Skip to main content

“Belgjika ka 4 thertore, Kamza ka 8”, banorët e Laknasit në protestë: Ky vend është oksigjeni jonë, ne nuk do t’i lejojmë që të ndërtohen


TANI
Kanal televiziv
“Belgjika ka 4 thertore, Kamza ka 8”, banorët e Laknasit në protestë: Ky vend është oksigjeni jonë, ne nuk do t’i lejojmë që të ndërtohen

Banorët e Laknasit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të një thertoreje pranë banesave të tyre. Sipas banorëve me ndërtimin e thertores rrezikojnë që të ndotet lumi, po ashtu edhe një pjesë e pyllit do të pritet, duke bërë kështu që ajri të ndotet.
Banorët janë shprehur kategorikisht kundër ndërtimit të kësaj thertoreje, ndërkohë që kanë ndjekur edhe hapat ligjore për të ruajtur zonën e pyllëzuar.
Ambientalisti Sazan Guri i cili ishte në mbështetje të banorëve, tha se leja e dhënë për thertoren është ‘nul’ pasi duhet të ndërtohet 5000m larg lumit.
Është i vetmi rast që vijnë persona mbi 70-80 vjeç që duan të mbrojnë mjedisin. Ky pyll i jep banorëve ajrin e pastër. Ky pyll ua bën jetën të banueshme banorëve këtu. Ky pyll me këto rrënjë që ka pastron ujin e Tiranës. Është një pyll që mbron erozionin e lumit. Belgjika ka 4 thertore, Kamza ka 8 thertore.
Ka dhënë një lejë, por kjo leje do të behet nul. Pasi duhet të jenë 2000m larg banorëve dhe 5000 m larg lumit. Banorët kur janë bashkë nuk ka proces që ti thyej këto.
Ndërkohë një nga fëmijet e zonës, para kamerave shprehu revoltën e tij për të mbrojtur mjedisin ku ai është rritur.
“Unë nuk e lejoj Xhelal Mziun që të na marrë këtë vend. Ne nuk kemi ku të rrimë prej erës së keqe. Ato duan të bëjnë thertore dhe ne nuk do ti lejojmë pasi ky vend është oksigjeni jonë. Është ajri jonë. Ne nuk jemi dakord. Duam ajër të pastër dhe oksigjen. Këtë vend këtu ta bëjnë një park ose një vend të mirë dhe të marrim ajër të pastër, jo stallë derrash. Vjen një njeri pa të drejtë ligjore dhe na merr ajrin. Çfarë do të bëjmë ne tani ti lëmë ato që të na marrin ajrin. Ne duhet ta vëmë drejtësinë me këmbët tona dhe më shpirtin tonë që kemi gjallë.”- tha fëmija.

(M.Q/Faxweb.al) & A. Cara/

Comments

Popular posts from this blog

Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze

TANI Nga -  Liljana Elmazi Billa   Kemi postuar disa dit perpara rastin e goces 39 vjecare nga qyteti i Vlores Eglantina Telharaj.   Gjendja e vajzes eshte vertet e keqe edhe pasi ajo beri operacionin ajo eshte ende ne gjendje te keqe per jeten un jam nje e afermja e saj vajza ka nje jav ne reanimacion dhe sot ka pesuar nje hemoragji te tepruar. Rasti eshte postuar disa her edhe nga njerez te njohur te estrades Shqiptare por askush nga ministria e shendetesis nuk po reagon.  Do i lutesha shume popullit shqiptar te mblidhemi per Eglantinen sepse gjendja e saj ekonomike nuk eshte e mire vajza duhet derguar urgjentisht jasht shtetit per te gjetur zgjidhje per shendetin e saj sepse ajo eshte ne gjendje kritike per jeten deri me sot ka marr 40 flakona gjak dhe te gjitha i ka humbur.  Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze🙏🙏.  Ju lutem postojeni.  TANI  🙏🙏🙏

Për ty qytetar i pabindur. Lexojeni dhe kete esht e rendesishme ne ditet e sotme..!

Për ty qytetar i pabindur, Ndërkohe që ti flije i qetë, pasi gjithë ditën ishe ankuar mbi masat e marra, kishe treguar “fortësinë tende“  mbi shkeljen e izolimit, unë prisja me ankth përgjigjen nëse dhe një tjetër koleg i imi nuk do të zgjohej sot në mëngjes, prej COVID-19 +. TI që mendon se je kaq i fortë sa të prishesh gjumin tim, ti ndalësh jetën dikujt, ti plagosësh zemren një nëne vetëm sepse të duket një masë ekstreme qëndrimi në shtepi. Më pyet mua atëherë, mua që dal nga shtëpia në mëngjes, përshëndes njerëzit e mi të zemrës në telefon (mbi një muaj që nuk i shoh) dhe lutem që të kthehem në shtëpi edhe sot, e të mos përfundoj dhe unë si shumë koleg COVID 19 +.  Unë që po të drejtohem,  jam një femër, një motër, një vajzë, një grua, një MJEKE sot në Itali (shtetin më të prekur). Unë jam ajo që sot përfaqësoj ata heronj, që ndërkohë që ju qëndronit jashtë kur toka dridhej nga tërmeti, kolegët e mi rrinin BRENDA spitaleve për ti shërbyer mikut, familjarit apo ed...

Meta: 25 prilli do jetë referendum, mbështes rrëzimin e çdo tiranie

Presidenti Ilir Meta në një lidhje direkte me emisionin “Çim Peka Live” deklaroi se 25 prilli është data që do vendosë nëse Shqipëria do shkojë në Europë ose do shkojë në greminë. Meta e cilëson 25 prillin referendum dhe thekson se mbështet rrëzimin e çdo tiranie. “ Problemi sot i Shqipërisë është 25 prilli dhe presidenti këtë e ka sot detyrën kryesore. 25 prilli vendos nëse Shqipëria do ecë drejt Europës apo do të bjerë në një greminë pa fund. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk ka asnjë shans apo mundësi për negociata. Të tjera janë muhabete kot. Kjo qeveri ka bërë çdo gjë për të bllokuar të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Kushtet ishin të qarta. Ky është referendum. Ose fillohet instalimi i një regjimi despotik, ose do kemi një pjesëmarrje masive të popullit ku do kërkohet ajo që e kemi kërkuar edhe 30 vite më parë. Çdo shqiptar kudo që është të ngrihet dhe të kuptojë se fuqia e tij është vota e tij. Se vota e tij nuk blihet. Të gjithë të shkojnë të votojnë. Kjo është një gjë q...