Skip to main content

Finalja e madhe me 18 korrik, Miss Shqipëria në shtëpinë e Kongresit të Lushnjes

Situata e pandemisë nuk e ka ndryshuar vendimin e këtij viti të Deliart Association: edicioni i 22-të i “Miss Shqipëria” do të mbahet. Edhe pse, ndryshe nga vitet e tjera, turi i lëvizjeve ka qenë shumë i kufizuar 26 konkurrentet e këtij viti po përgatiten për finalen e madhe që do të mbahet në Shtëpinë e Kongrsit në Lushnje.

“Për shkak të mungeses së transportit publik dhe vajzave nga diaspora, këtë vit, ndryshe nga tradita do të kemi vetëm 26 konkrrente”, thotë producenti petri Bozo. “Natyrisht nuk është një organizim i zakonshëm. Takimi me prindërit dhe vetë vajzat është bërë duke respektuar distancat, me të gjitha masat e nevojshme mbrojtëse, çka e bënte disi të çuditshëm organizimin e këtij viti. Por tashmë konkurentet janë zgjedhur dhe të ndara në grupe, për 4 ditë kanë realizuar fotografitë zyrtare per webin dhe revisten zyrtare të Miss Shqipëria”.
100 vjetori i Kongresit të Lushnjes ishte një thirrje për Petri Bozon, gjyshi i të cilit ka qenë anëtar i këtij Kongresi, bamirës e ndërtues i këmbanores së Manastirit të Ardenices pasi u dogj, emri dhe fytyra e tij është e gdhendur në këtë këmbanore. Kështu në 100-vjetorin e këtij Kongresi, ndër më të rëndësishmët në historinë e Shqipërisës, “Miss Shqipëria” do të mbahet në Lushnje.“Duke respektuar protokollet e pandemisë”, shton Petri Bozo, duke iu referuar maskave, dezinfektantëve, matjen e temperaturës dhe çdo gjë tjetër me të cilën gupi është pajisur këto ditë.

Nata finale e 18 korrikut do të mbahet në ambjent të hapur, me numër të limituar spektatorësh dhe një skenë të madhe që sigurisht i përmbahet distancimit të nevojshëm të këtyre ditëve. Në prezantimin e Arjola Shehut dhe gjykimin e një jurie profesionistësh, 26 konkurrentet e këtij viti do të kërkojnë kurorën e më të bukurave shqiptare.
Një spektakël ndryshe në kushte të jashtëzakonshme, por një traditë që vazhdon duke rrugëtuar nëpër historinë e Shqipërisë./Pamfleti/TANI/

Comments

Popular posts from this blog

Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze

TANI Nga -  Liljana Elmazi Billa   Kemi postuar disa dit perpara rastin e goces 39 vjecare nga qyteti i Vlores Eglantina Telharaj.   Gjendja e vajzes eshte vertet e keqe edhe pasi ajo beri operacionin ajo eshte ende ne gjendje te keqe per jeten un jam nje e afermja e saj vajza ka nje jav ne reanimacion dhe sot ka pesuar nje hemoragji te tepruar. Rasti eshte postuar disa her edhe nga njerez te njohur te estrades Shqiptare por askush nga ministria e shendetesis nuk po reagon.  Do i lutesha shume popullit shqiptar te mblidhemi per Eglantinen sepse gjendja e saj ekonomike nuk eshte e mire vajza duhet derguar urgjentisht jasht shtetit per te gjetur zgjidhje per shendetin e saj sepse ajo eshte ne gjendje kritike per jeten deri me sot ka marr 40 flakona gjak dhe te gjitha i ka humbur.  Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze🙏🙏.  Ju lutem postojeni.  TANI  🙏🙏🙏

Për ty qytetar i pabindur. Lexojeni dhe kete esht e rendesishme ne ditet e sotme..!

Për ty qytetar i pabindur, Ndërkohe që ti flije i qetë, pasi gjithë ditën ishe ankuar mbi masat e marra, kishe treguar “fortësinë tende“  mbi shkeljen e izolimit, unë prisja me ankth përgjigjen nëse dhe një tjetër koleg i imi nuk do të zgjohej sot në mëngjes, prej COVID-19 +. TI që mendon se je kaq i fortë sa të prishesh gjumin tim, ti ndalësh jetën dikujt, ti plagosësh zemren një nëne vetëm sepse të duket një masë ekstreme qëndrimi në shtepi. Më pyet mua atëherë, mua që dal nga shtëpia në mëngjes, përshëndes njerëzit e mi të zemrës në telefon (mbi një muaj që nuk i shoh) dhe lutem që të kthehem në shtëpi edhe sot, e të mos përfundoj dhe unë si shumë koleg COVID 19 +.  Unë që po të drejtohem,  jam një femër, një motër, një vajzë, një grua, një MJEKE sot në Itali (shtetin më të prekur). Unë jam ajo që sot përfaqësoj ata heronj, që ndërkohë që ju qëndronit jashtë kur toka dridhej nga tërmeti, kolegët e mi rrinin BRENDA spitaleve për ti shërbyer mikut, familjarit apo ed...

Meta: 25 prilli do jetë referendum, mbështes rrëzimin e çdo tiranie

Presidenti Ilir Meta në një lidhje direkte me emisionin “Çim Peka Live” deklaroi se 25 prilli është data që do vendosë nëse Shqipëria do shkojë në Europë ose do shkojë në greminë. Meta e cilëson 25 prillin referendum dhe thekson se mbështet rrëzimin e çdo tiranie. “ Problemi sot i Shqipërisë është 25 prilli dhe presidenti këtë e ka sot detyrën kryesore. 25 prilli vendos nëse Shqipëria do ecë drejt Europës apo do të bjerë në një greminë pa fund. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk ka asnjë shans apo mundësi për negociata. Të tjera janë muhabete kot. Kjo qeveri ka bërë çdo gjë për të bllokuar të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Kushtet ishin të qarta. Ky është referendum. Ose fillohet instalimi i një regjimi despotik, ose do kemi një pjesëmarrje masive të popullit ku do kërkohet ajo që e kemi kërkuar edhe 30 vite më parë. Çdo shqiptar kudo që është të ngrihet dhe të kuptojë se fuqia e tij është vota e tij. Se vota e tij nuk blihet. Të gjithë të shkojnë të votojnë. Kjo është një gjë q...