E kemi thënë dhe vazhdojmë ta themi se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është një nga institucionet ku jepen tenderat me shifrat më stratosferike. Mjafton të shikosh një nga tenderat e shpallur së fundmi dhe e kupton.
Tenderi i fundit i shpallur nga Shëndetësia është me objekt “Blerje materiale mjekimi për nevojat e spitaleve publike”. Por fondi limit i këtij tenderi është super i çmendur, rreth 20 miliardë lekë. Por a janë vlen të harxhohen miliardë lekë, kur shërbimi në të gjitha spitalet e Shqipërisë lë për të dëshiruar.
Do harxhohen miliarda lekë për blerje mjekimesh, por në shumë spitale, qytetarët janë të detyruar t’i blejnë vetë ilaçet për mjekim. Ku do të shkojnë këta para, kur qytetarët në shumë raste i blejnë vetë ilaçet.
Mirëpo përveç kësaj ajo çfarë bien në sy është fakti se Agjencia e Prokurimit Publik nuk i ka bërë publike dokumentat e tenderit, çka të detyron të mendosh se ky tender është abuzimi i rradhës.
Fituesi i tenderit do t’i kryejë këto shërbime për 24 muaj, por a ia vlejnë gjithë këto para për vetëm dy vite?A i marrin siç duhet shërbimet qytetarët? Apo qeveria Rama ka filluar të mendojë për premtimin “Shëndetësi Falas”?
Gjithsesi mbetet për t’u parë se kush do të jetë fatlumi i këtij tenderi. Fituesi i këtij tenderi do të shpallet me 24 mars. Deri atëherë mund të ndodhë ndonjë çudi e radhës me tenderat.
- - - - >/Jeta Osh Qef/<------
Fituesi i tenderit do t’i kryejë këto shërbime për 24 muaj, por a ia vlejnë gjithë këto para për vetëm dy vite?A i marrin siç duhet shërbimet qytetarët?
Shkruan - - >/JOQ Albania
Comments
Post a Comment