Skip to main content

Edi Rama, koha per t'u pergjigjur Shqipitareve!!!

EDI RAMA, KOHA PER T’IU PERGJIGJUR SHQIPTAREVE!!!!

Nga Bardh Spahia !

Nga shifrat që publikohen cdo ditë është e dukshme, se situata ka dalë jashtë kontrollit dhe tashmë është Covid-19, ai që “drejton” e jo autoritetet që e menaxhojnë atë. 

Pasi izoloi rreptësisht shqiptarët (ajo kohë duhej mirëpërdorur), Edi Rama dështoi të merrte masa për menaxhimin e situatës nga pandemia! 
Fakt është se sot spitalet janë vatrat kryesore të infeksionit dhe përgjegjësit e rritjes së numrave, si në personelin shëndetësor ashtu edhe tek qytetarët!
Testimet me pikatore në kohën e izolimit dhe ato të papërfillshme në raport me situatën këtë periudhë, dëshmojnë se nuk ka një strategji konkrete për t’u përballur me këtë situatë!
Mes ministres që quan “punë” publikimin e fotove e videove të propagandës, e zërave që dalin përditë, që recitojnë nevojën për higjienë e distancim social, kjo qeveri që moralizon qytetarët, qartazi e ka lëshuar situatën dhe është dorëzuar para saj
Në kohën kur duhej të merrte masa, që në periudhën e izolimit, Edi Rama e kishte mendjen të prodhonte gënjeshtra, se vendi kishte numër të ulët të prekurish, kur thjesht kryente shumë pak testime, pavarësisht thirrjeve të OBSH e opozitës “Testoni, testoni, testoni”!!!

E kishte mendjen të vidhte buxhetin e shtetit, përmes tenderave sekretë me cmime të fryra (për të cilat SPAK ende nuk po ndihet), e të bënte lypësin me partnerët ndërkombëtarë!
Tani ka pacipësinë të fajësojë qytetarët për daljen e situatës jashtë kontrollit, kur në fakt i vetmi përgjegjës është vetëm Edi Rama!!!

Asnjëherë nuk ua vuri veshin propozimeve tona, bazuar në një ekspertizë profesionale të angazhuar enkas nga PD edhe pse nuk është detyra e opozitës të jetë këshilltari i qeverisë! E kemi bërë në mënyrë të përsëritur me bindjen se ky virus i panjohur kërkonte një ekspertizë sa më të gjerë e impenjim maksimal nga të gjithë. 

Por teksa injoroi cdo këshillë e situata i ka dalë jashtë kontrollit, është koha që Edi Rama të mos fshihet por t’u thotë shqiptarëve:

- A ka një plan? A ka një strategji për të vënë nën kontroll këtë situatë?

- Cilat janë masat që po ndërmerr, në kuadër të cilës strategji?

- Cfarë po bën për sigurinë shëndetësore të shqiptarëve?

Eshtë anormale që njeriu që ndillte panik e kërcënonte me gjoba e burg, tani fshihet kur nuk ka ditë pa viktima për shkak të Covid-19? Cili kryeministrër i përgjegjëshëm injoron një situatë të tillë, por shfaqet sikur ka prioritet cështje gjeopolitike? 
Vetëm fajtorët e papërgjegjshëm e të pamjekuar mendërisht fshihen pas zonjave, që nxjerrin për të lexuar shifra në rritje, viktima e të prekur, apo foto të laboranteve të ISHP-së. 

Po, ato po e bëjnë më së miri punën e tyre! Po ti zonja ministre, po ti z.kryeministër, ju, cfarë dreqin po bëni? Thuajani shqiptarëve, me taksat e të cilëve paguheni, e paguani që nga deliret gjeopolitike, deri tek makutëria e shfrenuar, edhe kur ka situatë pandemie!

Cfarë po bëni, për të menaxhuar këtë situatë përvec videove të turpshme të propagandës, ku ministrja shfaqet si xhandar nëpër biznese, me kërcënim për mbyllje të tyre, kur spitalet i ka vatra infeksioni e të ifektuar ka pothuaj në cdo institucion publik, përfshi kryeministrinë? Sa i pacipë duhet të jesh të luash një teatër kaq mjeran?
Bëhu burrë Edi Rama e njëherë të vetme në jetën tënde! Mbaj përgjegjësi! 

Ke të bësh me jetë njerëzish që po humbasin ditë pas dite, dhe e ardhmja mund të jetë shumë më e zymtë nëse nuk merr masa, sa më parë!!!

Comments

Popular posts from this blog

Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze

TANI Nga -  Liljana Elmazi Billa   Kemi postuar disa dit perpara rastin e goces 39 vjecare nga qyteti i Vlores Eglantina Telharaj.   Gjendja e vajzes eshte vertet e keqe edhe pasi ajo beri operacionin ajo eshte ende ne gjendje te keqe per jeten un jam nje e afermja e saj vajza ka nje jav ne reanimacion dhe sot ka pesuar nje hemoragji te tepruar. Rasti eshte postuar disa her edhe nga njerez te njohur te estrades Shqiptare por askush nga ministria e shendetesis nuk po reagon.  Do i lutesha shume popullit shqiptar te mblidhemi per Eglantinen sepse gjendja e saj ekonomike nuk eshte e mire vajza duhet derguar urgjentisht jasht shtetit per te gjetur zgjidhje per shendetin e saj sepse ajo eshte ne gjendje kritike per jeten deri me sot ka marr 40 flakona gjak dhe te gjitha i ka humbur.  Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze🙏🙏.  Ju lutem postojeni.  TANI  🙏🙏🙏

Për ty qytetar i pabindur. Lexojeni dhe kete esht e rendesishme ne ditet e sotme..!

Për ty qytetar i pabindur, Ndërkohe që ti flije i qetë, pasi gjithë ditën ishe ankuar mbi masat e marra, kishe treguar “fortësinë tende“  mbi shkeljen e izolimit, unë prisja me ankth përgjigjen nëse dhe një tjetër koleg i imi nuk do të zgjohej sot në mëngjes, prej COVID-19 +. TI që mendon se je kaq i fortë sa të prishesh gjumin tim, ti ndalësh jetën dikujt, ti plagosësh zemren një nëne vetëm sepse të duket një masë ekstreme qëndrimi në shtepi. Më pyet mua atëherë, mua që dal nga shtëpia në mëngjes, përshëndes njerëzit e mi të zemrës në telefon (mbi një muaj që nuk i shoh) dhe lutem që të kthehem në shtëpi edhe sot, e të mos përfundoj dhe unë si shumë koleg COVID 19 +.  Unë që po të drejtohem,  jam një femër, një motër, një vajzë, një grua, një MJEKE sot në Itali (shtetin më të prekur). Unë jam ajo që sot përfaqësoj ata heronj, që ndërkohë që ju qëndronit jashtë kur toka dridhej nga tërmeti, kolegët e mi rrinin BRENDA spitaleve për ti shërbyer mikut, familjarit apo ed...

Bledi Mane zbulon “skemën” e bashkëqeverisjes/ Rama e Basha do ndajnë pushtetin në shtator

Publikuar   20:13 5 Maj, 2021 shtyp New!  Nga   B.A.     Gazetari Bledi Mane ka zbuluar skemën e bashkëqeverisjes pas ftesës së kryeministrit Edi Ram apër kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Mane tha se Basha dhe Rama do të lidhin marrëveshje bashkëqeverisjeje në shtator, ndërsa pretendon se kreu i opoizitës do të vendoset kryetar Parlamenti. Ai deklaroi në emisionin “Top Talk” se në postin e Presidentes do ta marrë ish-kjryeparlamentarja Jozefina Topalli. Sipas tij, plani afatgjatë i Ramës është përçarja e PD. Gjithashtu gazetari u shpreh se kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi do ta lerë mandatin e saj në Tiranë, për t’i dhënë një karrige Petrit Vasilit. “Shpëtimi i Lul Bashës është vetëm Edi Rama. Komardarja e hedhur për të tashmë është një bashkëqeverisje që do të fillojë në shtator me një presidente si Jozefina Topalli, portofole ministrore të ndara si në 2017-ën, një pjesë e elektoratit të së djathtës punësohet, qetësohet nuk proteston, opozitar...