Ne duhet të ndërtojmë gjëra madhështore. Këtu një moment reflektimi lidhur me lartësinë e objekteve duhet bërë. Nuk jam doemos kundër ndërtesave të larta. Ndërtesat e larta kërkojnë projektim të lartë dhe cilësi të lartë ndërtimore, sepse përndryshe rrezikohet jeta e njerëzve. Ndërtesat e larta gjithsesi nuk mund të jenë në mes të qyteteve dhe qendrave historike. Ato nuk mund t’i bëjnë hije monumenteve të kulturës, të shëmtojnë madje shëmtimin tonë arkitektonik. Unë personalisht ëndërroj qiellgërvishtës e, thjesht si sfidë teknologjike, por jo si pritshmëri reale për jetën tonë, sepse nuk jemi një komb prej qindra milionësh. Gjithsesi, nuk dua të hap anekse dhe të etiketohem (edhe ky një tipar tjetër që mbizotëron sot).
Ne duhet ta ngremë kulturën tonë në nivele madhështore. Kjo mund të bëhet shumë kollaj nëse do të dinim se si të shfrytëzonim trashëgiminë tonë kulturore. Popuj të tjerë e kanë bërë. Le të marrim grekët dhe muzikën greke. Ajo shkëlqeu përmes Mikis Teodorakisit në botën mbarë. Ja një shembull konkret. Vallja shqiptare duhet të studiohet në thellësi. Mjafton të kujtojmë pak Rita Orën dhe kërcimin e saj që ishte një nam botëror. Kjo është rruga. Trashëgimia nuk është aty thjesht si një thithëse fondesh, por dhe si një dhuratë e madhe për sipërmarrjen dhe si një dobi e madhe. Një t’i japësh, tre të kthen mbrapsht.

Comments
Post a Comment