Ambasada Gjermane Tiranë
Vizë për qëndrim afatshkurtër (Viza shengen)
Aplikuesit joshqiptarë, të cilët synonjnë një qëndrim më të shkurtër se 90 ditë në Gjermani, rezervojnë direkt takimin e tyrë përmes sistemit të rezervimit të takimit.
Pas rezervimit në sistem ju do të merrni një email automatik për të konfirmuar takimin tuaj.
Vizë për qëndrime afatgjata (vize kombëtare)
Për studentët ambasada ka vënë në dispozicion mjaftueshëm takime të lira për tu rezervuar para fillimit të semestrit. Ju lutemi, kontrolloni në sistemin e dhënies së takimeve . Ju lutemi, rezervoni takimin tuaj në kohën e duhur para fillimit të semestrit, të paktën 4 javë më herët.
Infermierë dhe infermiere të kualifikuar, ju lutemi, regjistrohuni në sistem, pasi t‘a keni marrë dëshminë mbi lejen e ushtrimit të profesionit në Gjermani. Aplikuesit pa dëshminë e lejes së ushtrimit të profesionit, nuk do të lejohet të hyjnë në sektorin e vizave.
Profesionistët që përfitojnë nga Ligji per emigrimin e profesioneve të kualifikuara, ju lutemi regjistrohuni në sistem, pasi të keni marrë certifikatën gjermane për njohjen e diplomës tuaj, vërtetimin nga Gjermania për orët teorike dhe praktike, ose aprovimin nga Zyra e të Huajve. Aplikuesit, të cilët nuk plotësojnë kushtet e kërkuara nga Ligji për emigrimin e profesioneve të kualifikuara, nuk do t’ju lejohet të hyjnë në sektorin e vizave.
Informacione të mëtejshme mbi Ligjin mbi emigrimin e profesioneve të kualifikuara i gjeni këtu.
Të gjithë aplikuesit e tjerë, të cilët synojnë një qëndrim të gjatë në Gjermani (veç studimit), regjistrohuni ju lutem në listën e dëshiruar sipas qëllimit të qëndrimit tuaj në Gjermani. Ju lutemi, lexoni me kujdes informacionet gjatë procesit të regjistrimit.
Udhëzime mbi procesin e regjistrimit
Përdorni adresën tuaj personale të email-it dhe ruani me kujdes fjalëkalimet tuaja.
Ambasada nuk ndryshon të dhëna në sistemin e regjistrimit, nuk ndryshon as adresen tuaj të email-it.
Ambasada nuk ndryshon të dhëna në sistemin e regjistrimit, nuk ndryshon as adresen tuaj të email-it.
Për sigurinë Tuaj jeni të lutur të mos përdorni adresat e E-mailit të personave ndërmjetësues për të lënë takim. Nëse takimi do t’Ju humbasë për këtë arsye do të duhet të regjistroheni edhe njëhere për një takim të ri.
Për çdo aplikues jepet një takim i veçantë, edhe për fëmijët nën 18 vjeç, të cilët gjithashtu aplikojnë për bashkim familjar.
Për shkak të kërkesës së lartë, takimet do të jepen sipas radhës kronologjike të regjistrimit.
Menjëherë sapo të vendoset takimi juaj, ju do të merrni konfirmimin me email. Nuk lejohet hyrja në ambjentet e ambasadës, nese ju paraqiteni pa u njoftuar, pa pasur një takim, nëse regjistroheni në kategorinë e gabuar, apo për të paraqitur dokumenta të paplota.
Ju lutemi, ditën e takimit sillni me vete pasaportën me të cilën jeni regjistruar në sistem. Në rast se ditën e aplikimit numri i pasaportës nuk është i njëjtë me numrin e passaportës që keni dhënë kur jeni regjistruar për takim, ju nuk do të lejoheni të hyni në sektorin e vizave dhe në këtë rast duhet të regjistroheni për një takim të ri.
Nëse ju, për arsye të ndryshme, nuk mund të paraqiteni ditën e takimit, ju lutemi, anulloni takimin menjëherë në linkun që keni në email, me qëllim që takimi të jetë në dispozicion të aplikuesve të tjerë. Takimet nuk mund të anullohen ditën e aplikimit apo më pas.
Koha e pritjes për secilën kategori
Për shkak të kërkesës së lartë, në disa kategori koha e pritjes për një takim arrin në disa muaj.
- Punësim sipas §26 Kreu II i Ligjit për punësimin e të huajve: koha e pritjes është më e gjatë se një vit. Datat dhe oraret për intervista do të jepen për sa kohë që do të jetë i vlefshëm ky ligj. Sipas kuadrit ligjor aktual ky afat përfundon në 31.12.2020.
- Bashkim familjar: disa muaj deri në dhënien e takimit
- Vetpunësim: disa muaj deri në dhënien e takimit
- Kërkimin e një vendi pune: disa muaj deri në dhënien e takimit
- Formim profesional: disa muaj deri në dhënien e takimit
- Au-pair (babysitter/dado): disa muaj deri në dhënien e takimit
Në kategoritë që nuk janë përmëndur më sipër, koha e pritjes për dhënien e një takimi është mesatarisht katër muaj.
Rezervimi i takimit dhe regjistrimi
Nëse dëshironi në regjistroheni për një takim, ju lutem kliko Linkun si me poste:
+++ Faqja e uebit e Ambasadës Gjermane është rimodeluar +++
Pastrimin e pranverës këtë vit ne e bëmë që në shkurt! 😀 Tani në faqen tonë të internetit mund të gjeni informacione më të strukturuara për çështjet e vizave. Kjo do e bëjë më të lehtë për ju orientimin mbi temat e ndryshme të vizave. Vizitoni faqen tonë: https:// tirana.diplo.de/ al-sq/service/ visa-al
Comments
Post a Comment