Skip to main content

Një grindje në Boston. Udhëheqësit shqiptarë që kërkonin njohjen e Amerikës.

Nga - Ilir Ikonomi.
Një grindje në Boston. Udhëheqësit shqiptarë që kërkonin njohjen e Amerikës.
______

Viti 1942. Shqipëria është e pushtuar nga Italia. Dy udhëheqës të shqiptarëve të Amerikës, Fan Noli i “Vatrës” dhe Kostë Çekrezi i “Shqipërisë së Lirë”, ulen të bisedojnë në kishën shqiptare të Bostonit, për të ngritur një front të bashkuar me përkrahjen e Amerikës. Faik Konica nuk merr pjesë. Edhe pse është bërë mik me Nolin, ai nuk e duron dot Çekrezin. Noli dhe Konica duan në krye të frontit të bashkuar Mbretin Zog, që jeton në Londër. Çekrezi nuk e duron Zogun, i cili dikur e ka dënuar me vdekje në mungesë.

Në këtë bisedë që kam rindërtuar në bazë të dokumenteve, dëshira e udhëheqësve për t’i bërë mirë vendit pengohej nga egoja dhe kokëfortësia e secilit prandaj, në fund, nuk u arrit gjë.

Ishte e dielë, 12 korrik. Noli dhe Çekrezi u takuan në kishën e Shën Gjergjit në Emerald Street të Bostonit për të arritur bashkimin e shqiptarëve nën një plan të vetëm.

Në orën 3 pasdite, rreth 15 veta u ulën në tryezën e gjatë të kishës. Nga njerëzit e Çekrezit ishin: Ilo Tromara, John T. Nasse, Kosta Isaak dhe Vangjel Sotir. Ndërsa Vatrën e përfaqësonin Vasil Pani, Peter Tyko, Shefqet Bënça dhe Peter Kolonja. Palët ishin marrë vesh që Noli të ishte i paanshëm në atë mbledhje. Faik Konica nuk merrte pjesë sepse nuk denjonte të ulej në një tryezë me Çekrezin.

Noli foli i pari:

- Shqipëria nuk ka se si bëhet edhe një herë përveçse me një front të përbashkët, të cilin duhet ta kryesojë Zogu. Sado i keq të ketë qenë Zogu për Shqipërinë, puna e do që ta vemë edhe një herë në krye të lëvizjes kombëtare për formimin e një qeverie në mërgim.

Çekrezi u përgjigj me një fjalim bombastik që zgjati një orë e gjysmë e që herë-herë i largohej temës së mbledhjes.

- Nga bisedat që kam patur deri tani, mund të deklaroj botërisht se Zogu nuk përfillet as nga Amerika dhe as nga ndonjë prej aleatëve të saj. Propozoj që disa prej nesh që janë në këtë mbledhje të vijnë bashkë me mua në Uashington për të dëgjuar me veshët tanë se cili është mendimi i qeverisë amerikane dhe angleze për Zogun.

Fjalët e Çekrezit e ngacmuan Nolin dhe gjakrat u nxehën. Në zemërim e sipër, peshkopi i ra tryezës me grusht.

- Po të ishte për të bërtitur e për të rrahur tryezën, njerëzit e mi dinë ta godasin atë më fort se ju, - tha Çekrezi.

- Goditja e tryezës ishte thjesht një gjest oratorik, - u përgjigj Noli disi i zbutur.

Duke qenë se mbledhja hyri në rrugë pa krye, Çekrezi propozoi që dy grupet t’i kërkonin së bashku qeverisë amerikane njohjen e Shqipërisë si fuqi aleate dhe, në qoftë se amerikanët ose anglezët shprehinin dëshirën që ky bashkim të kishte në krye një përfaqësues të ligjshëm, atëherë ky përfaqësues le të ishte Zogu. Çekrezi propozoi gjithashtu që ai vetë dhe Faik Konica të ishin delegatë fuqiplotë të shqiptarëve të Amerikës në Uashington, me Nolin si këshilltar. Sytë e të gjithëve u drejtuan nga Noli.

- Ky është një plan i çmendur, - tha peshkopi. Nuk pranoj të hyj në bisedime për një plan të tillë.

- Janë të çmendur vetëm ata që nuk pranojnë bisedime mbi propozime të bëra me vullnet të mirë për bashkim të vërtetë, sepse e kanë vendosur që më parë që Zogu gjakatar të pranohet në krye të lëvizjes tonë, tha Kostë Çekrezi.

- Në qoftë se nuk merremi dot vesh, - ndërhyri një delegat nga Nju Jorku, – të paktën të mos përdorim fjalë jashtë edukatës, si ‘i çmendur’ e të tjera.

- Më falni zotërinj, por paskam bërë një gabim të madh, – tha Noli. Tani po e kuptoj që e paskemi thirrur këtë mbledhje pa ditur mirë se përse po mblidhemi.

- Me sa shikoj, – tha Çekrezi, – na paskeni thirrur jo për të biseduar se si mund të bëhet bashkimi, por për të na kandisur të pranojmë Zogun që këtë minutë, në kohën kur “Shqipëria e Lirë” gjendet në marrëveshje me qeverinë amerikane për njohjen e të drejtave të Shqipërisë. “Shqipëria e Lirë” do të njihet nga Departamenti i Shtetit brenda tre muajve.

- A mund të na tregosh dokumentet zyrtare që ke për këtë marrëveshje? - u hodh Shefqet Bënça i Nju Jorkut.

- Eja në zyrën tonë dhe do t’i shohësh, - ia ktheu Çekrezi.

Njerëzit e Nolit nuk duruan dhe iu sulën Çekrezit:

- Je i çmendur!

- Je agjent greko-serb!

- Ik ore mbytu!

Ora kishte shkuar 7 e 30 e mbrëmjes. Çekrezi, i bërë ujë në djersë nga të folurit e tepërt, doli nga kisha bashkë me të tijët.

Çekrezi nuk u shkurajua. Dy javë më vonë, i dërgoi një tjetër letër Departamentit të Shtetit me kërkesën për njohje. Letra i drejtohej Sekretarit Cordell Hull dhe tonet e saj ishin më pajtuese për kundërshtarët e tij politikë.

“Mund të argumentohet – shkruante Çekrezi – se shqiptarët jashtë vendit, të vetmit që mund të flasin për popullin e tyre që ka mbetur pa zë, janë të përçarë mes vetes. Nëse kjo është e vërtetë, ata janë të përçarë vetëm në çështjet e brendshme, por janë plotësisht të bashkuar, që nga ish-Mbreti e deri te shqiptari më i fundit, në vendosmërinë për të luftuar deri në fund në krah të Kombeve të Bashkuara”.

Për t’u bërë më i besueshëm, Çekrezi shkruante se, po ta donte puna, ishte gati të hiqte dorë nga kërkesa për t’u bërë udhëheqës i një organizimi të shqiptarëve jashtë vendit, në favor të cilitdo njeriu tjetër, duke përfshirë Zogun.

Comments

Popular posts from this blog

Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze

TANI Nga -  Liljana Elmazi Billa   Kemi postuar disa dit perpara rastin e goces 39 vjecare nga qyteti i Vlores Eglantina Telharaj.   Gjendja e vajzes eshte vertet e keqe edhe pasi ajo beri operacionin ajo eshte ende ne gjendje te keqe per jeten un jam nje e afermja e saj vajza ka nje jav ne reanimacion dhe sot ka pesuar nje hemoragji te tepruar. Rasti eshte postuar disa her edhe nga njerez te njohur te estrades Shqiptare por askush nga ministria e shendetesis nuk po reagon.  Do i lutesha shume popullit shqiptar te mblidhemi per Eglantinen sepse gjendja e saj ekonomike nuk eshte e mire vajza duhet derguar urgjentisht jasht shtetit per te gjetur zgjidhje per shendetin e saj sepse ajo eshte ne gjendje kritike per jeten deri me sot ka marr 40 flakona gjak dhe te gjitha i ka humbur.  Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze🙏🙏.  Ju lutem postojeni.  TANI  🙏🙏🙏

Vilat dhe paratë e Belinda Ballukut nga Tirana në Londër, thotë se i ka bërë me 'djersë', ish-burri 50 mijë euro brenda vitit

TANI Belinda Balluku deri në 77 milionë pagë në vit, para se Rama ta bënte drejtore dhe ministre blen shtëpi në Angli. A do ta hetojë SPAK? Jeta Osh Qef Belinda Balluku drejton një nga degët më të korruptuara të qeverisë së Edi Ramës, siç është Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Nuk është rastësi që Edi Rama i ka besuar Ballukut drejtori të rëndësishme dhe së fundmi ministrinë kryesore, duke larguar Damian Gjiknurin pas një serie skandalesh me hec-et, unazën e madhe etj. Gjatë vitit 2019, Balluku thotë se ka rreth 30 milionë lekë nëpër llogaritë bankare, ndërsa pagat e saj arrijnë 20 milionë lekë në vit. Ish-bashkëshortit të saj, Sokol Ballës, llogaritë i janë shtuar me 50 mijë euro brenda vitit si gazetar. Ndërkohë, Belinda kur ishte drejtoreshë e Përgjithshme e Shoqërisë Albcontrol fitonte mbi tre herë më shumë se ministre. Si drejtoreshë ajo merrte 77 milinë lekë në vit, ndërsa si ministre 20 milionë lekë. Belinda e ka nisur karrierën

Meta: 25 prilli do jetë referendum, mbështes rrëzimin e çdo tiranie

Presidenti Ilir Meta në një lidhje direkte me emisionin “Çim Peka Live” deklaroi se 25 prilli është data që do vendosë nëse Shqipëria do shkojë në Europë ose do shkojë në greminë. Meta e cilëson 25 prillin referendum dhe thekson se mbështet rrëzimin e çdo tiranie. “ Problemi sot i Shqipërisë është 25 prilli dhe presidenti këtë e ka sot detyrën kryesore. 25 prilli vendos nëse Shqipëria do ecë drejt Europës apo do të bjerë në një greminë pa fund. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk ka asnjë shans apo mundësi për negociata. Të tjera janë muhabete kot. Kjo qeveri ka bërë çdo gjë për të bllokuar të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Kushtet ishin të qarta. Ky është referendum. Ose fillohet instalimi i një regjimi despotik, ose do kemi një pjesëmarrje masive të popullit ku do kërkohet ajo që e kemi kërkuar edhe 30 vite më parë. Çdo shqiptar kudo që është të ngrihet dhe të kuptojë se fuqia e tij është vota e tij. Se vota e tij nuk blihet. Të gjithë të shkojnë të votojnë. Kjo është një gjë q