Skip to main content

Unioni i Sindikatave Evropiane të Kontrollorëve bën thirrje të ndalohen sulmet ndaj punonjësve të Rinasit

 

Shtyp New! 

Burimi: Foto nga video e publikuar nga ministri Niko Peleshi në faqen e tij Facebook

Për situatën në të cilën ndodhen sot kontrollorët e trafikut ajror në Shqipëri ka reaguar edhe Unioni i Sindikatave Evropiane të kontrollorëve të Trafikut Ajror.

“Në Shqipëri, pesë kontrollorë të trafikut ajror (ATCO) janë pushuar nga puna për shkak të stresit të rëndë me të cilin kanë jetuar gjatë vitit të kaluar, përkeqësuar nga ulja e njëanshme e pagave deri në 70%, shkarkimi i tyre ndodhi pasi ata deklaruan paaftësi të përkohshme për shkak të këtyre streseve në përputhje me skemën e kompetencës së ATCO-së shqiptare”,-thuhet në reagimin e ATCEUC.

Ata e kanë paralelizuar situatën e kontrollorëve të trafikut ajror shqiptar me atë të kontrollorëve polakë, duke shërbyer ky reagim për të dyja palët me qëllim zgjidhjen e situatës përmes dialogut dhe jo përmes qasjeve totalitare.

“ATCEUC dënon injorimin absolut të PANSA (kompania polake) dhe Albcontrol në lidhje me bazat e një dialogu të shëndetshëm shoqëror. Ato të dyja i vendosin punonjësit e tyre nën stres të jashtëzakonshëm që dëmton sigurinë e operacioneve të tyre. Për temat e sigurisë, është e natyrshme të kesh mendime të ndryshme brenda sektorit evropian të ATM-ve. Problemet mund të zgjidhen vetëm përmes një dialogu real dhe kuptimplotë dhe kurrë përmes qasjeve totalitare”,--citon më tej deklarata.

Unioni Evropian i Kontrollorëve ka kërkuar kthimin në punë të kontrollorëve të pushuar nga puna dhe vendosjen e dialogut mes qeverisë dhe kompanisë.

Aeroporti Nënë Tereza në ruajtje nga forcat e armatosura 

Pas dështimit të negociatave mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë me kompaninë “Albcontrol” për rikthimin në punë të 68 kontrollorëve të trafikut ajror në aeroportin e Rinasit, ministrja Belinda Balluku njoftoi se policia e shtetit do t’i nxjerrë nga godina pasi kanë shkelur ligjin. Ajo bëri të ditur se në ruajtjen e ndërtesës do të vendosen në dispozicion forcat e armatosura.

“Është humbur besimi ndaj disave prej jush dhe nga momenti që bëtë këtë veprim mund të kryeni edhe aksione të tjera shumë më të rrezikshme për hapësirën shqiptare dhe për popullin shqiptar. Për këtë arsye nga ky moment, ndërtesa do të merret në ruajtje nga forcat e armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe nga ky moment policia e shtetit do të bëjë detyrën për të liruar ndërtesën nga ata kontrollorë të cilët kanë vendosur të mos jenë më kontrollorë”,– u shpreh ministrja Balluku para mediave.

Menjëherë pas deklaratës së ministres Balluku, në faqen zyrtare online të Ministrit të Mbrojtes Niko Peleshi u publikuan pamje të makinave të ushtrisë në drejtim të aeroportit “Nënë Tereza”.

“Aeroporti i Rinasit Nënë Tereza është objekt strategjik me rëndësi të veçantë për sigurinë kombëtare. Strukturat tona të Forcave të Armatosura, si pjesë integrale e aeroportit, kanë rritur vigjilencën për të garantuar ruajtjen e perimetrit të sigurisë së aeroportit veçanërisht pas bojkotimit të punës nga kontrollorët e kompanise së aviacionit civil Albcontrol sha.“,-u shpreh ministri.

Protesta e 68 kontrollorëve të trafikut ajror të kompanisë Albcontrol solli paraditen e sotme bllokimin e qarkullimit ajror në aeroportin e Rinasit. Ky pezullim i punës erdhi për shkak të kërkesës së kontrollorëve për të ndërprerë shkarkimin e dy prej kolegëve të tyre dhe rikthim të pagave që merrnin para pandemisë.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila ka drejtuar Albcontrol për vitet 2013-2018 në një konferencë për shtyp e konsideroi “grusht shteti”.

Kjo situatë mori karakter politik teksa pati një sërë reagimesh nga përfaqësues politikë.  Pezullimi i punës nga kontrollorët e trafikut ajror duke marrë karekterin e grevës bën që kjo greve të jetë ndër grevat e para në sektorin publik përgjatë dy dekadave të fundit.

Comments

Popular posts from this blog

Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze

TANI Nga -  Liljana Elmazi Billa   Kemi postuar disa dit perpara rastin e goces 39 vjecare nga qyteti i Vlores Eglantina Telharaj.   Gjendja e vajzes eshte vertet e keqe edhe pasi ajo beri operacionin ajo eshte ende ne gjendje te keqe per jeten un jam nje e afermja e saj vajza ka nje jav ne reanimacion dhe sot ka pesuar nje hemoragji te tepruar. Rasti eshte postuar disa her edhe nga njerez te njohur te estrades Shqiptare por askush nga ministria e shendetesis nuk po reagon.  Do i lutesha shume popullit shqiptar te mblidhemi per Eglantinen sepse gjendja e saj ekonomike nuk eshte e mire vajza duhet derguar urgjentisht jasht shtetit per te gjetur zgjidhje per shendetin e saj sepse ajo eshte ne gjendje kritike per jeten deri me sot ka marr 40 flakona gjak dhe te gjitha i ka humbur.  Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze🙏🙏.  Ju lutem postojeni.  TANI  🙏🙏🙏

Për ty qytetar i pabindur. Lexojeni dhe kete esht e rendesishme ne ditet e sotme..!

Për ty qytetar i pabindur, Ndërkohe që ti flije i qetë, pasi gjithë ditën ishe ankuar mbi masat e marra, kishe treguar “fortësinë tende“  mbi shkeljen e izolimit, unë prisja me ankth përgjigjen nëse dhe një tjetër koleg i imi nuk do të zgjohej sot në mëngjes, prej COVID-19 +. TI që mendon se je kaq i fortë sa të prishesh gjumin tim, ti ndalësh jetën dikujt, ti plagosësh zemren një nëne vetëm sepse të duket një masë ekstreme qëndrimi në shtepi. Më pyet mua atëherë, mua që dal nga shtëpia në mëngjes, përshëndes njerëzit e mi të zemrës në telefon (mbi një muaj që nuk i shoh) dhe lutem që të kthehem në shtëpi edhe sot, e të mos përfundoj dhe unë si shumë koleg COVID 19 +.  Unë që po të drejtohem,  jam një femër, një motër, një vajzë, një grua, një MJEKE sot në Itali (shtetin më të prekur). Unë jam ajo që sot përfaqësoj ata heronj, që ndërkohë që ju qëndronit jashtë kur toka dridhej nga tërmeti, kolegët e mi rrinin BRENDA spitaleve për ti shërbyer mikut, familjarit apo ed...

Nuk u paraqit! Meta tha se ishte i zënë, Ulsi Manja: Unë nuk e di se çfarë ka më të rëndësishme presidenti

  Nuk u paraqit! Meta tha se ishte i zënë, Ulsi Manja: Unë nuk e di se çfarë ka më të rëndësishme presidenti Tirana, Albania nga - /Shtyp New /  Ulsi Manja 6 Maj, 2021 11:16 TIRANË – Komisioni i Ligjeve ka nisur ditën e sotme për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për shkarkimin e Metës. Pasi presidenti tha se ishte i zënë e se do të ishte i lirë më 10 maj, përgjigjia i ka ardhur në nisje të mbledhjes. Ishte Ulsi Manja ai i cili tha se nuk e dinte se çfarë mund të ishte më e rëndësishme për presidentin se kjo mbledhje. Manja :  Unë nuk e di se se cfarë ka më të rëndësishme. Presidenti është vënë në dijeni menjëherë në lidhje me kërkesën që lidhet me shkarkimin e tij. Komisioni i ligjeve ia garanton mundësinë që të shprehet në komision, ai ka vlerësuar kohë të pamjaftueshme. Presidenti ka gjithë mundësinë dhe kohën në dispozicoon për të dhënë sqarimin përpara, nëse nesër Kuvendi do të miratojë për ngritjen e komisionit. Duke qënë se presidenti nuk u paraqit, unë ju...