Bashkimi Evropian pritet të hapë kufinjtë e tij në 1 korrik, por kjo hapje nuk do të thotë detyrimisht kthim në normalitet të lëvizjes së lirë në këtë periudhe pandemie të Covid-19.
Një vendim zyrtar nuk është marrë ende, por mësohet se vendet anëtare janë duke diskutuar se si do te realizohet hapja e kufinjve dhe çfarë është më e rëndësishme, me cilat vende BE do të riaktivizojë lëvizjen e lirë.
Deri tani, Komisioni Evropian, në rakomandimin e tij, përfshin edhe vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Në bazë të check-listës, Komisioni rekomandon gjithashtu heqjen e kufizimeve të udhëtimit për Shqipërinë, Bosnje Hecegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, duke filluar që nga 1 korriku, duke parë se situata e tyre epidemiologjike është e ngjashme ose më e mirë se e Bashkimit Evropian.
Kjo masë shpreh edhe gadishmërinë e Komisionit për të përafruar rajonin e Ballkanit Perëndimor me zbatimin e masave të ngjashme të kontrollit”, thuhet në njoftimin zyrtar të Komisionit Evropian.
Por ky është një rekomandim dhe përfaqësues të vendeve anëtare që mbulojnë çështjet e brendshme të BE-së, janë mbledhur të mërkurën për të përafruar qëndrimet e tyre, pa dalë në një konkluzion. Për këtë arsye, çeshtja pritet të rishqyrtohet të premten në një nivel më të lartë të diplomateve evropian, në Coreper 1.
Burime konfidenciale nga takimi i të mërkures i thanë korespondentes së RTSH në Bruksel, Arta Tozaj, se pavaresisht se propozimi i Komisionit është hapja me Ballkanin Perëndimor, vendet anëtare po shqyrtojnë mbi kriteret që sigurojnë që vendet evropiane të mos përballen me valë të dytë të Covid-19.
Për të vendosur një vend, apo një rajon në listën e sigurt të udhëtimit, Bashkimi Evropian ka si kriter që ky vend nuk duhet të ketë me shume se 16 raste të reja përgjatë dy javëve të fundit për 100 mijë banorë, dhe kjo bazuar në një mesatare testesh prej 10 mijë teste për 1 milion banorë për periudhë dy javore, në mënyrë që shifrat të jenë të besueshme. Mbi bazën e këtij kriteri Shtetet e Bashkuara të Amerikes dhe Brazili do të vazhdojnë të jenë vende të mbyllura për Bashkimin Evropian.
Përpara disa ditëve, në një artikull në Nju Jork Tajms, flitej për dy lista vendesh, të cilat po ekzaminoheshin nga Komisioni Evropian, por burime diplomatike i thanë gazetares, Arta Tozaj, se nuk ka lista të tilla, por rekomandimi do të bazohet vetëm mbi kriteret e mësipërme. Më pas do të jenë vetë vendet anëtare që do të aplikojnë një politikë të tyre për të hapur kufinjtë me shtetet jashtë zonës Shengen.
Vendimi nuk pritet të merret në mbledhjen e të enjtes të ministrave të BE-së, pasi diskutimet e deritanishme nuk kanë sjellë dakordësi mes vendeve anëtare. Nje burim diplomatik brenda Këshillit Evropian i tha gazetares Arta Tozaj, se Suedia, Franca, Sllovenia dhe disa vende të tjera janë skeptike për nje hapje të gjerë të kufinjve.
Madje, Kroacia ka vendosur të mërkurën që, për shtetasit nga Bosnje Hercegovina, Serbia dhe Kosova, të vendoset një izolim i detyruar 14 ditor, kur ata hyjnë në shtetin kroat, për shkak se janë verejtur rritje të numrave të të prekurve me Covid në Kroaci, të importuara prej këtyre shteteve.
Edhe Sllovenia nga ana e saj pritet të marrë vendim për vendosjen e kanatinës për qytetarët nga disa shtete ku është vënë re një rrije e konsiderueshme e rasteve me Coronavirus.
Ku qëndron Shqipëria në këtë konteks?
Shqipëria ka patur një numër të shtuar të rasteve në muajin qershor, krahasuar me tre muajt paraardhes, mars, prill dhe maj, duke qëndruar në limitet e kritereve të BE-së.
Në rastin e Ballkanit Perendimor, rekomandimi i Komisionit për heqjen e kufizimeve me vendet e treta, mund të shoqërohet me vendimin e secilit vend se me cilat shtete të rajonit tonë do të mbajë të hapur ose të mbyllur kufirin, apo çfarë kriteresh do të vendosë për hyrjen e shtetasve nga këto vende.
Vendet anëtare që vendosin kanë të drejtë të bëjnë ndryshime e korrigjime mbi propozimet e kKomisionit dhe burimet nga takimi thanë se kriteri kryesor mbi tavolinë është ai i rasteve të reja dhe testimeve.
Nga rregulli përjashtohen të gjithe shtetasit që janë rezidedentë në shtetet e BE-së, të cilët do të lejohen të levizin, por duke zbatuar kriteret që ka secili vend ku ata po qëndrojne në momentin e mbërritjes së tyre.
Comments
Post a Comment