Skip to main content

Fakt/ Komiteti i Kulteve, drejtohet nga një gjeologe-nafte; anëtarët janë ekonomistë, mësues, ndërtues, tregtarë

Të “pa fetë” e politikës dhe xhungla fetare/ Jo vetëm janë jashtë profesionit, por dhe krejt jashtë funksionit; katandisur deri në atë derexhe, sa ky Komitet rrogëtarësh partiakë, nuk di sa organizata me e pa leje ka në Shqipëri, ku ndodhen e veprojnë; madje kryetarja Aliko, njeh vetëm “Bablokun” që e ka emëruar dhe Baba Mondin e Hirësi Janullatosin, me të cilët bënë video-kronika vjetore për “bilance pune”
Edhe 1 javë pas zbulimit të ngjarjes së rëndë në Kombinat-Tiranë, ku nënë e bijë u vetëflijuan të ngujuara brenda banesës, me ndalim ushqimi e rite mesjetare për “ringjallje” mbi kufomat e njera-tjetrës; Komiteti Shtetëror i Kulteve, po hesht.

TANI

Ky komitet emërohet dhe varet direkt nga kryeministri; por në stafin drejtues nuk ka asnjë specialist të kulturës fetare; ngaqë janë punësuar me klientelizëm e jo me profesionalizëm.
Madje, drejtuesit e këtij komiteti, janë edhe shumë larg përafrimit, me këtë sektor specifik e të ndjeshëm; që qetëson por dhe çon në aventura besimtarët dhe praktikantët, siç ndodhi me 3 gratë në Tiranë.
Çfarë shkollimi e profesionaliteti, kanë zyrtarët e këtij institucioni?
– Loreta Aliko, Kryetare e Komitetit Shtetëror të Kulteve, ka kryer studimet në Fakultetin Gjelogji-miniera në Tiranë, për dëgën shpim-kërkim nafte, pa asnjë njohuri në kulturën fetare.
Në vitet 1992-1997, ka punaur me një kompani private koncesionare që erdhën në Shqipëri; për kërkim e prodhim nafte dhe gazi; ndërsa prej asaj kohe e deri më 2016, kur Rama e emëroi në këtë detyrë, ka qenë me biznese private në Itali e Tunizi.
– Servet Gura, Shefi i Sektorit për Marrëdhëniet me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë dhe drejtues për çështjet e arsimit fetar; është ekonomist financash e marketingu.
– Artan(i) Kosti, Shefi i Sektorit për Marrëdhëniet me Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, për problemet e pronave të bashkësive fetare dhe trashëgiminë kulturore; është biznesmen ndërtimi.
– Erinda Jova, Shefe e Sektorit për Marrëdhëniet me Kishën Katolike në Shqipëri dhe koordinimin me homologët jashtë shtetit e organizmat ndërkombëtare; është me profesion mësuese.
– Lirim Neziraj, Shefi e Sektorit për Marrëdhëniet me Kryegjyshatën Botërore Bektashiane dhe Marrëdhëniet me shoqatat, organizatat e fondacionet me karakter humanitaro-fetar; është biznesmen dhe menazher.
– Florida Jaollari, Shefe e Sektorit për Marrëdhëniet me Vëllazërinë Ungjillore të Shqipërisë dhe me besimet e tjera fetare, aktivitet ekonomik privat.
Përse janë emëruar këta në këtë institucion mbikëqyrës e orientues delikat; që kërkon shkollim, kualifikim e përvojë të fushës?
Përgjigja dihet: janë pjesë e oborrit partiak; siç ka ndodhur edhe para këtyre, ku Komitetin e Kulteve e kanë drejtuar edhe oficerë ushtrie e marangozë me shkollë partie. /Pamfleti 

TANI👈Kliko dhe antarsohu nese deshiron... 


Comments

Popular posts from this blog

Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze

TANI Nga -  Liljana Elmazi Billa   Kemi postuar disa dit perpara rastin e goces 39 vjecare nga qyteti i Vlores Eglantina Telharaj.   Gjendja e vajzes eshte vertet e keqe edhe pasi ajo beri operacionin ajo eshte ende ne gjendje te keqe per jeten un jam nje e afermja e saj vajza ka nje jav ne reanimacion dhe sot ka pesuar nje hemoragji te tepruar. Rasti eshte postuar disa her edhe nga njerez te njohur te estrades Shqiptare por askush nga ministria e shendetesis nuk po reagon.  Do i lutesha shume popullit shqiptar te mblidhemi per Eglantinen sepse gjendja e saj ekonomike nuk eshte e mire vajza duhet derguar urgjentisht jasht shtetit per te gjetur zgjidhje per shendetin e saj sepse ajo eshte ne gjendje kritike per jeten deri me sot ka marr 40 flakona gjak dhe te gjitha i ka humbur.  Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze🙏🙏.  Ju lutem postojeni.  TANI  🙏🙏🙏

Bledi Mane zbulon “skemën” e bashkëqeverisjes/ Rama e Basha do ndajnë pushtetin në shtator

Publikuar   20:13 5 Maj, 2021 shtyp New!  Nga   B.A.     Gazetari Bledi Mane ka zbuluar skemën e bashkëqeverisjes pas ftesës së kryeministrit Edi Ram apër kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Mane tha se Basha dhe Rama do të lidhin marrëveshje bashkëqeverisjeje në shtator, ndërsa pretendon se kreu i opoizitës do të vendoset kryetar Parlamenti. Ai deklaroi në emisionin “Top Talk” se në postin e Presidentes do ta marrë ish-kjryeparlamentarja Jozefina Topalli. Sipas tij, plani afatgjatë i Ramës është përçarja e PD. Gjithashtu gazetari u shpreh se kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi do ta lerë mandatin e saj në Tiranë, për t’i dhënë një karrige Petrit Vasilit. “Shpëtimi i Lul Bashës është vetëm Edi Rama. Komardarja e hedhur për të tashmë është një bashkëqeverisje që do të fillojë në shtator me një presidente si Jozefina Topalli, portofole ministrore të ndara si në 2017-ën, një pjesë e elektoratit të së djathtës punësohet, qetësohet nuk proteston, opozitar...

Meta: 25 prilli do jetë referendum, mbështes rrëzimin e çdo tiranie

Presidenti Ilir Meta në një lidhje direkte me emisionin “Çim Peka Live” deklaroi se 25 prilli është data që do vendosë nëse Shqipëria do shkojë në Europë ose do shkojë në greminë. Meta e cilëson 25 prillin referendum dhe thekson se mbështet rrëzimin e çdo tiranie. “ Problemi sot i Shqipërisë është 25 prilli dhe presidenti këtë e ka sot detyrën kryesore. 25 prilli vendos nëse Shqipëria do ecë drejt Europës apo do të bjerë në një greminë pa fund. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk ka asnjë shans apo mundësi për negociata. Të tjera janë muhabete kot. Kjo qeveri ka bërë çdo gjë për të bllokuar të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Kushtet ishin të qarta. Ky është referendum. Ose fillohet instalimi i një regjimi despotik, ose do kemi një pjesëmarrje masive të popullit ku do kërkohet ajo që e kemi kërkuar edhe 30 vite më parë. Çdo shqiptar kudo që është të ngrihet dhe të kuptojë se fuqia e tij është vota e tij. Se vota e tij nuk blihet. Të gjithë të shkojnë të votojnë. Kjo është një gjë q...