Skip to main content

Për 2 pistoleta u dënuar me 6 vite burg/ Prokuroria e Kukësit shpall në kërkim ndërkombëtar të arratisurën Fjolla Morina

 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës, ka bërë kërkesë për shpalljen në kërkim ndërkombëtar për këngëtaren nga Kosova, Fjolla Morina, e dënuar me 25 mars nga Gjykata e Shkallës së Parë në Kukës, me 6 vjet burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.

Morina, e cila u largua në fillim të këtij viti nga banesa në Kukës ku qëndronte në arrest shtëpie, ka qenë në kërkim vetëm në Shqipëri.

Fjolla Morina

Kërkesa bashkë me materialin përkatës është nisur të martën në drejtim të Prokurorisë Përgjithshme dhe është firmosur nga prokurori Edmond Karriqi. Prokuroria e Përgjithshme është ajo që vendos nëse kërkesa do të miratohet.

Nuk është e qartë nëse Morina do të shpallet në kërkim ndërkombëtar pa mbaruar gjykimi i saj në Apel. Morina u dënua në 25 mars nga Gjykata e Kukësit me 9 vite burgim, që pas zbritjes së 1/3 prej gjykimit të shkurtuar u bënë 6 vjet.

Fjolla Morina 'provokon' nga pushimet – AlbaZone

Prokuroria kishte kërkuar vetëm 7 vjet për Morinën, por gjykata u tregua më e ashpër. Gjykata më herët ndryshoi edhe klasifikimin e veprës penale nga armëmbajtje pa leje në trafikim të armëve që e rëndoi pozitën e këngëtares.

E pyetur nga BIRN, mbi shpalljen në kërkim avokatja e këngëtares Aurora Guska, i tha BIRN se, kërkesa e prokurorisë nuk mund të kundërshtohej dhe se ishte e drejtë e atij institucioni ta bënte.

Ajo tha se kërkesa duhej të ishte sekrete. Por Guska pretendon se klientja e saj është e pafajshme për akuzën për të cilën është dënuar dhe kërkon në Apel që dënimi ndaj saj të zbutet.

Fjolla Morina s'tregon për shtatzëninë shkaku i 'mësyshit' – Informata Online

/Burimi: BIRN/

Comments

Popular posts from this blog

Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze

TANI Nga -  Liljana Elmazi Billa   Kemi postuar disa dit perpara rastin e goces 39 vjecare nga qyteti i Vlores Eglantina Telharaj.   Gjendja e vajzes eshte vertet e keqe edhe pasi ajo beri operacionin ajo eshte ende ne gjendje te keqe per jeten un jam nje e afermja e saj vajza ka nje jav ne reanimacion dhe sot ka pesuar nje hemoragji te tepruar. Rasti eshte postuar disa her edhe nga njerez te njohur te estrades Shqiptare por askush nga ministria e shendetesis nuk po reagon.  Do i lutesha shume popullit shqiptar te mblidhemi per Eglantinen sepse gjendja e saj ekonomike nuk eshte e mire vajza duhet derguar urgjentisht jasht shtetit per te gjetur zgjidhje per shendetin e saj sepse ajo eshte ne gjendje kritike per jeten deri me sot ka marr 40 flakona gjak dhe te gjitha i ka humbur.  Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze🙏🙏.  Ju lutem postojeni.  TANI  🙏🙏🙏

Për ty qytetar i pabindur. Lexojeni dhe kete esht e rendesishme ne ditet e sotme..!

Për ty qytetar i pabindur, Ndërkohe që ti flije i qetë, pasi gjithë ditën ishe ankuar mbi masat e marra, kishe treguar “fortësinë tende“  mbi shkeljen e izolimit, unë prisja me ankth përgjigjen nëse dhe një tjetër koleg i imi nuk do të zgjohej sot në mëngjes, prej COVID-19 +. TI që mendon se je kaq i fortë sa të prishesh gjumin tim, ti ndalësh jetën dikujt, ti plagosësh zemren një nëne vetëm sepse të duket një masë ekstreme qëndrimi në shtepi. Më pyet mua atëherë, mua që dal nga shtëpia në mëngjes, përshëndes njerëzit e mi të zemrës në telefon (mbi një muaj që nuk i shoh) dhe lutem që të kthehem në shtëpi edhe sot, e të mos përfundoj dhe unë si shumë koleg COVID 19 +.  Unë që po të drejtohem,  jam një femër, një motër, një vajzë, një grua, një MJEKE sot në Itali (shtetin më të prekur). Unë jam ajo që sot përfaqësoj ata heronj, që ndërkohë që ju qëndronit jashtë kur toka dridhej nga tërmeti, kolegët e mi rrinin BRENDA spitaleve për ti shërbyer mikut, familjarit apo ed...

Bledi Mane zbulon “skemën” e bashkëqeverisjes/ Rama e Basha do ndajnë pushtetin në shtator

Publikuar   20:13 5 Maj, 2021 shtyp New!  Nga   B.A.     Gazetari Bledi Mane ka zbuluar skemën e bashkëqeverisjes pas ftesës së kryeministrit Edi Ram apër kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Mane tha se Basha dhe Rama do të lidhin marrëveshje bashkëqeverisjeje në shtator, ndërsa pretendon se kreu i opoizitës do të vendoset kryetar Parlamenti. Ai deklaroi në emisionin “Top Talk” se në postin e Presidentes do ta marrë ish-kjryeparlamentarja Jozefina Topalli. Sipas tij, plani afatgjatë i Ramës është përçarja e PD. Gjithashtu gazetari u shpreh se kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi do ta lerë mandatin e saj në Tiranë, për t’i dhënë një karrige Petrit Vasilit. “Shpëtimi i Lul Bashës është vetëm Edi Rama. Komardarja e hedhur për të tashmë është një bashkëqeverisje që do të fillojë në shtator me një presidente si Jozefina Topalli, portofole ministrore të ndara si në 2017-ën, një pjesë e elektoratit të së djathtës punësohet, qetësohet nuk proteston, opozitar...