Skip to main content

Rama publikon videon, rrëfehet Luljeta Bozo: Ngrihem që në 4, bëj çdo ditë 5 km në këmbë, njerëzit më falënderojnë që…

 Agora News

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me prezantimin e Luljeta Bozos.

Bozo e cila kryeson listën e kandidatëve për deputetë në listat e Partisë Socialiste flet për jetën e saj e për qëllimet që ka në fushën e politikës, shihet edhe teksa shkruan në tastierë.

Inxhinierja shprehet ndër të tjera se punon prej 56 vitesh pa ndërprerje dhe se deri më soy ka 35 libra të botuar. Kandidatja për deputete është ndalur edhe tek rutina e saj e përditshme. Ajo tregon se zgjohet që në orën 4:30-5:00 dhe menjëherë bën një ecje prej 5 kilometrash. Bozo shton gjithashtu se ka dëshirë që të përmirësojë gjendjen e pensionistëve dhe për t’i aktivizuar në disa probleme shoqërore ku ata do ta ndiejnë veten shumë mirë dhe shumë të dobishëm për shoqërinë.

Fushën e dytë që ka si prioritet është fusha e kërkimit shkencor, bashkëngjitur me fushën e arsimit të lartë.

Rrëfimi i Bozos:

Gjënë më të shtrenjtë kam kohën, se po të iku koha nuk rikuperohet. Në 1965 mbarova studimet në fakultetin e Inxhinierisë, u diplomova inxhiniere ndërtimi, meqënëse isha me rezultate shumë të mira më mbajtën direkt në universitet, kam 56 vjet që punoj pa ndërprerje. Librin e parë e kam nxjerrë në vitin 1975. Në vazhdimësi deri sot kam bërë gati 35 libra të botuar. Çohem shumë herët 4:30-5:00 dhe menjëherë bëj një ecje 5 kilometra, ky është regjimi ditor i ushtarit. Për moshën që kam them që kam akoma për të përmirësuar pak gjendjen e pensionistëve dhe për t’i aktivizuar në disa probleme shoqërore ku ata do ta ndiejnë veten shumë mirë dhe shumë të dobishëm për shoqërinë. Fushën e dytë që kam si prioritet është fusha e kërkimit shkencor, kjo do të jetë e bashkëngjitur me fushën e arsimit të lartë se s’mund të zhvillohet arsimi i lartë pa kërkimin shkencor. Një javë rresht pas tërmetit unë kam qenë në të gjithë televizionet pa asnjë interes se fundja unë nisem nga parimi i famshëm që thotë bëje të mirën hidhe në det nuk të humbet. Njerëzit fitonin një qetësi se më vinin mesazhe pa fund nga Shqipëria, nga Amerika, nga Kanadaja, nga Franca se e ndjekin. Kjo është një gjë shumë e mirë që shqiptarët kudo që janë në botë janë të lidhur me vendin e tyre. Takoj njerëz pa fund, nuk i njoh fare më japin urimet, më japin falënderimet që pranova të kandidoj dhe urimet për t’i përfaqësuar. Në këto urime e falënderime në një vit e gjysmë, shumë shumë herë shprehnin dhe dëshirën që ne duam kështu njerëz që t’i kemi të na përfaqësojnë.

Bozo kandidon në Tiranë në listat e PS-së për zgjedhjet e 25 prillit. Vetë kryeministri Edi Rama tha se e kishin shumë të vështirë që të vendosnin mes saj dhe Najada Çomos për vendin e parë të listës në Tiranë, por në fund vendosi Bozo.


Comments

Popular posts from this blog

Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze

TANI Nga -  Liljana Elmazi Billa   Kemi postuar disa dit perpara rastin e goces 39 vjecare nga qyteti i Vlores Eglantina Telharaj.   Gjendja e vajzes eshte vertet e keqe edhe pasi ajo beri operacionin ajo eshte ende ne gjendje te keqe per jeten un jam nje e afermja e saj vajza ka nje jav ne reanimacion dhe sot ka pesuar nje hemoragji te tepruar. Rasti eshte postuar disa her edhe nga njerez te njohur te estrades Shqiptare por askush nga ministria e shendetesis nuk po reagon.  Do i lutesha shume popullit shqiptar te mblidhemi per Eglantinen sepse gjendja e saj ekonomike nuk eshte e mire vajza duhet derguar urgjentisht jasht shtetit per te gjetur zgjidhje per shendetin e saj sepse ajo eshte ne gjendje kritike per jeten deri me sot ka marr 40 flakona gjak dhe te gjitha i ka humbur.  Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze🙏🙏.  Ju lutem postojeni.  TANI  🙏🙏🙏

Për ty qytetar i pabindur. Lexojeni dhe kete esht e rendesishme ne ditet e sotme..!

Për ty qytetar i pabindur, Ndërkohe që ti flije i qetë, pasi gjithë ditën ishe ankuar mbi masat e marra, kishe treguar “fortësinë tende“  mbi shkeljen e izolimit, unë prisja me ankth përgjigjen nëse dhe një tjetër koleg i imi nuk do të zgjohej sot në mëngjes, prej COVID-19 +. TI që mendon se je kaq i fortë sa të prishesh gjumin tim, ti ndalësh jetën dikujt, ti plagosësh zemren një nëne vetëm sepse të duket një masë ekstreme qëndrimi në shtepi. Më pyet mua atëherë, mua që dal nga shtëpia në mëngjes, përshëndes njerëzit e mi të zemrës në telefon (mbi një muaj që nuk i shoh) dhe lutem që të kthehem në shtëpi edhe sot, e të mos përfundoj dhe unë si shumë koleg COVID 19 +.  Unë që po të drejtohem,  jam një femër, një motër, një vajzë, një grua, një MJEKE sot në Itali (shtetin më të prekur). Unë jam ajo që sot përfaqësoj ata heronj, që ndërkohë që ju qëndronit jashtë kur toka dridhej nga tërmeti, kolegët e mi rrinin BRENDA spitaleve për ti shërbyer mikut, familjarit apo ed...

Meta: 25 prilli do jetë referendum, mbështes rrëzimin e çdo tiranie

Presidenti Ilir Meta në një lidhje direkte me emisionin “Çim Peka Live” deklaroi se 25 prilli është data që do vendosë nëse Shqipëria do shkojë në Europë ose do shkojë në greminë. Meta e cilëson 25 prillin referendum dhe thekson se mbështet rrëzimin e çdo tiranie. “ Problemi sot i Shqipërisë është 25 prilli dhe presidenti këtë e ka sot detyrën kryesore. 25 prilli vendos nëse Shqipëria do ecë drejt Europës apo do të bjerë në një greminë pa fund. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk ka asnjë shans apo mundësi për negociata. Të tjera janë muhabete kot. Kjo qeveri ka bërë çdo gjë për të bllokuar të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Kushtet ishin të qarta. Ky është referendum. Ose fillohet instalimi i një regjimi despotik, ose do kemi një pjesëmarrje masive të popullit ku do kërkohet ajo që e kemi kërkuar edhe 30 vite më parë. Çdo shqiptar kudo që është të ngrihet dhe të kuptojë se fuqia e tij është vota e tij. Se vota e tij nuk blihet. Të gjithë të shkojnë të votojnë. Kjo është një gjë q...