Skip to main content

Hulumtim| Tmerri në Serbi – Si po i vret shteti me koronavirus banorët e Sanxhakut

Hulumtim| Tmerri në Serbi – Si po i vret shteti me koronavirus banorët e Sanxhakut

Halil Berisha Qytetarë me maska mbrojtëse të shtrirë rrugëve të qytetit e nëpër oborr të spitalit dhe dyqane të mbushura me njoftime për vdekje masive tregojnë më së miri për gjendjen dhe tmerrin me të cilin po përballen qytetarët e Sanxhakut në Serbi.

Gjendja që po mbretëron në këtë pjesë, saktësisht në qytetin e Novi Pazarit, veç telasheve që po përballen banorët që shumica dërrmuese i takojnë komunitetit boshnjak e përkatësisë fetare myslimane, tregon edhe dy gjëra tjera, shkruan gazeta Infokus. Virusi “SARS-CoV-2” i njohur ndryshe si COVID-19 është i vërtetë dhe shumë i rrezikshëm dhe se këta qytetarë janë braktisur tërësisht nga shteti serb. Madje, jo veç të braktisur, këtyre po ju ndalohen edhe ndihmat që po nisen nga shtetet tjera për të hyrë në këtë pjesë, ku po ndodhë tmerri që veç qytetarët e kësaj ane dinë ta tregojnë.

Gazeta Infokus ka realizuar një hulumtim në lidhje me atë se çfarë po ndodhë në këtë anë dhe kësisoj ka biseduar me më shumë se 40 persona që banojnë në këtë qytet.Jo veç nga rrëfimet e tyre, por edhe dëshmitë me fotografi e video,
Gazeta Infokus, ka mësuar se këta qytetarë po lihen të vdesin pa asnjë ndihmë, madje edhe të bllokuar nga shteti serb.

“Beogradi nuk ka leju me ditë të tëra që të vijnë ndihma as nga Bosnja dhe as nga Turqia, kanë qenë ekipet e gatshme me u nisë, por Beogradi sikur Beogradi, nuk i ka leju asnjë ndihmë që të vjen në Novi Pazar”, ka thënë R.K (Emër i njohur për redaksinë).

Kësisoj një qytetar tjetër Semir Bulic, nga gjendja e rëndë në Novi Pazar është detyruar t’i shkruaj letër kancelares gjermane, Angela Merkel, e t’i kërkoj ndihmë.

Comments

Popular posts from this blog

Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze

TANI Nga -  Liljana Elmazi Billa   Kemi postuar disa dit perpara rastin e goces 39 vjecare nga qyteti i Vlores Eglantina Telharaj.   Gjendja e vajzes eshte vertet e keqe edhe pasi ajo beri operacionin ajo eshte ende ne gjendje te keqe per jeten un jam nje e afermja e saj vajza ka nje jav ne reanimacion dhe sot ka pesuar nje hemoragji te tepruar. Rasti eshte postuar disa her edhe nga njerez te njohur te estrades Shqiptare por askush nga ministria e shendetesis nuk po reagon.  Do i lutesha shume popullit shqiptar te mblidhemi per Eglantinen sepse gjendja e saj ekonomike nuk eshte e mire vajza duhet derguar urgjentisht jasht shtetit per te gjetur zgjidhje per shendetin e saj sepse ajo eshte ne gjendje kritike per jeten deri me sot ka marr 40 flakona gjak dhe te gjitha i ka humbur.  Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze🙏🙏.  Ju lutem postojeni.  TANI  🙏🙏🙏

Për ty qytetar i pabindur. Lexojeni dhe kete esht e rendesishme ne ditet e sotme..!

Për ty qytetar i pabindur, Ndërkohe që ti flije i qetë, pasi gjithë ditën ishe ankuar mbi masat e marra, kishe treguar “fortësinë tende“  mbi shkeljen e izolimit, unë prisja me ankth përgjigjen nëse dhe një tjetër koleg i imi nuk do të zgjohej sot në mëngjes, prej COVID-19 +. TI që mendon se je kaq i fortë sa të prishesh gjumin tim, ti ndalësh jetën dikujt, ti plagosësh zemren një nëne vetëm sepse të duket një masë ekstreme qëndrimi në shtepi. Më pyet mua atëherë, mua që dal nga shtëpia në mëngjes, përshëndes njerëzit e mi të zemrës në telefon (mbi një muaj që nuk i shoh) dhe lutem që të kthehem në shtëpi edhe sot, e të mos përfundoj dhe unë si shumë koleg COVID 19 +.  Unë që po të drejtohem,  jam një femër, një motër, një vajzë, një grua, një MJEKE sot në Itali (shtetin më të prekur). Unë jam ajo që sot përfaqësoj ata heronj, që ndërkohë që ju qëndronit jashtë kur toka dridhej nga tërmeti, kolegët e mi rrinin BRENDA spitaleve për ti shërbyer mikut, familjarit apo ed...

Bledi Mane zbulon “skemën” e bashkëqeverisjes/ Rama e Basha do ndajnë pushtetin në shtator

Publikuar   20:13 5 Maj, 2021 shtyp New!  Nga   B.A.     Gazetari Bledi Mane ka zbuluar skemën e bashkëqeverisjes pas ftesës së kryeministrit Edi Ram apër kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Mane tha se Basha dhe Rama do të lidhin marrëveshje bashkëqeverisjeje në shtator, ndërsa pretendon se kreu i opoizitës do të vendoset kryetar Parlamenti. Ai deklaroi në emisionin “Top Talk” se në postin e Presidentes do ta marrë ish-kjryeparlamentarja Jozefina Topalli. Sipas tij, plani afatgjatë i Ramës është përçarja e PD. Gjithashtu gazetari u shpreh se kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi do ta lerë mandatin e saj në Tiranë, për t’i dhënë një karrige Petrit Vasilit. “Shpëtimi i Lul Bashës është vetëm Edi Rama. Komardarja e hedhur për të tashmë është një bashkëqeverisje që do të fillojë në shtator me një presidente si Jozefina Topalli, portofole ministrore të ndara si në 2017-ën, një pjesë e elektoratit të së djathtës punësohet, qetësohet nuk proteston, opozitar...