Skip to main content

Posts

Showing posts from March, 2020

“Amerikanët e kanë krijuar virusin për të na vrarë”, Irani refuzon ndihmën nga SHBA

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ayatollahu Ali Khamenei refuzoi kategorikisht çfarëdolloj ndihme të SHBA-ve në lidhje me Covid-19. Ai gjithashtu akuzoi se ky virus, është një “helm” i krijuar posaçërisht për të vrarë iranianët. Sanksionet e rrepta të vendosura nga Donald Trump, kanë bërë që Irani të kthehet në një nga shtetet më të goditura në botë si pasojë e pandemisë. Disa udhëheqës kinezë kanë sugjeruar që koronavirusi ishte krijuar në një laborator nga SHBA për të sulmuar vendin e tyre, i cili ishte i pari në botë që u godit nga virusi. "Nuk e di se sa e vërtetë është kjo akuzë, por ekziston. Kështu që kush mund t’i besojë Amerikës të na sjellë ilaçe?”tha udhëheqësi iranian, duke iu referuar teorisë së komplotit. "Ndoshta ilaçi juaj është një mënyrë për të përhapur më shumë virusin." Khamenei përsëriti akuzat dhe kritikat në një seri postimesh në Twitter. Burimi: NewsWeek |  Perktheu /Shqipnews.net /

Miftar Krasniqi: Të bashkuar në Luftë kunder Korona Virusit!

  Miftar Krasniqi   Të bashkuar në Luftë kunder Korona Virusit! Përderisa ne mbajmë distancë,ai një ditë do të na gëlltisë tër Njerzimit një nga një! Vetem mbrenda 24 orëve të fundit në Itali vdiqen 1.000 Persona e perderisa tek ne në Mynih 200 persona u infektuan vetem sot. Andaj ne kemi vendos të mos dorzohemi të punojmë dhe së bashku ti Shpallim Luftë këtij perbindshi! Duke e dezinfektuar me Pije sheruese si:Raki Thane  100:%Tropojane 🇦🇱si dhe atë Dalmatine. Gjdo ditë e më shumë po zhytemi në një Kaos  pandemik.me humorë dhe me mërzi secila ka vendin e vetë .porë të dërzohemi kursesi!! Perderisa Lufta po vazhdonë.......!

Kurti: Porosia që iu dha Grenellit: 80 deputetë janë të gatshëm për një marrëveshje për shkëmbim të territorit të Kosovës (shkrimi i plotë)

Albin Kurti ka shkruar një natë pasi u rrëzua nga pushteti që e mbajti për 50 ditë. Kurti nis shkrimin e tij duke thënë se “ishte rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme”. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i rrëzuar me 82 vota pro, shkruan se “ne do të fitojmë” dhe “e ardhmja është e jona”. Ai thotë se kuptimi i mosbesimit ishte porosia e emisarit të SHBA’së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell. Sipas kryeministrit në detyrë, me votimin dje, u kuptua se 80 deputetë janë të gatshëm për një marrëveshje për shkëmbim të territorit të Kosovës, që Kurti beson se është arritur mes Presidentit të Kosovës dhe të Serbisë. Shkrimi i plotë: Ishte kjo një rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme. Pa rënë qeveria si përbërje nuk bëhet dot qeverisja si përmbajtje. Jo se e kemi ditur, gjithsesi e morëm vesh. Mbledhja e djeshme e kuvendit do të ishte mirë të mbahej mend gjatë. Mirëpo, nuk do të ndodhë kështu, sepse ne do të fitojmë. Pra, e ardhmja është e jona, ndërkohë

Kancelarja Merkel shkon vet në supermarket

Kancelarja Merkel shkon vet në supermarket Kancelarja gjermane Angela Merkel edhe në kohën e krizës Corona ka shkuar vet në supermarket për të blerë, pa maskë dhe pa doreza. Mediat gjermane njoftojnë se kancelarja Merkel të premten në mbrëmje është parë në një supermarket në Berlin-Mitte, ku zakonisht shkon për të blerë. Së pari ka blerë perime dhe më pas disa gjëra të tjera. Dëshmitarët okularë thonë se në shportën e saj ka pasur ndër tjerash edhe permie, një sapun, një shishe verë, letër higjenike... Merkel ka paguar vet - me kartelë. Ndërsa ditën e dielë, pra sot me 22.03.2020 Merkel mori pjesë në video-konferencën me kryeministrat e landeve, ku u vendos ndalimqarkullimi i qyetarëve në masë të madhe, në gjithë Gjermaninë. Por shkuarja në dyqane dhe shetitjet familjare nuk ndalohen. https://www.facebook.com/122470481130194/posts/2936480866395794/

Elvis Naci: Kush rri në shtëpi ka shpërblimin e dëshmorit!

Kush rri në shtëpi ka shpërblimin e dëshmorit!  Në këtë kohë të vështirë të KoronaVirusit le t’i kthejmë sytë nga perlat profetike. Pejgamberi i Zotit a.s  ka thënë: “S’ka ndonjë njeri, kur bie murtaja, e ai qëndron në shtëpinë e tij, durimtar, duke pritur shpërblimin, dhe duke e ditur se, nuk e godet asgjë pos asaj që Zoti ia ka shkruar atij, vërtet atij i takon si shpërblimi i dëshmorit.” Sahih, Ahmedi nr. 26139                                  Kjo është koha e njëjtë epidemie, ndaj qëndroni brenda, merrni shpërblimin e Zotit, Ai shpërblen shumë. Ruani jetën e njëri tjetrit. Zoti thotë; Kush shpëton një jetë sikur ka shpëtuar gjithë njerzimin”  Shpërndajeni këtë status, këshilloni njëri tjetrin për vepra të mira dhe për durim, si në Suren “El Asr” ( Pasha Kohen)  Zoti ju bekoftë shqiptarët e mi, jemi bashkë e rrini të qetë se Zoti as na ka lënë as na ka braktisur.., 

A mundet qe thirrjet e drejta qe populli te rrije ne shtepi ti beje shoqeria civile

A mundet qe thirrjet e drejta qe populli te rrije ne shtepi ti beje shoqeria  civile?Njerez te artit ,kultures dhe shkences  dhe  jo ju Z.Kryeminister?Duket qarte qe ka ndonje ose shume arsye qe populli nuk ju bindet.Megjithese kjo eshte totalisht e gabuar.Ju rekomandoj qe ministrat tuaj ne vend te propagandes ,te dilnin dhe te deklaronin sesi jane ndare buxhetet dhe cfare ndihmash po i afrohen popullit me  parate e taksapaguesve.Prandaj i dashur kryeminister,ne krye te digastereve duheshin vene specialiste te sektorit dhe  jo mesues kimie e anglishteje.Kjo do te ishte lufta  dhe propaganda me e mire kundra panikut .E vetmja gje qe ke ne gadishmeri totale ,jane zagaret mavi ,qe mundohen te helmojne tentativat tona per te verteten ,duke na quajtur te politizuar,packa se nuk kemi patur asnjehere ,asnje miligram perfitim politik.

Ilir Meta: Sot paradite inspektova Shtëpinë e Pushimit të Ushtarakëve në Durrës

Sot paradite inspektova Shtëpinë e Pushimit të Ushtarakëve në Durrës, që është kthyer në një qendër karantinimi të standardeve optimale. Edhe pse një numër i pakët qytetarësh po trajtohen aktualisht, kjo qendër i ka të gjitha kapacitetet për të pritur deri në 120 qytetarë me të gjitha standardet e sigurisë shëndetësore. Falenderoj  të gjithë personelin ushtarak dhe shëndetësor për gatishmërinë e tyre shembullore! SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI! 🇦🇱

Një pakicë e vogël mund të bëjë hatanë”, ushtria shqiptare del në rrugë në mbrojtje të popullit

Duke qenë se një pakicë e vogël nuk i është bindur rregullave të qeverisë për të qëndruar të izoluar dhe për të shmangur lëvizjet e panevojshme, ushtria shqiptare ka dalë në rrugë për të monitoruar vendin. Kryeministri Rama ka ndarë pamjet në llogarinë e tij në Facebook, duke postuar një video të makinave të Forcave të Armatosura në rrugët e kryeqytetit. Rama shkruan se një pakicë e vogël mund të bëjë hatanë, ndaj ushtria s’ka për ta lejuar këtë. “🔴  TIRANË – USHTRIA DO TË VIHET E GJITHA NË MBROJTJE TË POPULLIT NGA NJË PAKICË FARE E VOGËL INDIVIDËSH TË PAPËRGJEGJSHËM, TRADHËTARË TË VËRTETË, QË MUND TË NA BËJNË HATANË DHE NUK DUHET TË LEJOHEN NË ASNJË MËNYRË, TË MARRIN NË QAFË MIJËRA E MIJËRA TË PAFAJSHËM, E T’U SJELLIN VUAJTJE TË MËDHA DHJETËRA MIJËRA TË TJERËVE 😡 🔴  DUHET T’I NDALIM ME ÇDO KUSHT DHE DO TË PËRDORIM ÇDO MJET, DERI NË HEQJEN E PLOTË TË LIRISË NËSE NUK DO TË TËRHIQEN URGJENTISHT NGA RRUGA E TYRE QORRE 👊 🔴  POPULLI NUK I’A KA BORXH ASNJË INDIVIDI TRADHËTI

Për ty qytetar i pabindur. Lexojeni dhe kete esht e rendesishme ne ditet e sotme..!

Për ty qytetar i pabindur, Ndërkohe që ti flije i qetë, pasi gjithë ditën ishe ankuar mbi masat e marra, kishe treguar “fortësinë tende“  mbi shkeljen e izolimit, unë prisja me ankth përgjigjen nëse dhe një tjetër koleg i imi nuk do të zgjohej sot në mëngjes, prej COVID-19 +. TI që mendon se je kaq i fortë sa të prishesh gjumin tim, ti ndalësh jetën dikujt, ti plagosësh zemren një nëne vetëm sepse të duket një masë ekstreme qëndrimi në shtepi. Më pyet mua atëherë, mua që dal nga shtëpia në mëngjes, përshëndes njerëzit e mi të zemrës në telefon (mbi një muaj që nuk i shoh) dhe lutem që të kthehem në shtëpi edhe sot, e të mos përfundoj dhe unë si shumë koleg COVID 19 +.  Unë që po të drejtohem,  jam një femër, një motër, një vajzë, një grua, një MJEKE sot në Itali (shtetin më të prekur). Unë jam ajo që sot përfaqësoj ata heronj, që ndërkohë që ju qëndronit jashtë kur toka dridhej nga tërmeti, kolegët e mi rrinin BRENDA spitaleve për ti shërbyer mikut, familjarit apo edhe ty. Ne jemi

Letra/ Dialogu shqiptaro-serb i shtyrë nga lobistët e Beogradit. Nuk ka vemendje për Kosovën në SHBA

JOQ Kosova “Nuk është e mençur të besosh që Uashingtoni i kushton “vëmendje të plotë” procesit të errët të dialogut Kosovë-Serbi. Shumë pak vetë në ëashington janë në djeni të asaj që po ndodh, dhe më pak brengosen për këtë nismë të shtyrë nga lobistët e Serbisë në një administratë që kujdeset pak për Ballkanin dhe aspak për Kosovën” Ky është thelbi i një letre që analisti amerikan dhe profesori i Universitetit “John Hopkins”, Daniel Serëer, i ka drejtuar presidentit të Kosovës. “Kosova duhet të jetë e gatshme të largohet nga një marrëveshje e keqe në mënyrë që të marrë një të mirë, në kohën e duhur dhe me ndihmën e SHBA-së dhe BE-së. Deri atëherë, përmirësimet në rritje janë gjithçka që mund të shpresohet. Arti i qeverisjes kërkon që të inkurajoni qytetarët tuaj të jenë të durueshëm. Gjëra të mira vijnë për ata që mund të presin”, ka shkruar mes të tjerash Serëer. Presidenti i Kosovës Thaçi i ishte përgjigjur shqetësimeve të ish diplomatit amerikan Shaun Byrnes dhe vetë

12 vjet burg në Serbi kush shkel karantinën

Beogradi zyrtar ka paralajmëruar masa të ashpra ndëshkuese ndaj të gjithë atyre që nuk zbatojnë vendimet për të qëndruar në karantinë. Nëse ndonjë person do të shkelë vetëizolimin si pasojë e koronavirusit dhe për shkak të infektimit të mundshëm të personit tjetër që mund të çojë në përfundim fatal, atëherë do të dënohet deri në 12 vjet burg. Italia mori masë të ngjashme një ditë më parë. Masat e tilla janë njoftuar sonte nga kryeministrja Ana Brnabiç, pasi Serbia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit. Serbia deri më sot ka 89 raste të konfirmuara me koronavirus teksa qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Vendi ballkanik nuk ka ende viktima dhe vetëm një të rekuperuar. /Lapsi/

Viruset apo ndotja e mjedisit është më vdekjeprurëse?!

Nga Abdulla Diku Viruset apo ndotja e mjedisit është më vdekjeprurëse?! ____ Statistikisht, koronavirusi deri tani ka shkaktuar më pak vdekje edhe se vetë gripi i zakonshëm. Madje as gripi, as ndonjë virus tjetër, nuk ka shkaktuar aq shumë vdekje sa ndotja e mjedsit. Në rang global, ndotja e ajrit është përgjegjëse për rreth 6-10% të vdekjeve. Veçanërisht ndotja e ajrit në vende në zhvillim si Shqipëria ka shkaktuar shumë të vdekur në këto 30 vitet e fundit. Dy grafikët japin të dhëna për numrin e vdekjeve nga ndotja e ajrit dhe ajo e ndotjes së ajrit në ambjente të mbyllura (vende pune, miniera, fabrika, shtëpi etj), për periudhën 1990-2017. Sipas studimit, afërsisht 4.3% e vdekjeve ne Shqiperi vijnë prej ajrit të ndotur dhe 3.4% prej ajrit të ndotur në ambjente të mbyllura. Ndaj nuk është koronavirusi apo viruset e tjera më shumë vdekjeprurese se ndotja e ajrit.Studimet janë publikuar nga Instituti për Matjet dhe Vlerësimin e Shëndetit (IHME), Siatëll, SHBA në vitin 201

Humbi jetën nga koronavirusi, trupi i 73-vjeçares ende në morg. Nuk dihet nëse do i dorëzohet familjes

Viktima e parë nga koronavirusi në Shqipëri u bë 73- vjeçarja nga Durrësi, me inicialet Xh. G., e cila ishte prekur nga COVID-19 dhe kishte edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Ajo humbi jetën mesditën e djeshme në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku qëndronte e shtruar prej disa ditësh. Trupi i 73 vjeçares ndodhet ende në morgun e spitalit të Durrësit pasi nuk është marrë vendimi se si do të procedohet me varrimin e saj, raporton Panorama. Nuk dihet ende edhe nëse do të jenë familjarët ata që do të kryejnë ceremoninë apo do të jenë struktura të posaçme të Bashkisë dhe shëndetësisë që do të kryejnë këtë proces. Kjo pasi qeveria shqiptare ka ndaluar me urdhër grumbullimet e njerëzve, duke mbyllur edhe të gjitha baret e restorantet në Tiranë e Durrës, me qëllim frenimin e përhapjes së virusit.

“Vemje e pështirë”, kirurgu ‘shpërthen’ për maskat e skaduara: Këtu jargavitesh triumfator se qëndron mbi një popull bagëti

Ditën e djeshme Partia Demokratike zbuloi një skandal të vërtetë lidhur me maskat që u janë shpërndarë ekipeve mjekësore nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, të cilat ishin të skaduara që prej vitit 2011. Pas këtij skandali reaguan shumë mjekë, mes tyre edhe kirurgu Gëzim Xhepa. Përmes një postimi në Facebook, Xhepa shprehet se maskat e përdorura jo vetëm që e kanë humbur vlerën e tyre, por për shkak të shumë viteve të magazinimit, ato janë bërë objekt dhe i një sërë ekspozimesh ndaj pluhurave. “Ndaj i nderuar zyrtar, a politikan…, kushdoqofsh ti që ke qenë në dijeni të një akti të tillë të paskrupullt ndaj një rrethi profesional që në çdo rrethanë sakrifikon për jetën dhe shëndetin e të tjerëve…, je një vemje e pështirë që me këtë akt pështirosësh kudo në botë do dënoheshe për krim ndaj jetës me paramendim dhe përfitim…, por këtu jargavitesh triumfator se qëndron mbi një popull bagëti, të tredhur që në vegjëli…!!!!”,  shkruan mes të tjerash Xhepa në reagimin e tij në rrjet

Mblidhen 100.000 eurot per Elion! Në situatën e Korona Virusit, ka edhe lajme të mira.

Nga - Elvis Naci  Mblidhen 100.000 eurot per Elion! Në situatën e Korona Virusit, ka edhe lajme të mira. Bashkë ia dolëm që Elios t’i mbledhim dhe dhurojmë 100.000 euro. Do të kërkoja nga ju miq të dashur të lutemi për Elion që Zoti t’u japë sukses mjekëve që Elio të shërohet e të kthehet pranë nesh. Lus Zotin që me bamirësinë e Elios të na ruajë nga cdo sëmundje dhe virus 🦠 që qarkullon, të na i ruaji prindërit, gjyshërit dhe fëmijet. Shpërndaje të begatoftë i madhi Zot se Elio ka nevojë për lutje dhe njerëzit për lajme të mira... O Zot, shëroje Elion! Amin.

Video që po bën xhiron e rrjetit: Ja si përhapet Koronavirusi nga një njeri në tjetrin

Koronavirusi, epiqendra e të cilit ishte në Kinë, është përhapur me shpejtësi në shumë vende të botës, duke përfshirë dhe vendin tonë. Së fundmi një video e realizuar nga ministria e shëndetësisë së Arabisë Saudite, që tregon si perhapet Koronavirusi nga një njeri në tjetrin, po bën xhiron e rrjetit.Videoja është publikuar në Twitter dhe ka si mesazh ndërgjegjësimin e qytetarëve për të pasur kujdes kudo që lëvizin dhe me këdo që takojnë. Evan Kirstel @evankirstel How viruses like # Coronavirus spread # COVID19 # COVIDー19 . Thoughts on this video @ daniel_kraft ? 240 6:42 PM - Mar 7, 2020  ·  Chelmsford, MA

Frikë nga koronavirusi: Erdogan refuzon t’i japë dorën Ambasadorit të Shqipërisë në Ankara (VIDEO)

Ditën e sotme, presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan është takuar me ambasadorin e Shqipërisë në Ankara, Kastriot Ribo. Ata u takuan në Kompleksin Presidencial, ku Ambasadori i Shqipërisë i ka dorëzuar letrat kredenciale presidentit Erdogan. Gjatë takimit të tyre, Ribo dhe Erdogan i zgjatën njëri-tjetrit dorën për t’u përshëndetur, mirëpo presidenti turk u tërhoq menjëherë nga frika e koronavirusit. Ai refuzoi t’i jepte dorën ambasadorit shqiptar, duke e vendosur dorën e tij mbi gjoks në formë përshëndetjeje. “Korona”- tha Erdogan, siç mund ta shihni në videon e mëposhtme:

Nis dezinfektimi i institucioneve arsimore në Burrel

Në kuadër të masave të marra për përballimin e situatës së krijuar nga koronavirusi në vendin tonë, ka nisur dezinfektimi i ambjenteve publike në të gjithë vendin. Edhe Bashkia e Matiti ka nisur punën për dezinfektimin e institucioneve arsimore, si ambjente të frekuentuara nga nga shumë individ. Puna ka nisur që mëngjesin e kësaj të marteje me dezinfektimin e ambjenteve të çerdheve e më pas ambjentet kopshteve. Specialistët e fushës përkatëse kanë bërë spërkatjen e këtyre ambjenteve me dezinfektantë dhe do të ndiqen rregullat e posatshme për vijimësinë. Po ashtu, puna do të vijojë edhe në institucionet e tjera arsimore në të gjithë Bashkinë e Matit. Ndërkohë, sa i përket procesit mësimor, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka nxjerrë udhëzimet përkatëse se si duhet të koordinohen mësuesit, nxënësit dhe prindërit për të zhvilluar mësimin nga shtëpia. Sipas këtij udhëzimi do të jenë drejtoritë e shkollave ata të cilat do të koordinojnë procesin, në mënyrë që ai të mos ndë

Masa për të mbajtur koronavirusin jashtë burgjeve: Familjarët në takim vetëm me maska

Masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit kanë prekur edhe institucionet e vuajtjes së dënimit. Përmes një njoftimi të fundit Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve u bën me dije familjarëve të të burgosurve se do të mund të futen në burgje për takime vetëm me masa mbrojtëse. Në rast të kundërt ata nuk do të lejohen të futen në institucionet peritenciare. Në shtetin fqinj, Italinë, ku virusi po përhapet me shpejtësi qeveria ndaloi takimet me familjarët për të burgosurit, çka shkaktoi revolta në të gjitha burgjet. Pati përleshje me policinë, tentativa për arratisje por edhe 7 të vdekur në radhët e të burgosurve. /Ora News.tv/