Skip to main content

Mjeku i njohur Tritan Kalo: Covid-19 është realitet jetësor, fantazinë e mosekzistencës leruani teoricienëve




Kliko mbi TANI 👈dhe pelqeje   👆👆Faqen
Mjeku Tritan Kalo ka shkruar një status në Facebook ku thekson rëndësinë e përkujdesit që qytetarët duhet të tregojnë për të shmangur rrezikun e infektimit me koronavirus.

“Sëmundja është reale dhe është midis nesh”, këtë mesazh transmeton mjeku infektolog në median sociale ndërsa këshillon që fantazia për mosegzistencën e virusit t’u lihet atyre që besojnë teoritë konspirative dhe në veçanti personave që vuajnë për protagonizëm.

Ndërsa nuk ka ngurruar të quajë politikanët, politikqenër që e gjejnë lehtësisht gjuhën mes tyre por që kurrë nuk kanë bërë pjesë të jetës së tyre për përfitim emrat e popullatës.

Kalo bën thirrje për përkujdes maksimal ndaj vetes dhe të tjerëve në mënyrë që në fund të gjithë bashkë t’ia dalim në luftën ndaj së keqes apo “flamës-mbarëbotërore” si ai e quan koronavirusin.
Statusi në Facebook:

KOHË KOVIDIANE…..11.07.2020….Dhoma e parë në të djathtën e fotos së koridorit të Pavjonit të parë është zyra ime në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive në QSUT, ose sikundër edhe njihet Spitali Covid-1…..Përkujdesi ndaj të sëmurëve realizohet vetëm aty dhe shumë më pak në studiot televizive, si dhe njohuritë për këtë sëmundje ende me shumë e shumë të panjohura përftohen po aty, krahas njohjes me eksperiencën e kolegëve tanë në Shqipëri dhe në mbarë botën….Gjindem aty që herët në mëngjes jo i FRIKËSUAR, por i NDËRGJEGJËSUAR për të qënë sa më pranë jush në çdo rast nevoje…..Miq e dashamirës, PËRKUJDESUNI në vijimësi për shëndetin e jetën tuaj dhe të afërmve tuaj….Sars-Cov2/Covid-19 është një realitet jetësor…..IMAGJINATËN e sëmurë për konspiracionin e mosekzistencës së kësaj “flame mbarëbotërore”, lërjani të dashuruarve pas teorive konspirative apo atyre GJITHOLLOGËVE, që janë në kërkim të PROTAGONIZMIT të munguar…KURRË mos haroni se janë aty që prej 9 Marsit 2020, në 24 orët e ditës me dhjetra e dhjetra motra e vëllezër tuaj Mantelbardhë, Infermjerë, Sanitarë, Imazheristë, Administratorë, Farmacistë, Barrelistë, Shoferë e Punonjës të Rendit, për të vigjiluar mbi shëndetin tuaj….MENDONI edhe për sakrificat e privimet e tyre të pafundme….Jo rrallë NE edhe nuk ja kemi dalur mbanë dhe kemi humbur jetë njerëzish, shpirtrat e të cilëve pushofshin në Parajsë….Fëmijët kanë humbur nënën apo babanë, të afërmit motrën apo vëllanë, ne kemi humbur kolegët tanë të çmuar…..JU LUTEM si mjek e vëlla, që kurrë të MOS e braktisni për asnjë çast përkujdesin ndaj vetes, si dhe vigjilencën për të mos rënë PRE e këtij infeksioni sa tinzar edhe jetë-marrës ….NUKU është mëria apo vatësia politike ajo që ju lëndon më shumë se vetë sëmundja, ndaj larg të bërit poltikë edhe me Sars-Cov2/Covid-19.…POLITIQENËRIT tanë të çdo ngjyre e kanë gjetur dhe e gjejnë shumë shpejt gjuhën mes vedit, për pasurimin e tyre në çdo kohë dhe me çdo mjet….Emrat tuaj KURRË nuku kanë qënë dhe kurrë nuku do të jenë, në listat e ndarjes së përftimeve të tyre…SHËNDETI dhe JETA e juaj është plot vlera dhe e paçmimtë për ju, të afërmit tuaj dhe për gjithë shqiptarinë….FUNDJAVË të mbarë dhe të paqtë kudo që jeni miq, dashamirës, vëllezër e motra të një gjaku e të një gjuhe….Me MIRËBESIM reciprok si dhe me PËRPJEKJE të palodhëshme do mundet t’a fitojmë sfidën me Sars-Cov2/Covid-19….Ju duam dhe ju respektojmë!!!.....Together forever!!!

Comments

Popular posts from this blog

Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze

TANI Nga -  Liljana Elmazi Billa   Kemi postuar disa dit perpara rastin e goces 39 vjecare nga qyteti i Vlores Eglantina Telharaj.   Gjendja e vajzes eshte vertet e keqe edhe pasi ajo beri operacionin ajo eshte ende ne gjendje te keqe per jeten un jam nje e afermja e saj vajza ka nje jav ne reanimacion dhe sot ka pesuar nje hemoragji te tepruar. Rasti eshte postuar disa her edhe nga njerez te njohur te estrades Shqiptare por askush nga ministria e shendetesis nuk po reagon.  Do i lutesha shume popullit shqiptar te mblidhemi per Eglantinen sepse gjendja e saj ekonomike nuk eshte e mire vajza duhet derguar urgjentisht jasht shtetit per te gjetur zgjidhje per shendetin e saj sepse ajo eshte ne gjendje kritike per jeten deri me sot ka marr 40 flakona gjak dhe te gjitha i ka humbur.  Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze🙏🙏.  Ju lutem postojeni.  TANI  🙏🙏🙏

Bledi Mane zbulon “skemën” e bashkëqeverisjes/ Rama e Basha do ndajnë pushtetin në shtator

Publikuar   20:13 5 Maj, 2021 shtyp New!  Nga   B.A.     Gazetari Bledi Mane ka zbuluar skemën e bashkëqeverisjes pas ftesës së kryeministrit Edi Ram apër kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Mane tha se Basha dhe Rama do të lidhin marrëveshje bashkëqeverisjeje në shtator, ndërsa pretendon se kreu i opoizitës do të vendoset kryetar Parlamenti. Ai deklaroi në emisionin “Top Talk” se në postin e Presidentes do ta marrë ish-kjryeparlamentarja Jozefina Topalli. Sipas tij, plani afatgjatë i Ramës është përçarja e PD. Gjithashtu gazetari u shpreh se kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi do ta lerë mandatin e saj në Tiranë, për t’i dhënë një karrige Petrit Vasilit. “Shpëtimi i Lul Bashës është vetëm Edi Rama. Komardarja e hedhur për të tashmë është një bashkëqeverisje që do të fillojë në shtator me një presidente si Jozefina Topalli, portofole ministrore të ndara si në 2017-ën, një pjesë e elektoratit të së djathtës punësohet, qetësohet nuk proteston, opozitar...

Meta: 25 prilli do jetë referendum, mbështes rrëzimin e çdo tiranie

Presidenti Ilir Meta në një lidhje direkte me emisionin “Çim Peka Live” deklaroi se 25 prilli është data që do vendosë nëse Shqipëria do shkojë në Europë ose do shkojë në greminë. Meta e cilëson 25 prillin referendum dhe thekson se mbështet rrëzimin e çdo tiranie. “ Problemi sot i Shqipërisë është 25 prilli dhe presidenti këtë e ka sot detyrën kryesore. 25 prilli vendos nëse Shqipëria do ecë drejt Europës apo do të bjerë në një greminë pa fund. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk ka asnjë shans apo mundësi për negociata. Të tjera janë muhabete kot. Kjo qeveri ka bërë çdo gjë për të bllokuar të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Kushtet ishin të qarta. Ky është referendum. Ose fillohet instalimi i një regjimi despotik, ose do kemi një pjesëmarrje masive të popullit ku do kërkohet ajo që e kemi kërkuar edhe 30 vite më parë. Çdo shqiptar kudo që është të ngrihet dhe të kuptojë se fuqia e tij është vota e tij. Se vota e tij nuk blihet. Të gjithë të shkojnë të votojnë. Kjo është një gjë q...