Nëno më fal, por unë po iki nga ty dhe nga kjo jetë! Po iki duke e ditur se faji ishte i imi dhe me brengën:- Po sikur jeta ime të ishte ndryshe. Por ska gjë sepse unë e pranoj fajin :- Linda femër. Nëno unë ika! Mora burr. Ma zgjodhët apo e zgjodha. E doja, nuk e doja, u martova! Nëno me rrahu. Nuk qava. Edhe babi të rrihte ty. Nëno me rrahu përsëri. Mos i thuaj babit dhe vëllait. Ndoshta mërziten ose ndoshta më fajësojnë. Nëno më dhatë burr të kamur. U gëzove shumë se mendove për mua. Faleminderit! E vërtetë, o Nënë zeza, bukë kishte ,por unë nuk isha e ngopur kurrë. Në atë familje me gjithcka mua më mungonte dicka. Nëno më rrahu! Nëno më rrahu përsëri e përsëri. Ndoshta më donte se shpesh më rrihte nga xhelozia. Nëno më vrau! Mos prit që të paguaj me burg që më vrau. Mora burr të kamur. Del i pafajshëm shumë shpejt. Nëno më dhatë burr të varfër. Nëno me rrahu. Nuk ka faj nëno. Nuk kemi ctë hamë. Nëno me vrau! Mos prit që të paguaj për krimin. Ai vërtet do shkojë në burg, por do jet