Skip to main content

Udhëkryqi i ri i PD pas humbjes së 25 prillit

Alfred Peza 


Sa më shumë që i afrohemi 25 prillit aq më shumë po bëhet e qartë, se me këtë lider që ka si kandidat për Kryeministër, opozita ka gjithmonë e më pak shanse për të fituar zgjedhjet. Aq më tepër që brenda gardhit të “Opozitës së Bashkuar”, qëllimi i fundit që kanë liderët e saj veç e veç, është rrëzimi i Edi Ramës nga pushteti.

Lulzim Basha të vetmin hall, duket qartë se ka, mbijetesën e tij për të qenë sërisht në krye të PD pavarësisht humbjes. Mjafton të shohësh për këtë, listën e kandidatëve për deputetë, që ka caktuar deri tani. Fatmir Mediu, Vangjel Dule e Shqipëtim Idrizi kanë hall që të jetë në listën fituese të PD, si edhe Dash Shehi, Nard Ndoka e Agron Duka.

Ndërsa Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, kanë një hall të llojit tjetër. Dikur kishin luksin të bënin përmes LSI “kingmakerin” e politikës shqiptare, duke shkuar herë në qeverisje me PD e herë me PS. Ndërsa në këto zgjedhje, i vetmi objektiv i tyre, mbetet mbijetesa e LSI e cila në të gjitha sondazhet del më dobët se çdo herë tjetër të 16 viteve të ekzistencës së saj.

I vetmi që ka vetëm një hall dhe objektiv të pandryshueshëm prej 8 vjetësh, është Edi Rama, që kërkon të fitojë mandatin e tretë qeverisës. Duke patur përballë një opozitë me objektiva kaq kundërthënëse, sipas parimit “o Mete, për vete”, Kryeministrit i mbetet veçse të maksimizojë objektivin e tij dhe të PS.

Humbësi më i madh përballë kësaj tabloje politike dhe elektorale, në fund mbetet të jetë, sfidanti i Edi Ramës. Me humbjen e opozitës në zgjedhje, fatura kryesore e dështimit i takon kandidatit të tyre për Kryeministër. Ndaj sa më shumë po e ndjejnë se po afrohet kjo ditë, aq më shumë kanë filluar të meren me analizën se kush mund të jetë, pasardhësi i Lulzim Bashës në krye të PD dhe opozitës shqiptare pas 25 prillit.

E sigurtë është që më shumë se në dëshirën e demokratëve, kjo zgjedhje është në dorën e Sali Berishës, për aq kohë sa ai ndryshe nga sa pritej nga disa ëndërrimtarë të pandreqshëm, do të jetë sërisht pjesë e Parlamentit të ri në shtator. Qëndrimi i tij brenda skemës së lojës aktive të politikës në Shqipëri, e bën të jetë sërisht prej 30 vjetësh me radhë, edhe lideri “de facto” i së djathtës dhe opozitës.

Ka pak të ngjarë që Sali Berisha të rikthehet për të qenë edhe “de jure” vetë, në krye të PD. Sepse do ta kishte bërë kur të donte gjatë këtyre 8 viteve të fundit. Ai është i vetmi lider në historinë e Shqipërisë, që ia ka dalë të ketë luksin, të udhëheqë po njëlloj si në skenë, edhe në prapaskenë përmes “dordolecit” që vendosi formalisht në krye të PD.

Po kush mund të jetë pasardhësi i Lulzim Bashës në këtë lloj loje, për të qenë “de jure” edhe Kryetar i PD dhe i opozitës në tërësi? E sigurtë deri tani është vetëm një gjë: Ai nuk do jetë një “Sokol Olldash” tjetër brenda PD. Jo thjeshtë dhe vetëm që nuk ka më sot një me “stof” të tillë. Por edhe sikur të kishte, kaq e kuptojnë të gjithë, se historia nuk mund të korigjohet dot!

Ndaj, një nga emrat e parë që të shkon ndërmend për të qenë lideri i ri i opozitës është… Ilir Meta. Jo vetëm thjeshtë se pas një viti i mbaron mandat si President dhe është i lirë ta kryejë këtë funksion. Jo vetëm se ka formatin dhe eksperiencën e duhur politike për ta bërë këtë. Por mbi të gjitha, për shkak se është aktualisht i vetmi që gëzon prej shumë e shumë kohës, besimin “absolut” të Sali Berishës.

A është e mundur që PD dhe LSI në këto kushte të shkriheshin në një? Pasi vendosi në programin e vet elektoral taksën e sheshtë, LSI nuk ka më asnjë element programor të majtë dhe asnjë dallim tjetër me PD. Ndaj nga pikëpamja politike dhe idoelogjike nuk ka më asnjë ndryshim mes Sali Berishës dhe Ilir Metës. Mes PD dhe LSI.

E vetmja e panjohur në këtë ekuacion, është nëse Berisha ka vërtetë aq besim tek Meta, sa tia dorëzojë për të udhëhequr projektin e tij politik 30 vjeçar; PD. Kështu që pasuesi i Lulzim Bashës, mund të mos jetë, as Ilir Meta. Por ndonjë “i panjohur” politik brenda familjes sipas modelit të përfolur “Trump”.

Të tjerë jashtë këtij rrethi vicioz, që besojnë se mund tia dalin si Lulzim Basha ose përmes meritokracisë politike dhe elektorale, ta harrojnë dhe bëjnë mirë që tia kursejnë vetes ëndrrat me “bukë lepurushi”.

Comments

Popular posts from this blog

Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze

TANI Nga -  Liljana Elmazi Billa   Kemi postuar disa dit perpara rastin e goces 39 vjecare nga qyteti i Vlores Eglantina Telharaj.   Gjendja e vajzes eshte vertet e keqe edhe pasi ajo beri operacionin ajo eshte ende ne gjendje te keqe per jeten un jam nje e afermja e saj vajza ka nje jav ne reanimacion dhe sot ka pesuar nje hemoragji te tepruar. Rasti eshte postuar disa her edhe nga njerez te njohur te estrades Shqiptare por askush nga ministria e shendetesis nuk po reagon.  Do i lutesha shume popullit shqiptar te mblidhemi per Eglantinen sepse gjendja e saj ekonomike nuk eshte e mire vajza duhet derguar urgjentisht jasht shtetit per te gjetur zgjidhje per shendetin e saj sepse ajo eshte ne gjendje kritike per jeten deri me sot ka marr 40 flakona gjak dhe te gjitha i ka humbur.  Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze🙏🙏.  Ju lutem postojeni.  TANI  🙏🙏🙏

Vilat dhe paratë e Belinda Ballukut nga Tirana në Londër, thotë se i ka bërë me 'djersë', ish-burri 50 mijë euro brenda vitit

TANI Belinda Balluku deri në 77 milionë pagë në vit, para se Rama ta bënte drejtore dhe ministre blen shtëpi në Angli. A do ta hetojë SPAK? Jeta Osh Qef Belinda Balluku drejton një nga degët më të korruptuara të qeverisë së Edi Ramës, siç është Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Nuk është rastësi që Edi Rama i ka besuar Ballukut drejtori të rëndësishme dhe së fundmi ministrinë kryesore, duke larguar Damian Gjiknurin pas një serie skandalesh me hec-et, unazën e madhe etj. Gjatë vitit 2019, Balluku thotë se ka rreth 30 milionë lekë nëpër llogaritë bankare, ndërsa pagat e saj arrijnë 20 milionë lekë në vit. Ish-bashkëshortit të saj, Sokol Ballës, llogaritë i janë shtuar me 50 mijë euro brenda vitit si gazetar. Ndërkohë, Belinda kur ishte drejtoreshë e Përgjithshme e Shoqërisë Albcontrol fitonte mbi tre herë më shumë se ministre. Si drejtoreshë ajo merrte 77 milinë lekë në vit, ndërsa si ministre 20 milionë lekë. Belinda e ka nisur karrierën...

A mundet qe thirrjet e drejta qe populli te rrije ne shtepi ti beje shoqeria civile

A mundet qe thirrjet e drejta qe populli te rrije ne shtepi ti beje shoqeria  civile?Njerez te artit ,kultures dhe shkences  dhe  jo ju Z.Kryeminister?Duket qarte qe ka ndonje ose shume arsye qe populli nuk ju bindet.Megjithese kjo eshte totalisht e gabuar.Ju rekomandoj qe ministrat tuaj ne vend te propagandes ,te dilnin dhe te deklaronin sesi jane ndare buxhetet dhe cfare ndihmash po i afrohen popullit me  parate e taksapaguesve.Prandaj i dashur kryeminister,ne krye te digastereve duheshin vene specialiste te sektorit dhe  jo mesues kimie e anglishteje.Kjo do te ishte lufta  dhe propaganda me e mire kundra panikut .E vetmja gje qe ke ne gadishmeri totale ,jane zagaret mavi ,qe mundohen te helmojne tentativat tona per te verteten ,duke na quajtur te politizuar,packa se nuk kemi patur asnjehere ,asnje miligram perfitim politik.