Skip to main content

VIDEO/ Përplas dy makina në parking, rregullon gardhin që të duket gjithçka në rregull dhe ia mbath

Jeta Osh Qef

Një automjet ka përplasur dy makina të parkuara në një treg makinash teksa ishte duke bërë “drift” në autostradën Shkodër-Tiranë.
Videoja është filmuar nga kamerat e sigurisë në lagjen Bahçallëk të Shkodrës, rreth orës 03:37 të mëngjesit të djeshëm.

Pasi përplas dy makinat, drejtuesi del nga automjeti, afrohet të shohë se çfarë dëmesh ka shkaktuar dhe pas disa sekondash largohet qetësisht, pa e prishur aspak terezinë.
Ka qenë pronari i tregut të makinave që ka denoncuar ngjarjen e pazakontë. Ai thotë se e ka denoncuar rastin në polici, por deri më tani ende nuk është identifikuar autori, ndonëse përgjatë rrugës ka plot kamera në karburante e biznese, që do ta thjeshtonin identifikimin e drejtuesit të mjetit.
Biznesmeni shprehet se nga përplasja janë dëmtuar dy automjete.
Mesazhi i plotë:
Pershendetje JOQ! Kam nje treg makinash ne shkoder. Ju lutem me ndihmoni me identifikim e ketij personi pasi me ka demtu 2 makina. Dhe eshte e veshtire identifikimj i tij. Ka ndodh ne shkoder ne lagjen bahcallek, dje ne mengjes, ne rrugen nacionale shkoder-tirane km1. E kam denoncu ne polici por skemi marrr asnje info me gjate, po e hetojm thone. E kan shume te thjesht me e identifiku sepse pergjate rruges ka plot kamera ne karburante dhe biznese.

Comments

Popular posts from this blog

Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze

TANI Nga -  Liljana Elmazi Billa   Kemi postuar disa dit perpara rastin e goces 39 vjecare nga qyteti i Vlores Eglantina Telharaj.   Gjendja e vajzes eshte vertet e keqe edhe pasi ajo beri operacionin ajo eshte ende ne gjendje te keqe per jeten un jam nje e afermja e saj vajza ka nje jav ne reanimacion dhe sot ka pesuar nje hemoragji te tepruar. Rasti eshte postuar disa her edhe nga njerez te njohur te estrades Shqiptare por askush nga ministria e shendetesis nuk po reagon.  Do i lutesha shume popullit shqiptar te mblidhemi per Eglantinen sepse gjendja e saj ekonomike nuk eshte e mire vajza duhet derguar urgjentisht jasht shtetit per te gjetur zgjidhje per shendetin e saj sepse ajo eshte ne gjendje kritike per jeten deri me sot ka marr 40 flakona gjak dhe te gjitha i ka humbur.  Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze🙏🙏.  Ju lutem postojeni.  TANI  🙏🙏🙏

Për ty qytetar i pabindur. Lexojeni dhe kete esht e rendesishme ne ditet e sotme..!

Për ty qytetar i pabindur, Ndërkohe që ti flije i qetë, pasi gjithë ditën ishe ankuar mbi masat e marra, kishe treguar “fortësinë tende“  mbi shkeljen e izolimit, unë prisja me ankth përgjigjen nëse dhe një tjetër koleg i imi nuk do të zgjohej sot në mëngjes, prej COVID-19 +. TI që mendon se je kaq i fortë sa të prishesh gjumin tim, ti ndalësh jetën dikujt, ti plagosësh zemren një nëne vetëm sepse të duket një masë ekstreme qëndrimi në shtepi. Më pyet mua atëherë, mua që dal nga shtëpia në mëngjes, përshëndes njerëzit e mi të zemrës në telefon (mbi një muaj që nuk i shoh) dhe lutem që të kthehem në shtëpi edhe sot, e të mos përfundoj dhe unë si shumë koleg COVID 19 +.  Unë që po të drejtohem,  jam një femër, një motër, një vajzë, një grua, një MJEKE sot në Itali (shtetin më të prekur). Unë jam ajo që sot përfaqësoj ata heronj, që ndërkohë që ju qëndronit jashtë kur toka dridhej nga tërmeti, kolegët e mi rrinin BRENDA spitaleve për ti shërbyer mikut, familjarit apo ed...

Nuk u paraqit! Meta tha se ishte i zënë, Ulsi Manja: Unë nuk e di se çfarë ka më të rëndësishme presidenti

  Nuk u paraqit! Meta tha se ishte i zënë, Ulsi Manja: Unë nuk e di se çfarë ka më të rëndësishme presidenti Tirana, Albania nga - /Shtyp New /  Ulsi Manja 6 Maj, 2021 11:16 TIRANË – Komisioni i Ligjeve ka nisur ditën e sotme për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për shkarkimin e Metës. Pasi presidenti tha se ishte i zënë e se do të ishte i lirë më 10 maj, përgjigjia i ka ardhur në nisje të mbledhjes. Ishte Ulsi Manja ai i cili tha se nuk e dinte se çfarë mund të ishte më e rëndësishme për presidentin se kjo mbledhje. Manja :  Unë nuk e di se se cfarë ka më të rëndësishme. Presidenti është vënë në dijeni menjëherë në lidhje me kërkesën që lidhet me shkarkimin e tij. Komisioni i ligjeve ia garanton mundësinë që të shprehet në komision, ai ka vlerësuar kohë të pamjaftueshme. Presidenti ka gjithë mundësinë dhe kohën në dispozicoon për të dhënë sqarimin përpara, nëse nesër Kuvendi do të miratojë për ngritjen e komisionit. Duke qënë se presidenti nuk u paraqit, unë ju...