Skip to main content

Fatos Nanon nuk e rehabiliton dot as Zoti!

Nga; Nikoleta Kovaçi! 

Fatos Nanon nuk e rehabiliton dot as Zoti! 


Kam kohë që nuk i ndjek debatet televizive në TV-të tona. I refuzoj për mungesa të shumta sidomos në artikulimin e gjendjeve reale në të cilat gjendemi dhe lëngojmë. Po ashtu se rrallë thuhen të vërteta. Aq më pak hasen qasje të drejta! Lëndohen të pamundurit, ata që s’kanë asnjë za përfaqësues, e nga ekranet tona vijnë modele dhunuesish të shumtë, por kryesisht ata politikë. 


Mramë pashë që Fatos Nano paska qenë tek “Opinioni”! Mirë ka ba! Ai ka pasë nevojë me u rrëfye, e Fevziu me tërheq shikues! Fundja te dy janë në të drejtën e tyne! I pari si domosdoshmëri jo vetëm për vete për tu ngjitur pas këpucës së të gjithëpushtetshmit, por edhe si mbajtje gjallë të traditës së 1-it! Tashmë e pranon të jetë edhe patericë, ani pse patericë e një dordoleci të shpikun dhe lanë prej tij. I dyti të mbajë ngërthyer shqiptarët tek ekrani i tij me një figurë që ma shumë se qesharake asht i pavërtetë! Ngaqë nuk e kam ndjek, nuk di nëse Nano ka rrëfyer (a e pyeti Fevziu?) mbi një mori aktesh vandale, kriminale dhe mafioze të qeverisjes së tij dhe të miqve të tij!


Meqë nuk harroj, sepse nuk më lë vetja dhe principet, do t’doja që Nano mramë të kishte shpjegu pozicionin e tij në rebelimin e 1997-s! Miqtë e tij u gjenden krah bandave të armatosura, duke gjeneruar vrasje masive në Lushnje, Durrës, Vlorë, Fier e Berat! Miqtë e tij, më vonë bashkëqeverisës me të, u panë në krye të turmave teksa vrisnin e masakronin punonjës policie! Miqtë e tij, ma vonë ministrat e tij, lanë vilat në dispozicion të vrasësve për të qëlluar mbi njerëzit e shtetit. 


Do t’doja shumë që Nano t`ketë folë për trafiqet që lulzuan në kohën e tij; për korrupsionin e kthyem në sistmem, për një polici të gjithën të inkriminueme, për një mori vrasjesh deri edhe politike për të cilat nuk u hetue kurrë; për një mori aktesh kriminale për të cilat gojët e liga akuzonin drejtpërdrejtë mekanizmat që lidheshin me qeverinë e tij të 2001-2004; për vrasje barbare grash, burrat e të cilave ishin me lidhje të forta pushteti; për tragjedinë e 9 janarit; një prej turpeve më t’mëdha që mund t`i ndodhin një shteti dhe trajtimi më kriminal dhe monstruoz që një kryeministër ordiner bënte për shtetasit e vet! 


Do t’doja shumë të ishte pyetur për fuqizimin e klanit të cigareve në Durrës, të drogës në Vlorë, Fier e Durrës, për përplasjet e dhunshme të policisë me qytetarë në Shkodër, për sundimin me anë të bandave në një sërë rrethesh, duke i kthye këto të fundit në një hambar malli e gjaku për të dhe njerëzit e tij! Po ashtu do t`doja të pyetej dhe të fliste për ekzekutimin e Fatmir Ramës (Mirit të Xhikes) te Kartodromi; për ekzekutimin e biznesmenit të hekurit, Florian Vila; për ekzekutimin e Vajdin Lames, për trafikun e drogës me Greqinë që bëhej me autobusët e tij. Për aksidentin në Shkallnur, ku për t`i mbyll gojën familjes së viktimës përdorte miqtë e “Cigareve” nga Durrësi, etjjj! 


Do t`doja të pyetej për gjithë maskaradën e atyne viteve! Ka pafund ngjarje të asaj kohe që lidheshin me pushtetin mafioz të Fatos Nanos. Kumarxhiu që i pëlqente të sillej si gangster dhe sheik nuk kurseu asnjë njeri që nuk dorëzonte tek ai dhe të vetët haraçin që i kërkohej. Historia e qeverisjes së Nanos asht as ma pak dhe as ma shumë se sa modeli ordiner të cilin po ndjek Edi Rama me shpurën e tij! Sido që të tentojnë ta sjellin, dikujt edhe mund t`i pëlqejë ta bëje hero, por ai është një prej njollave të më kqija të sundimit me banda dhe vrasës tëpamëshirshëm në këtë vend! 


Nuk duhet të harrojmë! Jemi shumë pak për t`ju dhanë kaq pamëshirshëm harrimit!

Comments

Popular posts from this blog

Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze

TANI Nga -  Liljana Elmazi Billa   Kemi postuar disa dit perpara rastin e goces 39 vjecare nga qyteti i Vlores Eglantina Telharaj.   Gjendja e vajzes eshte vertet e keqe edhe pasi ajo beri operacionin ajo eshte ende ne gjendje te keqe per jeten un jam nje e afermja e saj vajza ka nje jav ne reanimacion dhe sot ka pesuar nje hemoragji te tepruar. Rasti eshte postuar disa her edhe nga njerez te njohur te estrades Shqiptare por askush nga ministria e shendetesis nuk po reagon.  Do i lutesha shume popullit shqiptar te mblidhemi per Eglantinen sepse gjendja e saj ekonomike nuk eshte e mire vajza duhet derguar urgjentisht jasht shtetit per te gjetur zgjidhje per shendetin e saj sepse ajo eshte ne gjendje kritike per jeten deri me sot ka marr 40 flakona gjak dhe te gjitha i ka humbur.  Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze🙏🙏.  Ju lutem postojeni.  TANI  🙏🙏🙏

Për ty qytetar i pabindur. Lexojeni dhe kete esht e rendesishme ne ditet e sotme..!

Për ty qytetar i pabindur, Ndërkohe që ti flije i qetë, pasi gjithë ditën ishe ankuar mbi masat e marra, kishe treguar “fortësinë tende“  mbi shkeljen e izolimit, unë prisja me ankth përgjigjen nëse dhe një tjetër koleg i imi nuk do të zgjohej sot në mëngjes, prej COVID-19 +. TI që mendon se je kaq i fortë sa të prishesh gjumin tim, ti ndalësh jetën dikujt, ti plagosësh zemren një nëne vetëm sepse të duket një masë ekstreme qëndrimi në shtepi. Më pyet mua atëherë, mua që dal nga shtëpia në mëngjes, përshëndes njerëzit e mi të zemrës në telefon (mbi një muaj që nuk i shoh) dhe lutem që të kthehem në shtëpi edhe sot, e të mos përfundoj dhe unë si shumë koleg COVID 19 +.  Unë që po të drejtohem,  jam një femër, një motër, një vajzë, një grua, një MJEKE sot në Itali (shtetin më të prekur). Unë jam ajo që sot përfaqësoj ata heronj, që ndërkohë që ju qëndronit jashtë kur toka dridhej nga tërmeti, kolegët e mi rrinin BRENDA spitaleve për ti shërbyer mikut, familjarit apo ed...

Meta: 25 prilli do jetë referendum, mbështes rrëzimin e çdo tiranie

Presidenti Ilir Meta në një lidhje direkte me emisionin “Çim Peka Live” deklaroi se 25 prilli është data që do vendosë nëse Shqipëria do shkojë në Europë ose do shkojë në greminë. Meta e cilëson 25 prillin referendum dhe thekson se mbështet rrëzimin e çdo tiranie. “ Problemi sot i Shqipërisë është 25 prilli dhe presidenti këtë e ka sot detyrën kryesore. 25 prilli vendos nëse Shqipëria do ecë drejt Europës apo do të bjerë në një greminë pa fund. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk ka asnjë shans apo mundësi për negociata. Të tjera janë muhabete kot. Kjo qeveri ka bërë çdo gjë për të bllokuar të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Kushtet ishin të qarta. Ky është referendum. Ose fillohet instalimi i një regjimi despotik, ose do kemi një pjesëmarrje masive të popullit ku do kërkohet ajo që e kemi kërkuar edhe 30 vite më parë. Çdo shqiptar kudo që është të ngrihet dhe të kuptojë se fuqia e tij është vota e tij. Se vota e tij nuk blihet. Të gjithë të shkojnë të votojnë. Kjo është një gjë q...