Ambasadorja amerikane tjetër mesazh dy kundërshtarëve më të përbetuar të reformës në drejtësi Ilir Metës dhe Sali Berishës: Jeni në sulm pasi keni frikë nga reforma.
Nuk ka dyshim se mesazhi i fundit i ambasadores amerikane, Yuri Kim, i adresohet Ilir Metës dhe Sali Berishës, dy kundërshtarëve më të përbetuar të reformës në drejtësi dhe investimit të Perëndimit për shembjen e perandorisë së krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.
Por, qëndrimi i fortë i ambasadores amerikane është edhe një mesazh për Edi Ramën, i cili e indentifikon vetem me flamurtarin e reformës në drejtësi, por në prapaskenë po bashkëpunon me Ilir Metën dhe Sali Berishën për të zgjatur metastazat e politikës në drejtësinë e re, duke bërë kurban gjyqtarë të caktuar siç ishte rasti i Ardian Dvoranit, duke emëruar drejtorët e tij në krye të institucioneve të drejtësisë së re siç ishte rasti i Artur Metanit.
Lufta e treshes Meta-Berisha-Rama me SHBA-BE për të sabotuar reformën në drejtësi është një luftë jetike për ekzistencën e sundimit të tyre.
Themeli i sundimit të kokave të politikës shqiptare është uniteti i tyre, korrupsioni, ndarja e pasurive publike, kontrolli i zgjedhjeve dhe mediave, propaganda, teatri sikur grinden me njëri-tjetrin dhe mbrojtja e ministrave dhe drejtorëve, si instrumente të vjedhjes. Reforma në drejtësi, përmes SPAK, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Gjykatës Speciale synon pikërisht shpartallimin e bandës politike të Tiranës. Jo rastësisht, Ilir Meta e ka konsideruar reformën si komplot të SHBA-BE, organizon mitingje dhe kërcënon se do pushtojë Parlamentin, kërcënon se do luftojë kundër SHBA si ish-presidenti i Kilit, ndërkohë që ka larguar paratë dhr fëmijët në Angli, duke përgatitur terrenin për një arratisje të mundshme.
Po çfarë mesazhesh mori dje Ilir Meta nga Yuri Kim?
Së pari ambasadorja amerikane u tha shqiptarëve se politikanët që kanë frikë nga një drejtësi e pavarur po sulmojnë reformën, duke iu referuar këtu Ilir Metës dhe Sali Berishës, të cilët kanë një mal me krime ekonomike dhe njerëzore, por që deri më sot nuk kanë dhënë kurrë llogari para drejtësisë, pasi këtë të fundit e kishin shndërruar si tualet, me ushtarët e tyre në gjykata dhe prokurori, ushtarë të cilët po i përlan çdo javë përroi i Vetingut.
Sipas Yuri Kim “Reforma në Drejtësi është në një fazë kritike. Ka bërë përparim të mjaftueshëm për të frikësuar ata që nuk e duan, por ende jo aq përparim sa të përmbushë kërkesat e popullit shqiptar për një sistem drejtësie që ka veçori integritetin dhe pavarënë. Prandaj, ata që kanë frikë nga Reforma në Drejtësi janë në sulm. Ata që e duan Reformën në Drejtësi duhet të gjejnë frymëzim tek fryma e Skënderbeut, tani më shumë se kurrë”.
Së dyti, Yuri Kim i jep një mesazh të qartë Ilir Metës të mos hedhë valle pas opinionit të Komisionit të Venecias për përplasjet e emërimeve në Kushtetuese, kur Meta dhe Berisha emëruan në këtë gjykatë, Marsida Xhaferllarin, mikeshën e Enkelejd Alibeajt. Meta e interpretoi opinionin e Venecias si triumf të luftës së tij për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Ambasadorja Yuri Kim thotë se “Opinioni i fundit i Komisionit të Venecias mbi Emërimin në Shqipëri të Gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese ofron një mundësi për të gjitha palët që të bëhen bashkë për të çuar përpara reformën në drejtësi. Nuk është rasti për akuza apo valle fitoreje. Asnjë institucion nuk ishte tërësisht fajtor. Asnjë institucion nuk e kishte tërësisht drejt apo tërësisht gabim. Komisioni i Venecias pranon se ekzistojnë interpretime të ndryshme, legjitime të dispozitave ligjore, të cilat “çuan në emërimin me pikëpyetje të dy gjyqtarëve’ për të njëjtin vend në Gjykatën Kushtetuese”.
Në këtë kuadër ambasadorja amerikane shton se “Duke rikujtuar shembullin e Skënderbeut, Ambasada e SHBA është në një mendje me Komisionin e Venecias: përballë korrupsionit dhe padrejtësisë – armiku ynë i përbashkët tek dera – populli i Shqipërisë duhet të bashkohet dhe udhëheqësit duhet të përgjigjen për detyrimin e tyre për të siguruar që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale, për t’i dhënë qytetarëve Reformën në Drejtësi që iu detyrohen, dhe për të siguruar të ardhmen e Shqipërisë”.
Sipas ambasadores, pavarësisht pengesave, reforma në drejtësi nuk do ndalet. “Reforma në Drejtësi ka qenë e dhimbshme, e ngadaltë dhe e papërsosur, por po ecën përpara dhe duhet të vazhdojë në mënyrë që Shqipëria të sigurojë të ardhmen e saj si një anëtar edhe më me vlerë i NATO-s dhe anëtare e plotë e e Bashkimit Evropian”./Pamfleti /TANI/
Comments
Post a Comment