Skip to main content

Posts

Showing posts from 2021

Bledi Mane zbulon “skemën” e bashkëqeverisjes/ Rama e Basha do ndajnë pushtetin në shtator

Publikuar   20:13 5 Maj, 2021 shtyp New!  Nga   B.A.     Gazetari Bledi Mane ka zbuluar skemën e bashkëqeverisjes pas ftesës së kryeministrit Edi Ram apër kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Mane tha se Basha dhe Rama do të lidhin marrëveshje bashkëqeverisjeje në shtator, ndërsa pretendon se kreu i opoizitës do të vendoset kryetar Parlamenti. Ai deklaroi në emisionin “Top Talk” se në postin e Presidentes do ta marrë ish-kjryeparlamentarja Jozefina Topalli. Sipas tij, plani afatgjatë i Ramës është përçarja e PD. Gjithashtu gazetari u shpreh se kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi do ta lerë mandatin e saj në Tiranë, për t’i dhënë një karrige Petrit Vasilit. “Shpëtimi i Lul Bashës është vetëm Edi Rama. Komardarja e hedhur për të tashmë është një bashkëqeverisje që do të fillojë në shtator me një presidente si Jozefina Topalli, portofole ministrore të ndara si në 2017-ën, një pjesë e elektoratit të së djathtës punësohet, qetësohet nuk proteston, opozitarët e vetëm do të jenë Sa

Nuk u paraqit! Meta tha se ishte i zënë, Ulsi Manja: Unë nuk e di se çfarë ka më të rëndësishme presidenti

  Nuk u paraqit! Meta tha se ishte i zënë, Ulsi Manja: Unë nuk e di se çfarë ka më të rëndësishme presidenti Tirana, Albania nga - /Shtyp New /  Ulsi Manja 6 Maj, 2021 11:16 TIRANË – Komisioni i Ligjeve ka nisur ditën e sotme për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për shkarkimin e Metës. Pasi presidenti tha se ishte i zënë e se do të ishte i lirë më 10 maj, përgjigjia i ka ardhur në nisje të mbledhjes. Ishte Ulsi Manja ai i cili tha se nuk e dinte se çfarë mund të ishte më e rëndësishme për presidentin se kjo mbledhje. Manja :  Unë nuk e di se se cfarë ka më të rëndësishme. Presidenti është vënë në dijeni menjëherë në lidhje me kërkesën që lidhet me shkarkimin e tij. Komisioni i ligjeve ia garanton mundësinë që të shprehet në komision, ai ka vlerësuar kohë të pamjaftueshme. Presidenti ka gjithë mundësinë dhe kohën në dispozicoon për të dhënë sqarimin përpara, nëse nesër Kuvendi do të miratojë për ngritjen e komisionit. Duke qënë se presidenti nuk u paraqit, unë ju ftoj të kaloj

Deklarata prekëse e nën kampionit të botës Ilir Suli: Ikni nga ky vend, kjo ka ngelur vetëm…

Peshëngritja është një nga sportet që prodhon vazhdimisht kampionë në vendin tonë, por ndër dekada ka vazhduar nënvlerësimi i këtyre kampionëve dhe mungesa e mbështetjes ka bërë që ata të mos sigurojnë dot të ardhura, akoma edhe për një jetë normale. Ilirjan Suli është një nga shembujt më të pastër. Në një prononcim për Real news, Suli tregon se është i papunë që kur ka lënë sportin, ndërsa këshillon gazetaren dhe operatorin të lënë sa më shpejt vendin dhe të emigrojnë në një shtet ku të jetojnë normalisht. Video📹⬇️⬇️⬇️⬇️⬇️⬇️⬇️ / https://www.facebook.com/watch/?v=1396849637319887 Kujtojmë se Suli është nënkampion bote në peshëngritje, ka fituar medalje bronzi në Europianin e vitit 2000 dhe ka marrë pjesë në dy olimpiada në vitet 1996 dhe 2000, te të cilat u rendit në respektivisht i 14-ti dhe i 5-ti, ndërsa është padyshim një nga peshëngritësit më të suksesshëm të një periudhe shumë të vështirë për vendin. “Më njihni mua kush jam? Më falni ë? Jam Ilir Suli, ish-nënkampion Bote në shta

Makina sulmon ekipin e SYRI TV, Adi Krasta: Përplasi punonjësen tonë

  Makina sulmon ekipin e SYRI TV, Adi Krasta: Përplasi punonjësen tonë 13:19- 25/04/2020 shtyp Nes!  Ngjarje e rëndë ka ndodhur në sheshin ‘Skënderbej’. Një makinë ka shkuar dhe ka përplasur makinën e SYRI TV, që i ka penguar rrugën për të shkuar tek stenda e ngritur nga SYRI TV. LEXO EDHE: VIDEO/ Mediu: Shqiptarët të votojnë, të marrin fatin e tyre në dorë Në një lidhje direkte gazetari Adi Krasta, ka shpjeguar me pak fjalë atë që ka ndodhur. ‘Një hyrje tipike e filmave. Ka një dridhje të asaj që nuk kuptohet. Dyshohet se ka qenë një person me probleme mendore. Ka qenë 2 metra larg studios tonë. Një veturë që është përplasur me makinë e SYRI TV dhe ka perplasjur edhe një punonjëse të televizionit SYRI TV’ , tha gazetari Krasta.

Për 2 pistoleta u dënuar me 6 vite burg/ Prokuroria e Kukësit shpall në kërkim ndërkombëtar të arratisurën Fjolla Morina

  Nga - /Albania IME / dt, 20 Prill, 2021 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës, ka bërë kërkesë për shpalljen në kërkim ndërkombëtar për këngëtaren nga Kosova, Fjolla Morina, e dënuar me 25 mars nga Gjykata e Shkallës së Parë në Kukës, me 6 vjet burgim për “trafik të armëve dhe municionit”. Morina, e cila u largua në fillim të këtij viti nga banesa në Kukës ku qëndronte në arrest shtëpie, ka qenë në kërkim vetëm në Shqipëri. Kërkesa bashkë me materialin përkatës është nisur të martën në drejtim të Prokurorisë Përgjithshme dhe është firmosur nga prokurori Edmond Karriqi. Prokuroria e Përgjithshme është ajo që vendos nëse kërkesa do të miratohet. Nuk është e qartë nëse Morina do të shpallet në kërkim ndërkombëtar pa mbaruar gjykimi i saj në Apel. Morina u dënua në 25 mars nga Gjykata e Kukësit me 9 vite burgim, që pas zbritjes së 1/3 prej gjykimit të shkurtuar u bënë 6 vjet. Prokuroria kishte kërkuar vetëm 7 vjet për Morinën, por gjykata u tregua më e ashpër. Gjykata më

Unioni i Sindikatave Evropiane të Kontrollorëve bën thirrje të ndalohen sulmet ndaj punonjësve të Rinasit

  Shtyp New!  Nga   Erisa Kryeziu Burimi: Foto nga video e publikuar nga ministri Niko Peleshi në faqen e tij Facebook Për situatën në të cilën ndodhen sot kontrollorët e trafikut ajror në Shqipëri ka reaguar edhe  Unioni i Sindikatave Evropiane të kontrollorëve të Trafikut Ajror. “ Në Shqipëri, pesë kontrollorë të trafikut ajror (ATCO) janë pushuar nga puna për shkak të stresit të rëndë me të cilin kanë jetuar gjatë vitit të kaluar, përkeqësuar nga ulja e njëanshme e pagave deri në 70%, shkarkimi i tyre ndodhi pasi ata deklaruan paaftësi të përkohshme për shkak të këtyre streseve në përputhje me skemën e kompetencës së ATCO-së shqiptare”, -thuhet në reagimin e ATCEUC. Ata e kanë paralelizuar situatën e kontrollorëve të trafikut ajror shqiptar me atë të kontrollorëve polakë, duke shërbyer ky reagim për të dyja palët me qëllim zgjidhjen e situatës përmes dialogut dhe jo përmes qasjeve totalitare. “ATCEUC dënon injorimin absolut të PANSA (kompania polake) dhe Albcontrol në lidhje me baza

10 vite më parë bjonde dhe ndryshe; Ja si dukej Bora Zemani në këto video

Moderatorja Bora Zemani tashmë është një prej figurave më të ndjekura edhe prej emisioneve që ka prezantuar kohët e fundit. Por ajo nuk ka filluar të jetë pjesë e televizionit vetëm tani por që prej shumë vitesh. Kuriozë se çfarë ka pas prezantuar ajo? Ka filluar me motin dhe ka qënë ndryshe nga tani, bjonde: Ju pëlqen më shumë bjonde apo brune?

Në ferrin e “Casa Italia-s”!

Nga; Nikoleta Kovaci ! Në ferrin e “Casa Italia-s”! ............. Duket se nëntoka është mbarsë me tym të zi! Del nga të katër anët! Asgjë së ndal! As e pastron! As e izolon! Me të të duket se vjen një klithmë jete. Nga çdo skutë që vjen tymi, pret se po të del një zë! Me vete ndërton heroin; atë që do të doje në atë moment t`i thoje Arjanit se të shpëtoj unë! Se jam aty për ty e s’të lë në atë batërdi terri e ferri! Do të doje të ishe kandil ta ndezësh nëntokën e betontë të asaj ndërtese që nga brinjët nxjerr shkumë paniku e tmerri, ndërsa një familje ka vu kujën e humbjes së të birit! Edhe njerëzit e saj, edhe miqtë! Tashmë asnjë shpresë nuk gjendet ma në jetën e tyre për gjetjen me frymë të Arjanit. Më kot tenton t`u japësh forcë! Ata i janë dorëzuar fatit të tyre të keq! *** Një mjet zjarrfikës ulëret në autostradë. Nxiton gjasmë për tek vendi i ngjarjes. Unë shkoj më parë në këmbë se sa vjen ajo! Po ashtu edhe një mjet policie. Shqipëria është e gjithë në grackën e ngritur nga pus

Autobusët bllokojnë rrugët në Prishtinë, protestojnë operatorët e transportit

& Shtyp New ngaa Sinjali  1.723 Autobusët bllokojnë rrugët në Prishtinë, protestojnë operatorët e transportit Sinjali.com 19 Mars 2021 10:25 Autobusët e transportit rrugor të udhëtarëve si shenjë proteste kanë parakaluar rrugëve të kryeqytetit, kjo për shkak të mossubvencionimit nga Qeveria e Kosovës. Autobusët do të parakalojnë deri te objekti i Qeverisë së Kosovës. Të mërkurën kjo shoqatë ka filluar protesta e ku u ndërpre qarkullimi i transportit të udhëtarëve urban-periferik dhe ndërurban në të gjithë vendin. Përderisa kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka shprehur gatishmërinë për diskutim me përfaqësuesit e këtij sektori me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje. /Gazeta Sinjali/

Rama publikon videon, rrëfehet Luljeta Bozo: Ngrihem që në 4, bëj çdo ditë 5 km në këmbë, njerëzit më falënderojnë që…

 Agora News Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me prezantimin e Luljeta Bozos. Bozo e cila kryeson listën e kandidatëve për deputetë në listat e Partisë Socialiste flet për jetën e saj e për qëllimet që ka në fushën e politikës, shihet edhe teksa shkruan në tastierë. Inxhinierja shprehet ndër të tjera se punon prej 56 vitesh pa ndërprerje dhe se deri më soy ka 35 libra të botuar. Kandidatja për deputete është ndalur edhe tek rutina e saj e përditshme. Ajo tregon se zgjohet që në orën 4:30-5:00 dhe menjëherë bën një ecje prej 5 kilometrash. Bozo shton gjithashtu se ka dëshirë që të përmirësojë gjendjen e pensionistëve dhe për t’i aktivizuar në disa probleme shoqërore ku ata do ta ndiejnë veten shumë mirë dhe shumë të dobishëm për shoqërinë. Fushën e dytë që ka si prioritet është fusha e kërkimit shkencor, bashkëngjitur me fushën e arsimit të lartë. Rrëfimi i Bozos: Gjënë më të shtrenjtë kam kohën, se po të iku koha nuk rikuperohet. Në 1965 mbarova studimet në fakultetin

Policia e Kosovës, sot rreth orës 14: 40, është konfliktuar me një të re, e cila po shëtiste qenin e saj Pitbull pa maskë.

‘O klloshar, jam me astmë!’/ E rëndë në Kosovë, e reja lëvizte me Pitbull pa maskë, Policia përdor gaz lotsjellës, dalin PAMJET nga sherri me Policinë Sipas mediave vendase, efektivët e Policisë i kishin tërhequr vërejtjen të resë Emina Haxhiu, duke i kërkuar t’i vendosnin maskën, megjithatë ajo kishte zgjedhur që të reagonte në mënyrë agresive. PRISHTINË– Policia e Kosovës, sot rreth orës 14: 40, është konfliktuar me një të re, e cila po shëtiste qenin e saj Pitbull pa maskë. Sipas mediave vendase, efektivët e Policisë i kishin tërhequr vërejtjen të resë Emina Haxhiu, duke i kërkuar t’i vendosnin maskën, megjithatë ajo kishte zgjedhur që të reagonte në mënyrë agresive. Në momentin që i kërkuan t’u jepte dokumentin e identifikimit, e reja pretendohet se iu vërsuli qenin, duke bërë që efektivët të përdornin gaz lotsjellës. “”Kam me iu padit o klloshar. Qeni është 8 muaj, nuk ka pse e mban maskën. Kam të drejtat e mia, nuk ka shfaqur asnjë shenjë agresiviteti. Çfarë ligji o klloshar? Se

Alban Rexha nxjer masken e rilindasve jeni te pabese!

Shtyp New !  Anetaret e PS braktisin Ministrat e PS prej vjedhjes se gjimnazit dhe dhurimit te nderteses per Carlo Bolinon. Cdo socialist kerkon gjimnazin, Etilda fshihet pas urdherit te Edit & Erionit. Humbje e thelle e PS ne njesine 7! Asnje qytetar me dinjitet nuk pranon vjedhjen e prones! Prona tek i Zoti! Gjimnaz per banoret jo pallate per lepiresit e Rames! Shqipnews.net ka ven re dhe postimin Alban Rexhas i cili shprehet i revoltuar per padejtesite qe ndodhen ne Njesine 7 Si ka mundesi qe deshtove ke 7 ??? Deshtove per shume arsye sepse jeni te pabese ti e di shume mire kush jom une dhe cfare kom ber per ju ne 2013 - 2017 por me dhat nje pergjigje negative per te futur vajzen time ne kopesht shteteror me arsyen qe nuk ka vende ne kopesht , por gazetari news 24 kishte vend ti sillte dy femijet e vet nga nje zon tjeter kishte vene kopshti. Partija juaj ka ber shume padrejtesi me ket zone e di mire ti e nuk duhet te vije fare . here tjeter mer Cetin Zamirin e te fortet qe mbajn

Salloni i bukurisë iu mbyll për shkak të Covid, 32-vjeçarja fiton 1 milion paund në vit duke… (FOTO)

  Shtyp New!  Me masat që mori Mbretëria e Bashkuar për të parandaluar përhapjen e pandemisë së koronavirusit, shumë njerëz mbetën pa punë. Një ndër to është një 32-vjeçare e cila kishte një sallon bukurie, por që ju mbyll për shkak të masave të rrepta të marra nga qeveria britanike. “The Sun” shkruan se me punën që bënte, Kylie Biss, fitonte 18 mijë paund në vit. Ndërsa tani ajo ka vendosur që të bëjë diçka krejt tjetër dhe të fitojë 1 milion paund në vit. E gjeni dot se çfarë bën? Ajo publikon foto të lezetshme në internet. Ajo u regjistrua në një sajt për të rritur dhe në një moment pa se si bilanci i saj bankar fluturoi, ndërsa abonimet po lulëzonin gjatë kohës së bllokimit të vendit. Kylie, që në internet përdor emrin Gracey Kay, tani ka më shumë se 100 mijë ndjekës dhe fiton deri në 35 mijë paund në javë. “Më është dhënë mundësia që të bëj gjithçka të mundur. Ka njerëz që mendojnë se duhet të turpërohem nga vetja, por nuk kam arsye, jam krenare për këtë ”, ka thënë 32-vjeçarja. E

LIROHET NGA BURGU mjeku Prifti, Apeli jep vendimin edhe për gjyqtaren Hoxha

  LIROHET NGA BURGU mjeku Prifti, Apeli jep VENDIMIN edhe për gjyqtaren Hoxha -  March 02, 2021 1 mins më parë  8601 1 minutë lexim - /Shtyp New!  Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka vendosur të lirojë nga burgu kardiokirurgun Edvin Prifti. Vendimi i Posaçëm i GJKKO ka vendosur për ndryshimin e masës së sigurisë për mjekun Prifti që u kap me mbi 300 mijë euro në zyrë dhe banesë. Apeli gjithashtu ka vendosur edhe pezullimin nga detyra të mjekut mbi të cilin rëndon akuza e “korrupsionit”. Ndërkohë, për gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha, Apeli ka lënë në fuqi masën “arrest me burg”. Për dhjetë persona të tjerë të arrestuar, ndër ta avokati Aldo Tabaku dhe sekretarja e Gjykatës së Krujës, Emanuela Mallkuçi. Shefi i repartit të kardiokirurgjisë në QSUT, Edvin Prifti u arrestua nga SPAK me akuzën e korrupsioni dhe marrjen e ryshfetit. Atij iu gjetën në shtëpi 250 mijë euro dhe 160 milion lekë, pasi emri i doli në përgjime në kuadër të operacionit për arrestimin e gjyqtares