Skip to main content

LIÇO: “Askush nuk e meriton drejtësinë nëse nuk lufton për ta patur atë”!!

 


“Askush nuk e meriton drejtësinë nëse nuk lufton për ta patur atë”!!

NGA ALMA LIÇO

Prej shumë e shumë vitesh kemi rënë në kurthin e një rrethi vicioz, ku në mënyrë të zemëruar ose të vajtueshme ankohemi për padrejtësitë që në mënyrë permanente dëmtojnë sistematikisht cilësinë e jetës sonë.  Flasim me pasion, qahemi ku të mundemi, në familje, në shoqëri, në bare e kafene apo edhe në rrjete sociale. Duke përjashtuar militantët, jemi gjithashtu të ndërgjegjshëm se shkaktarë për gjëmat që na ndodhin janë përgjithësisht institucionet e qeverisjes me format banditeske të ushtrimit të pushtetit. 

Vallë, mjafton evidentimi i problemeve, duke i përsëritur qoftë edhe me tone të larta,  për të ndryshuar këtë situatë të padurueshme që po na ze frymën?

Aspak. Duhet reaguar, duhet kundërshtuar, duhet protestuar ndaj fenomeneve që çdo ditë e më shumë po na gjunjëzojnë e po na kthejnë në skllevër të një regjimi arrogant e korruptiv.

Ka shumë mënyra për të shprehur publikisht kundërshtitë ndaj neo-diktaturës që po instalohet e forcohet dita ditës: Protesta, peticione, mos bindje civile...etj...etj...

...Për sa më sipër, pa konstatuar e thënë asgjë të re, nuk do t´i shkruaja këto rreshta po të mos më impresiononte një formë e veçantë të protestuari, me të cilën u njoha disa ditë më parë. Një zonjë himarjote, nëpërmjet një akti dhurimi i riktheu tokën e përfituar nëpërmjet ligjit (antiligj) 7501, pronarit të saj të ligjshëm. Përveç se një akt qytetar drejtësie që vërteton shenjtërinë e pronës, me këtë veprim fisnik ajo zonjë protestoi ndaj një ligji abuziv dhe me pasoja shumë të rënda në dhunim të së drejtës së trashëgimisë së pronës, miratuar dhe implementuar që në fillim të periudhës së tranzicionit dhe përkeqësuar e komplikuar më tej në rrjedhën e viteve. 

Teksa po admiroja veprimin e saj, nuk kish si të mos dëshiroja me gjithë zemër dhe njëkohësisht të mendoja se nëse të gjithë shqiptarët do të hiqnin dorë nga përfitimet abuzive tipike komuniste të ofruara nga një shtet vjedhës, vallë do të kishim këtë situatë ku e drejta e trashëgimit të pronës ndodhet në kaos të plotë?... ku numërohem mijëra viktima të vrarë e vetvrarë për shkak të anarkisë së qëllimshme të trajtimit të saj?... A do të kishim qindra familje të përçara, apo edhe të ngujuara për shkak të gjakmarrjes, po për këtë arësye???... A do të ndodhte që kjo e drejtë e dhunuar të kërkohet më së shumti në gjykatën e Strasburgut?... Duke përfituar në mënyrë të padrejtë, me ose pa dashje NE, qytetarët e këtij vendi ushqejmë këtë sistem abuziv dhe korruptiv.  

Vallë, a do përgjigjen ndonjëherë ligjërisht shkaktarët e vërtetë të këtyre masakrave dhe jetëve të humbura?... Kurrë, nëse nuk do t´i detyrojnë NE.

Akti dhurues, por më shumë sfidues e protestues i zonjës së lartpërmendur vërteton faktin se edhe ne qytetarët kemi shumë në dorë të përmirësojmë këtë sistem të korruptuar që po na ze frymën. Dhe këtë mund ta bëjmë edhe në mënyrë individuale, ashtu si zonja në fjalë. Nevoja e ethshme për ndryshimin e situatës, përpara se të jetë një akt kolektiv, është nevojë dhe akt  individual. 

“Askush nuk e meriton drejtësinë nëse nuk lufton për ta patur atë”!!

Comments

Popular posts from this blog

Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze

TANI Nga -  Liljana Elmazi Billa   Kemi postuar disa dit perpara rastin e goces 39 vjecare nga qyteti i Vlores Eglantina Telharaj.   Gjendja e vajzes eshte vertet e keqe edhe pasi ajo beri operacionin ajo eshte ende ne gjendje te keqe per jeten un jam nje e afermja e saj vajza ka nje jav ne reanimacion dhe sot ka pesuar nje hemoragji te tepruar. Rasti eshte postuar disa her edhe nga njerez te njohur te estrades Shqiptare por askush nga ministria e shendetesis nuk po reagon.  Do i lutesha shume popullit shqiptar te mblidhemi per Eglantinen sepse gjendja e saj ekonomike nuk eshte e mire vajza duhet derguar urgjentisht jasht shtetit per te gjetur zgjidhje per shendetin e saj sepse ajo eshte ne gjendje kritike per jeten deri me sot ka marr 40 flakona gjak dhe te gjitha i ka humbur.  Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze🙏🙏.  Ju lutem postojeni.  TANI  🙏🙏🙏

Për ty qytetar i pabindur. Lexojeni dhe kete esht e rendesishme ne ditet e sotme..!

Për ty qytetar i pabindur, Ndërkohe që ti flije i qetë, pasi gjithë ditën ishe ankuar mbi masat e marra, kishe treguar “fortësinë tende“  mbi shkeljen e izolimit, unë prisja me ankth përgjigjen nëse dhe një tjetër koleg i imi nuk do të zgjohej sot në mëngjes, prej COVID-19 +. TI që mendon se je kaq i fortë sa të prishesh gjumin tim, ti ndalësh jetën dikujt, ti plagosësh zemren një nëne vetëm sepse të duket një masë ekstreme qëndrimi në shtepi. Më pyet mua atëherë, mua që dal nga shtëpia në mëngjes, përshëndes njerëzit e mi të zemrës në telefon (mbi një muaj që nuk i shoh) dhe lutem që të kthehem në shtëpi edhe sot, e të mos përfundoj dhe unë si shumë koleg COVID 19 +.  Unë që po të drejtohem,  jam një femër, një motër, një vajzë, një grua, një MJEKE sot në Itali (shtetin më të prekur). Unë jam ajo që sot përfaqësoj ata heronj, që ndërkohë që ju qëndronit jashtë kur toka dridhej nga tërmeti, kolegët e mi rrinin BRENDA spitaleve për ti shërbyer mikut, familjarit apo ed...

Meta: 25 prilli do jetë referendum, mbështes rrëzimin e çdo tiranie

Presidenti Ilir Meta në një lidhje direkte me emisionin “Çim Peka Live” deklaroi se 25 prilli është data që do vendosë nëse Shqipëria do shkojë në Europë ose do shkojë në greminë. Meta e cilëson 25 prillin referendum dhe thekson se mbështet rrëzimin e çdo tiranie. “ Problemi sot i Shqipërisë është 25 prilli dhe presidenti këtë e ka sot detyrën kryesore. 25 prilli vendos nëse Shqipëria do ecë drejt Europës apo do të bjerë në një greminë pa fund. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk ka asnjë shans apo mundësi për negociata. Të tjera janë muhabete kot. Kjo qeveri ka bërë çdo gjë për të bllokuar të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Kushtet ishin të qarta. Ky është referendum. Ose fillohet instalimi i një regjimi despotik, ose do kemi një pjesëmarrje masive të popullit ku do kërkohet ajo që e kemi kërkuar edhe 30 vite më parë. Çdo shqiptar kudo që është të ngrihet dhe të kuptojë se fuqia e tij është vota e tij. Se vota e tij nuk blihet. Të gjithë të shkojnë të votojnë. Kjo është një gjë q...