Skip to main content

Elona Caslli: “Kosova është plaga jonë”- thonin shpesh të vjetrit në këtë vend. Një plagë që nuk u shërua në sytë e tyre dhe që vazhdon ende të kullojë në sytë tanë.

Nga - Elona Caslli
Ekzistojmë në kohë dhe në hapësirë.  Ekzistenca jonë shtrihet gjithmonë mes kohës që jetojmë dhe vendit ku jetojmë.  Koha është e përveçme në çdo vend ose më saktë, koha është fytyra e çdo vendi.  Duhet të hyjmë brenda kohës, të zhytemi në shtresat e thella të saj dhe të prekim çdo shtresë, jo veçse për ta gjykuar, por edhe për ta kuptuar. Mund t’i japim një kuptim të ri kohës, vetëm pasi të kemi kuptuar dhe të kemi gjykuar drejt kuptimin e vjetër të saj.

Tempora është një shtresë e kohës. Është shtresa e kohës që mbart mbi vete, këtë vend të vogël për nga sipërfaqja, por të madh nga ngjarjet. Koha dëshmon se sipërfaqja e një vendi nuk përkon me sipërfaqen e ngjarjeve që ndodhin brenda tij. Për fat të keq, sipërfaqja e ngjarjeve shqiptare ,  e sfidon sipërfaqen  e  Shqipërisë. Ngjarjet  janë më të mëdha se vetë vendi.

“Kosova është plaga jonë”- thonin shpesh të vjetrit në këtë vend. Një plagë që nuk u shërua në sytë e tyre dhe që vazhdon ende të kullojë në sytë tanë. 

Kosova pret të njihet, Kosova duhet të njihet. Kosova pret ndjesën. Kosovës i  detyrohet ndjesa. Kosova ka kufijtë e saj. Kosova nuk duhet të preket.

Kosova e njeh Shqipërinë sikundër plaga e njeh plagën. Ia di dhimbjen. Ia njeh lotin. Plaga u gjend pranë plagës, kur toka e zemëruar  u tund dhe në zemërim gëlltiti bijtë e saj në të gdhirë të 26 nëntorit. U shemb gjithçka në sytë tanë. Gjithçka për pak minuta u kthye në rrënojë, u kthye në dhimbje, u kthye në kujtimin e atyre që shkuan dhe nuk do të kthehen më.

Të flasësh për Drejtësinë në një vend ku mungojnë Institucionet e Drejtësisë, është njësoj sikur të flasësh me një sipërfaqe të sheshtë muri, mbi të cilën ke vizatuar dy sy dhe një gojë, me shpresën se do të ngjallet një ditë.

Në librat e shenjtë thuhet se aty ku nuk ka ligj, nuk ka as shkelje ligji. E duket se në Shqipëri, fjala “ Ligj” e fjala “ Drejtësi” gjenden veçse në fjalorin e gjuhës shqipe e nxirren nga ky i fundit, çdo herë kur Kryeministri i vendit, përpiqet  të na shprehë  guximin e tij të pashembullt, për t’i shndërruar vendimet e tij të çartura në fakte. 

Kryeminstri na kyç dhe na shkyç kohën. U kyçëm në kohë pandemie. U kyçëm gjatë dhe jetuam të kyçur. Një popull i kyçur është krejt i rehatshëm dhe krejt i urtë për çdo udhëheqës. 

Në kyçje mund të bësh gjithçka. Në kyçje mund të shembësh Teatrin. Në të gdhirë të një nate të kyçur, mund të riprodhosh skena të largëta, ku shemben  kisha e xhamia, ku thuhet qartazi se nuk shembet veçse një godinë, por shembet identiteti, historia, trashëgimia dhe kultura. 

Kryeministri ka kyçur edhe muzikën. Nëse më parë mbi mure varej shënimi “ Ndalohet Duhani”, në kyçje varet shënimi “ Ndalohet Muzika”.  

Gjithçka ndalohet në këtë vend. Lejohet veçse Kryeminstri.

Kjo është koha jonë. Një kohë e çoroditur, e turbullt dhe anemike. Të bie në sy anemia e saj në çdo çast nga kequshqimi. E kemi ushqyer keq kohën tonë. Ia kemi mohuar qumështin e gjirit. Ia kemi mohuar imunitetin ndaj molës së vesit. Ajo ka hyrë thellë në kohën tonë dhe me zhurmën e saj tipike, ha çka mundet.

Post Scriptum- Tempora në këtë mbrëmje, mbyll sezonin e saj, por jo misionin e saj. 
Tempora do të vazhdojë tek unë, tek ti dhe tek të gjithë ata njerëz që duan t’i japin kohës së tyre një kuptim të denjë për çdo shqiptar. 

Elona Caslli

Comments

Popular posts from this blog

Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze

TANI Nga -  Liljana Elmazi Billa   Kemi postuar disa dit perpara rastin e goces 39 vjecare nga qyteti i Vlores Eglantina Telharaj.   Gjendja e vajzes eshte vertet e keqe edhe pasi ajo beri operacionin ajo eshte ende ne gjendje te keqe per jeten un jam nje e afermja e saj vajza ka nje jav ne reanimacion dhe sot ka pesuar nje hemoragji te tepruar. Rasti eshte postuar disa her edhe nga njerez te njohur te estrades Shqiptare por askush nga ministria e shendetesis nuk po reagon.  Do i lutesha shume popullit shqiptar te mblidhemi per Eglantinen sepse gjendja e saj ekonomike nuk eshte e mire vajza duhet derguar urgjentisht jasht shtetit per te gjetur zgjidhje per shendetin e saj sepse ajo eshte ne gjendje kritike per jeten deri me sot ka marr 40 flakona gjak dhe te gjitha i ka humbur.  Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze🙏🙏.  Ju lutem postojeni.  TANI  🙏🙏🙏

Bledi Mane zbulon “skemën” e bashkëqeverisjes/ Rama e Basha do ndajnë pushtetin në shtator

Publikuar   20:13 5 Maj, 2021 shtyp New!  Nga   B.A.     Gazetari Bledi Mane ka zbuluar skemën e bashkëqeverisjes pas ftesës së kryeministrit Edi Ram apër kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Mane tha se Basha dhe Rama do të lidhin marrëveshje bashkëqeverisjeje në shtator, ndërsa pretendon se kreu i opoizitës do të vendoset kryetar Parlamenti. Ai deklaroi në emisionin “Top Talk” se në postin e Presidentes do ta marrë ish-kjryeparlamentarja Jozefina Topalli. Sipas tij, plani afatgjatë i Ramës është përçarja e PD. Gjithashtu gazetari u shpreh se kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi do ta lerë mandatin e saj në Tiranë, për t’i dhënë një karrige Petrit Vasilit. “Shpëtimi i Lul Bashës është vetëm Edi Rama. Komardarja e hedhur për të tashmë është një bashkëqeverisje që do të fillojë në shtator me një presidente si Jozefina Topalli, portofole ministrore të ndara si në 2017-ën, një pjesë e elektoratit të së djathtës punësohet, qetësohet nuk proteston, opozitar...

Meta: 25 prilli do jetë referendum, mbështes rrëzimin e çdo tiranie

Presidenti Ilir Meta në një lidhje direkte me emisionin “Çim Peka Live” deklaroi se 25 prilli është data që do vendosë nëse Shqipëria do shkojë në Europë ose do shkojë në greminë. Meta e cilëson 25 prillin referendum dhe thekson se mbështet rrëzimin e çdo tiranie. “ Problemi sot i Shqipërisë është 25 prilli dhe presidenti këtë e ka sot detyrën kryesore. 25 prilli vendos nëse Shqipëria do ecë drejt Europës apo do të bjerë në një greminë pa fund. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk ka asnjë shans apo mundësi për negociata. Të tjera janë muhabete kot. Kjo qeveri ka bërë çdo gjë për të bllokuar të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Kushtet ishin të qarta. Ky është referendum. Ose fillohet instalimi i një regjimi despotik, ose do kemi një pjesëmarrje masive të popullit ku do kërkohet ajo që e kemi kërkuar edhe 30 vite më parë. Çdo shqiptar kudo që është të ngrihet dhe të kuptojë se fuqia e tij është vota e tij. Se vota e tij nuk blihet. Të gjithë të shkojnë të votojnë. Kjo është një gjë q...