/Lapsi.al/
Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në qytetin e Durrësit. Sipas informacioneve paraprake mësohet se personi në fjalë, të cilit ende nuk i dihet identiteti është plagosur në këmbë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit.
Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur plagosja, ndërkohë që mësohet se policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes.
Comments
Post a Comment