Skip to main content

Mananstirliu 'qeras' Artur Kadarenë me 4.2 miliardë lekë nga paratë e shqiptarëve, pjesë skemës edhe Enkelejd Joti



alb

Mananstirliu ‘qeras’ Artur Kadarenë me 4.2 miliardë lekë nga paratë e shqiptarëve, pjesë skemës edhe Enkelejd Joti

Ogerta Manastirliu nuk pyet për SPAK, i jep Artur Kadaresë së Biometric Albania’ 4.2 miliardë lekë tendera në bashkëpunim me drejtorin e QSUT Enkelejd Jotin që ka qenë më parë drejtori i Vjollcës së Topit
Ogerta Manastirliu vijon të drejtojë degën më të korruptuar të qeverisë së Edi Ramës, atë të shëndetësisë. Aktualisht SPAK ka hapur letrat e vjedhjeve në shëndetësi, por Ogerta dhe drejtorët e saj vijojnë të shpërndajnë paratë e shëndetësisë për rrethin e klientëve të qeverisë.

Së fundmi, Ogerta dhe Administratori i Përgjithshëm i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Enkelejd Joti kanë ‘qerasur’ Artur Kadarenë me rreth 4.2 miliardë lekë nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Ministrja dhe drejtori i QSUT i kanë dhënë me një dorë, gjatë muajit qershor 2020, 4 tendera kompanisë ‘Biometric Albania’, për blerje të materialeve mjekësore dhe barnave për dializën.
Tenderi parë është ndarë në shumat 131 118 000 lekë pa TVSH dhe 131 118 000 lekë, ndërsa tenderat e tjerë janë me vlerë 129,957,225 lekë, 22’681’993 lekë dhe 14,503,800 lekë.
Artur Kadareja është administrator dhe pronar i kompanisë ‘Biometric Albania’, e cila ka si objekt import-eksport, tregtim me shumicë-pakicë e mallrave, materialeve dhe pajisjeve elektromjekësore, barnave, artikujve të ndryshëm industriale, etj. Tenderat Artur Kadareja i ka marrë me procedurën e marrëveshjes kuadër, një manovër që përdoret shpesh nga Rilindja për të diktuar fituesin e tenderave për një periudhë të gjatë, deri në katër vjet, duke hequr qafe kompani jashtë rrethit të klientelës, të cilat mund t’i ngatërrojë me ankime dhe padi të ndryshme.
Nuk dihet se kush fshihet pas tij, por që kur Rama ka emëruar Manastirliun në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, Artur Kadareja ma marrë 241 tendera nga drejtorët e Manastirliut. 120 tendera Artur Kadareja i ka marrë vetëm nga QSUT. Që pas largimit të Ilir Beqjas, i certifikuar nga Gjykata Kushtetuese me vendim si hajdut i parave publike, në drejtimin e Manastriliut janë dhënë mbi 19 mijë tendera, të fituara kryesisht nga një grusht njerëzish që nga Tom Doshi, Sokol Topçiu, Artur Kadareja, Hervin Fora, Vilma Nushi etj./Pamfleti

Comments

Popular posts from this blog

Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze

TANI Nga -  Liljana Elmazi Billa   Kemi postuar disa dit perpara rastin e goces 39 vjecare nga qyteti i Vlores Eglantina Telharaj.   Gjendja e vajzes eshte vertet e keqe edhe pasi ajo beri operacionin ajo eshte ende ne gjendje te keqe per jeten un jam nje e afermja e saj vajza ka nje jav ne reanimacion dhe sot ka pesuar nje hemoragji te tepruar. Rasti eshte postuar disa her edhe nga njerez te njohur te estrades Shqiptare por askush nga ministria e shendetesis nuk po reagon.  Do i lutesha shume popullit shqiptar te mblidhemi per Eglantinen sepse gjendja e saj ekonomike nuk eshte e mire vajza duhet derguar urgjentisht jasht shtetit per te gjetur zgjidhje per shendetin e saj sepse ajo eshte ne gjendje kritike per jeten deri me sot ka marr 40 flakona gjak dhe te gjitha i ka humbur.  Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze🙏🙏.  Ju lutem postojeni.  TANI  🙏🙏🙏

Bledi Mane zbulon “skemën” e bashkëqeverisjes/ Rama e Basha do ndajnë pushtetin në shtator

Publikuar   20:13 5 Maj, 2021 shtyp New!  Nga   B.A.     Gazetari Bledi Mane ka zbuluar skemën e bashkëqeverisjes pas ftesës së kryeministrit Edi Ram apër kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Mane tha se Basha dhe Rama do të lidhin marrëveshje bashkëqeverisjeje në shtator, ndërsa pretendon se kreu i opoizitës do të vendoset kryetar Parlamenti. Ai deklaroi në emisionin “Top Talk” se në postin e Presidentes do ta marrë ish-kjryeparlamentarja Jozefina Topalli. Sipas tij, plani afatgjatë i Ramës është përçarja e PD. Gjithashtu gazetari u shpreh se kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi do ta lerë mandatin e saj në Tiranë, për t’i dhënë një karrige Petrit Vasilit. “Shpëtimi i Lul Bashës është vetëm Edi Rama. Komardarja e hedhur për të tashmë është një bashkëqeverisje që do të fillojë në shtator me një presidente si Jozefina Topalli, portofole ministrore të ndara si në 2017-ën, një pjesë e elektoratit të së djathtës punësohet, qetësohet nuk proteston, opozitar...

Meta: 25 prilli do jetë referendum, mbështes rrëzimin e çdo tiranie

Presidenti Ilir Meta në një lidhje direkte me emisionin “Çim Peka Live” deklaroi se 25 prilli është data që do vendosë nëse Shqipëria do shkojë në Europë ose do shkojë në greminë. Meta e cilëson 25 prillin referendum dhe thekson se mbështet rrëzimin e çdo tiranie. “ Problemi sot i Shqipërisë është 25 prilli dhe presidenti këtë e ka sot detyrën kryesore. 25 prilli vendos nëse Shqipëria do ecë drejt Europës apo do të bjerë në një greminë pa fund. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk ka asnjë shans apo mundësi për negociata. Të tjera janë muhabete kot. Kjo qeveri ka bërë çdo gjë për të bllokuar të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Kushtet ishin të qarta. Ky është referendum. Ose fillohet instalimi i një regjimi despotik, ose do kemi një pjesëmarrje masive të popullit ku do kërkohet ajo që e kemi kërkuar edhe 30 vite më parë. Çdo shqiptar kudo që është të ngrihet dhe të kuptojë se fuqia e tij është vota e tij. Se vota e tij nuk blihet. Të gjithë të shkojnë të votojnë. Kjo është një gjë q...