Gratë e kupolës/ Linda po blen gjithë Surrelin, Monika fiton 1 milionë euro, fshehur pas Gentian Sulës
🧐👉LEXOJENI - TANI👋
|
Si po pasurohen me shpejtësi gratë kokave të politikës shqiptare, Linda fillon punë si ‘eksperte’ dhe fiton miliona, Monika mbush llogaritë me skëmën e pastrimit të parave në ndërtim
Jeta Osh Qef
Gratë e kupolës politike të Tiranës kanë nisur të bëjnë para në mënyra të çuditshme dhe të dyshimta. Ndërsa gruaja pensioniste e Gramoz Ruçit ka fituar 300 milionë lekë brenda një viti me një vulë në dorë si notere, bashkëshortja e Edi Ramës, Linda Rama ka filluar punë si ‘eksperte’.
Linda ka nisur një punë të re si konsulente dhe eksperte, ku brenda pak muajsh ka fituar 18 milionë lekë, por nuk jep sqarime se në çfarë fushe është bërë eksperte dhe kujt i duhet ekspertiza e saj.
Këtë metodë pasurimi kanë zgjedhur edhe Shkëlzen dhe Argita Berisha, si sekserë pasurish të paluajtshme dhe si porta ku hynin investitorët dhe paguanin taksën e suksesit, kur Berisha ishte kryeministër.
Tashmë edhe Linda Rama ka vendosur të mos ekspozohet shumë, por të bëjë para në hije. Disa muaj më parë Rama e tërhoqi fiktivisht Lindën nga posti Anëtares së bordit të bankës offshore “ABI Bank”, për të evituar sulmet dhe akuzat e vazhdueshme për pastrimin e parave të krimit dhe korrupsionit.
Themi fiktivisht pasi Edi Rama është pronari real i “ABI Bank”, të cilën vijon ta kontrollojë përmes ushtarëve të tij në bord. Më parë Linda Ramën nuk e merrte në punë asnjë bankë, por sapo u martua me Ramën, ky i fundit e vendosi de fakto në krye të “ABI Bank”. Brenda vitit, Linda ka fituar 70 milionë lekë nga puna dhe qiratë. Ajo vijon të zgjerojë territorin e saj në Surrel. Si fillim, Linda ka blerë 4 483.5 m2
Surrel, ku ka ndërtuar Rama shtëpinë-bunker me vlerë të dekaruar rrerh 400 milionë lekë. Në vitin 2017, Linda e ka zgjeruar territorin, duke blerë edhe 2 240 m2 tokë në Surrel ullishte dhe arë, me vlerë 70 milionë lekë. Gjatë vitit 2019, Linda Rama ka shpenzuar edhe 80 milionë lekë të tjera për të blerë tokë.
Nga ana tjetër, Monika Kryemadhi, bashkëshotja e Ilir Metës, vetëm nga një skemë pastrimi parash në bashkëpunim me Gentian Sulën, burrin e Gentiana Sulës, ka futur në xhep 1 milionë euro. Paratë e krimit dhe korrupsionit, Monika i ka investuar fillimisht për ndërtimin e një pallati në Tiranë. Në letra, Monika ka shpenzuar vetëm 5 milionë lekë kredi për blerjen e pronës në Laprakë. Pjesën tjetër të tokës gjoja ia ka falur vëllai. Kështu ka lidhur një kontratë me Gentian Sulën për ndërtimin e pallatit. Monika ka bërë deri më tani 1 milionë euro nga shitja e apartamenteve të pallatit, si dhe me disa dyqane të këtij pallati mbulon vilën në Gjirin e Lalzit, e cila e tejkalon vlerën e gjithë pallatit./Pamfleti dhe- Jeta Osh Qef
Comments
Post a Comment