashtë kur toka dridhej nga tërmeti, kolegët e mi rrinin BRENDA spitaleve për ti shërbyer mikut, familjarit apo ed...

Meta: 25 prilli do jetë referendum, mbështes rrëzimin e çdo tiranie

Presidenti Ilir Meta në një lidhje direkte me emisionin “Çim Peka Live” deklaroi se 25 prilli është data që do vendosë nëse Shqipëria do shkojë në Europë ose do shkojë në greminë. Meta e cilëson 25 prillin referendum dhe thekson se mbështet rrëzimin e çdo tiranie. “ Problemi sot i Shqipërisë është 25 prilli dhe presidenti këtë e ka sot detyrën kryesore. 25 prilli vendos nëse Shqipëria do ecë drejt Europës apo do të bjerë në një greminë pa fund. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk ka asnjë shans apo mundësi për negociata. Të tjera janë muhabete kot. Kjo qeveri ka bërë çdo gjë për të bllokuar të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Kushtet ishin të qarta. Ky është referendum. Ose fillohet instalimi i një regjimi despotik, ose do kemi një pjesëmarrje masive të popullit ku do kërkohet ajo që e kemi kërkuar edhe 30 vite më parë. Çdo shqiptar kudo që është të ngrihet dhe të kuptojë se fuqia e tij është vota e tij. Se vota e tij nuk blihet. Të gjithë të shkojnë të votojnë. Kjo është një gjë q...