Skip to main content

“Green Taxi”: Erjon Veliaj, apo Endri Fuga? Vendim i Bashkisë, që tregon favore jo të ligjshme



Kompania e taksive elektrike, me “prizë” në kullën qeveritare/ Prej afro 3 vitesh, taksistët e Tiranës flasin për “bosin” që po i konkuron heshturazi, me favore e mbrojtje nga Bashkia Tiranë, tatimet, policia e së fundi edhe nga Inspektorati shëndetësor

FAKT I PARË/ 

Ditën e premte, qarkulluam me “Taksi” ngjyrë të verdhë; që është indentifikuese e këtij shërbimi, për mjetet e licencuara të Tiranës; miratuar me Vendim nr. 2, datë 30.03.2009 të Këshillit Bashkiak (Neni 40 i rregullores).

Vetëm 2 kilometër nga nisja, na ndaloi policia rrugore për verifikime; më tej Policia Bashkiake për licencën e taksat; më tej Hetimi Tatimor, bashkë me inspektorët e shfrytëzimit rrugor. Pranë destinacionit, na ndaloi inspektorati shëndetësor, për maska, doreza e termometër “Covid”.
Pyetëm taksistin: – Ç’ne, gjithë këto kontrolle?
Përgjigja: – Ka afro 2 vite, ky avaz. Na është qepur shteti, me qëllim që të vonohen, mërziten e të mos na vijnë klientë; për të favorizuar agjencinë e taksive të bardha me vija jeshile.
Ca thonë, sikur e ka biznes Erjon Veliaj; ca thonë e ka Endri Fuga, por gjersa shteti bezdisë taksitë e verdha dhe nuk i ndalon fare jeshilet; tregon se një nga këta të dy e ka patjetër.
Provoni bëni një udhëtim me taksitë jeshile dhe do shikoni; se nuk i ndalon askush, as kur shkelin vijat e bardha dhe kalojnë me semafor të kuq.
FAKTI I DYTË/ Ditën e shtunë, për të verifikuar atë çfarë tha “taksisti i verdhë”, bëmë 3 lëvizje me “taksi jeshile”, në 3 zona të Tiranës.
Gjatë gjithë udhëtimit, në asnjë pikë kontrolli, nuk na ndaloi asnjë lloj shërbimi policor, tatimor e shëndetësor; madje kthenin shpinën ose përshëndesnin me gishtin e madh “Ok”.
I thamë taksistit: – Mirë që udhëtuam me këto jeshilet tuaja, se me ato taksitë e verdha vonohemi; ngaqë në çdo kilometër i ndalon policia, tatimet e bashkia…
Përgjigja e “taksistit”: – O shoku, nuk ka b**th kush, të na ndalojë neve! E di gjithë dynjaja, që janë të atyre tek Rama. Ndaj “Lali Eri” i ka bërë të bardha me vija jeshile, që të dallohen.
Prova është një dokument zyrtar
Çfarë të vërtete, ka në këtë “histori” bashkie e qeverie, që po krijon monopol klientelist dhe në shërbimin “TAXI”?
Këto janë episode e biseda konkrete, të bëra në raporte të natyrshme “Taksist-Klient”; dhe janë indicie, për verifikim zbatim ligji, nga agjensia e taksive jeshile me logon kompania “Green Taxi”, që financiarisht menaxhohet nga M. Muzhaqi.
Por është e vërtetë, se Erjon Veliaj, ka bërë “vendim të posaçëm” e të kundërligjshëm, në Këshillin Bashkiak, madje duke ndryshuar Vendimin nr. 2, datë 30.03.2009 “Për shërbimin taxi”.
Me Vendim Nr. 126, datë 23.11. 2017 të Këshillit Bashkiak-Tiranë, ka miratuar propozimin e veçantë të kryebashkiakut Erjon Veliaj; që përcakton gjithë automjetet “TAXI” në Tiranë, të jenë të verdha, ndërsa vetëm të kompanisë “Green Taxi”, duhet të jenë të bardha me vija jeshile.
Nëse nuk është zbuluar, se ky biznes është i Erjon Veliajt, apo i Endri Fugës; nuk ka asnjë dyshim, që vendimi për të miratuar ngjyrën e veçantë, vetëm për mjetet kompanisë “Green Taxi”, është “shenjë kujtese” për policinë, tatimet etj., që këto janë biznes i shefave të pushtetit.
Kaq për sot! Në vijim, të dhëna doganore, policore e tatimore, për këtë kompani mjetesh “Taxi” elektrike; që sipas provave që disponojmë, rezulton se janë me “prizë karikimi” në kullën qeveritare./Pamfleti

Comments

Popular posts from this blog

Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze

TANI Nga -  Liljana Elmazi Billa   Kemi postuar disa dit perpara rastin e goces 39 vjecare nga qyteti i Vlores Eglantina Telharaj.   Gjendja e vajzes eshte vertet e keqe edhe pasi ajo beri operacionin ajo eshte ende ne gjendje te keqe per jeten un jam nje e afermja e saj vajza ka nje jav ne reanimacion dhe sot ka pesuar nje hemoragji te tepruar. Rasti eshte postuar disa her edhe nga njerez te njohur te estrades Shqiptare por askush nga ministria e shendetesis nuk po reagon.  Do i lutesha shume popullit shqiptar te mblidhemi per Eglantinen sepse gjendja e saj ekonomike nuk eshte e mire vajza duhet derguar urgjentisht jasht shtetit per te gjetur zgjidhje per shendetin e saj sepse ajo eshte ne gjendje kritike per jeten deri me sot ka marr 40 flakona gjak dhe te gjitha i ka humbur.  Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze🙏🙏.  Ju lutem postojeni.  TANI  🙏🙏🙏

Për ty qytetar i pabindur. Lexojeni dhe kete esht e rendesishme ne ditet e sotme..!

Për ty qytetar i pabindur, Ndërkohe që ti flije i qetë, pasi gjithë ditën ishe ankuar mbi masat e marra, kishe treguar “fortësinë tende“  mbi shkeljen e izolimit, unë prisja me ankth përgjigjen nëse dhe një tjetër koleg i imi nuk do të zgjohej sot në mëngjes, prej COVID-19 +. TI që mendon se je kaq i fortë sa të prishesh gjumin tim, ti ndalësh jetën dikujt, ti plagosësh zemren një nëne vetëm sepse të duket një masë ekstreme qëndrimi në shtepi. Më pyet mua atëherë, mua që dal nga shtëpia në mëngjes, përshëndes njerëzit e mi të zemrës në telefon (mbi një muaj që nuk i shoh) dhe lutem që të kthehem në shtëpi edhe sot, e të mos përfundoj dhe unë si shumë koleg COVID 19 +.  Unë që po të drejtohem,  jam një femër, një motër, një vajzë, një grua, një MJEKE sot në Itali (shtetin më të prekur). Unë jam ajo që sot përfaqësoj ata heronj, që ndërkohë që ju qëndronit jashtë kur toka dridhej nga tërmeti, kolegët e mi rrinin BRENDA spitaleve për ti shërbyer mikut, familjarit apo ed...

Meta: 25 prilli do jetë referendum, mbështes rrëzimin e çdo tiranie

Presidenti Ilir Meta në një lidhje direkte me emisionin “Çim Peka Live” deklaroi se 25 prilli është data që do vendosë nëse Shqipëria do shkojë në Europë ose do shkojë në greminë. Meta e cilëson 25 prillin referendum dhe thekson se mbështet rrëzimin e çdo tiranie. “ Problemi sot i Shqipërisë është 25 prilli dhe presidenti këtë e ka sot detyrën kryesore. 25 prilli vendos nëse Shqipëria do ecë drejt Europës apo do të bjerë në një greminë pa fund. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk ka asnjë shans apo mundësi për negociata. Të tjera janë muhabete kot. Kjo qeveri ka bërë çdo gjë për të bllokuar të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Kushtet ishin të qarta. Ky është referendum. Ose fillohet instalimi i një regjimi despotik, ose do kemi një pjesëmarrje masive të popullit ku do kërkohet ajo që e kemi kërkuar edhe 30 vite më parë. Çdo shqiptar kudo që është të ngrihet dhe të kuptojë se fuqia e tij është vota e tij. Se vota e tij nuk blihet. Të gjithë të shkojnë të votojnë. Kjo është një gjë q...