Skip to main content

Në ferrin e “Casa Italia-s”!


Nga; Nikoleta Kovaci! Në ferrin e “Casa Italia-s”!

.............

Duket se nëntoka është mbarsë me tym të zi! Del nga të katër anët! Asgjë së ndal! As e pastron! As e izolon! Me të të duket se vjen një klithmë jete. Nga çdo skutë që vjen tymi, pret se po të del një zë! Me vete ndërton heroin; atë që do të doje në atë moment t`i thoje Arjanit se të shpëtoj unë! Se jam aty për ty e s’të lë në atë batërdi terri e ferri! Do të doje të ishe kandil ta ndezësh nëntokën e betontë të asaj ndërtese që nga brinjët nxjerr shkumë paniku e tmerri, ndërsa një familje ka vu kujën e humbjes së të birit! Edhe njerëzit e saj, edhe miqtë! Tashmë asnjë shpresë nuk gjendet ma në jetën e tyre për gjetjen me frymë të Arjanit. Më kot tenton t`u japësh forcë! Ata i janë dorëzuar fatit të tyre të keq!

***

Një mjet zjarrfikës ulëret në autostradë. Nxiton gjasmë për tek vendi i ngjarjes. Unë shkoj më parë në këmbë se sa vjen ajo! Po ashtu edhe një mjet policie. Shqipëria është e gjithë në grackën e ngritur nga pushtetarët e saj. S`ka rrugë që të sjell në asnjë vendngjarje asnjë mjet shpëtimi, ani pse ata janë thuajse të gjithë jashtë funskioni. S`ka zjarrëfikëse; janë të vjetra dhe s`kanë asnjë pajisje! Madje edhe zjarrëfikësit janë të vjetër. Më shumë ngjajnë me tesera partie se sa më heronj, ata burrat që lumturojnë me praninë e tyre edhe në një lagje jo më në një pallat! S`ka as mjete të tjera të specializuara për të hy në zemrën e ferrit, atje ku të gjithë presin të gjendet Arjani, djali që hyri të shpëtonte të tjerët dhe mbeti vetë brenda! Në fakt ngado që tentohet të hyhet, kudo del tym, apo ngado që vjen një shkëndi flake, aty të duket se gjendet edhe vendi sekret që ka izoluar përjetë të riun. Çdo tentativë e një grupi djemsh të rinj, me thy xhamat e një dyqani për të parë aty brenda me elektrik dore të mban ngërthyer e pafrymë a thu se ata do ta nxjerrin nga aty Arjanin! Nëntoka e asaj godine nuk dorëzohet! E mban aty Arjanin e nuk lë madje askënd t`i afrohet. Zjarrëfikëset i kanë shtrirë aty tuba uji. I lidhin në të katër anët se janë të çarë; një Zot e di që kur janë pa u ndërruar! Grupi të zjarrëfikësve u janë bashkuar djem të fuqishëm, trup mëdhenj që tentojnë t`u japin zemër dhe kurajo ekipit të lodhur të zjarrëfikëseve por asgjë nuk mund të zhbëhet; Arjani, djali 31 vjeç, nga Tirana, i punësuar në sektorin e sigurisë, nuk është gjendur ende!    

***

Një mjet policie qëndon në hyrje të godinës. Katër-pesë zjarrëfikëse gjenden anësoren e ndërtesës nga tri dritare, diku 1 mbi tokë nxjerrin shkulma tymi të zi. Kërkimet janë poërqendruar në pjesën e pasme të godinës dhe prej këtej tentohet të kryhet furnizimi me ujë te mjetet  e tjera. Policia më tepër kujdeset për kalimtarët-kureshtarë pse nuk kanë maskë se sa të orientojnë qytetarët të mos i afrohen asaj zone të rrezikshme. Madje askush nuk ndalon askënd dhe askush nuk di të thotë se edhe sa kohë i duhet asaj grope gllabëruese të nxjerrë tym e kërcënim? 

Prokuroria nuk ka mbërritur në vendin e ngjarjes, policia thonë se ka punë në shesh; i duhet të ndajë partitë të mos kalojnë në territoret e njëra-tjetrës se krijojnë hasmërira; drejtuesi i zjarrëfikëseve ishte zemëruar se familjarët e kishin zgjuar herët nga gjumi i mëngjesit të sotëm; ushtria ishte vënë në siklet të madh se nuk ka mjete dhe as kohë të shkojë në vendvdekjen e një djali që nuk i dihet teseren e kujt partie mbante! Kryeministri, ministrat, politikanët, kandidatët, njerëzit që kurojnë fushatat elektorale nuk kishin mundur të linin asnjë sekond angazhimet për të shkuar në atë vend ku një familje prej më shumë se 24 orësh pret t`i dalë djali nga ajo rrënojë e kallur!    

***

Nga një dyqan rrobash dalin shtëllunga të zeza dhe të rënda tymi. Të duket sikur nga aty del edhe fryma e fundit e asaj çka ndodhet në bodrumet e ndërtesës. Përballë saj, i përhumbur në ato grushte tymrash rri i vetëm një burrë! Ka një maskë të dalë boje e funksioni. Ka frikë se nuk e di kush jam, ndonëse më sheh pa maskë, ai sërish mundohet ta ndreqë atë zhel të zhubrosur nga llava e nëntokës! 

“E kam njeri t’imin Arjanin. Është e rëndë shumë. S`dimë më ç`të bëjmë. Sikur të vinin dje, në kohë, të paktën do ta gjenim trupin. Tani s`kemi më asnjë shpresë. Familja e tij është në kulmin e dëshpërimit. Aty mund të ishte djali i kujtdo. Askush s`na i hapi telefonat, as na erdhi dje, as mbrëmë. I sheh zjarrëfikësit si janë? Më të vjetër se unë. Ata e kanë të pamundur t`i përgjigjen kësaj situate të çmendur! Ja, kanë ardhë ca çuna. S`di kush janë. Ata kanë elektrikë dore, i kanë sjellë nga shtëpië e tyre. tentojnë të hyjnë nëpër skuta ku munden me idenë për të kuptuar se çpo ndodh atje poshtë. Shteti s`na ka sjellë asgjë. Si nuk i vjen turp; do të na sjellë vaksina e këta nuk kanë një tup të përcjellin ujin se iu rrjedh! Nuk di; këtu kemi parë llahtar që mbrëmë! Thonë që është edhe një djalë i ri i humbur po nuk dimë asgjë; askush nuk na flet për situatën përveç asaj që kuptojmë vetë! Ne djali na ka ikur, po të paktën t`i gjejmë trupin...”!

Dridhet i tëri dhe sapo sheh lëvizje të ndonjë zjarrëfikësi që vrapon ai niset pas tij. As vetë nuk e di pse e bën, por më pas thotë: E, asgjë s`kanë gjetur, kot rropatën”! 

***  

Një shkëndi elektrike thuhet se ishte shkaku i atij zjarri fatal që duket që ka mbajtur brenda vetes të riun Arjan Sala. Nuk dihet për të tjerë; asgjë nuk është thënë edhe pse kanë kaluar 24 orë se sa punëtorë, shkarkues apo paketues malli janë gjendur brenda në momentin e shpërthimit të flakëve. Informacioni për shpërthimin e zjarrit u minimizua. Askush nuk e mori seriozisht. Për të mos rënë ndesh me paktin e reklamimit të biznesit që po digjej, mediat shmangen emrin e godinës. Për pasojë edhe familjarët dhe njerëzit e personave që u gjenden aty nuk e ditën se në çfarë vendi ka rënë zjarr të telefonin njerëzit e tyre ose të lëviznin në kohën e duhur drejt vendit të ngjarjes. Paktet antihumane që janë vendosur mes palëve që përfshihen në interesa ekonomike në këtë vend bëri që mos të përhapej informacioni i saktë por të lihej ngjarja si një zjarr i zakonshëm në një prej dyqaneve të zonës së “ish-Doganës”! Në fakt vendi ka krejtësisht emër tjetër. Gjendet në hapësirë tjetër dhe se zjarri nuk ishte thjesht një shkëndi apo bombël gazi por një shpërthim brenda qendrës që ka tronditur të gjithë të pranishmit! Anashkalimi i momenteve të para të zjarrit solli edhe pasojën fatale ku prej rreth 30 orësh godina është nën pushtetin e tymit ku askush nuk di se çfarë po luhet në bodrumet ku ra zjarri!

Comments

Popular posts from this blog

Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze

TANI Nga -  Liljana Elmazi Billa   Kemi postuar disa dit perpara rastin e goces 39 vjecare nga qyteti i Vlores Eglantina Telharaj.   Gjendja e vajzes eshte vertet e keqe edhe pasi ajo beri operacionin ajo eshte ende ne gjendje te keqe per jeten un jam nje e afermja e saj vajza ka nje jav ne reanimacion dhe sot ka pesuar nje hemoragji te tepruar. Rasti eshte postuar disa her edhe nga njerez te njohur te estrades Shqiptare por askush nga ministria e shendetesis nuk po reagon.  Do i lutesha shume popullit shqiptar te mblidhemi per Eglantinen sepse gjendja e saj ekonomike nuk eshte e mire vajza duhet derguar urgjentisht jasht shtetit per te gjetur zgjidhje per shendetin e saj sepse ajo eshte ne gjendje kritike per jeten deri me sot ka marr 40 flakona gjak dhe te gjitha i ka humbur.  Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze🙏🙏.  Ju lutem postojeni.  TANI  🙏🙏🙏

Vilat dhe paratë e Belinda Ballukut nga Tirana në Londër, thotë se i ka bërë me 'djersë', ish-burri 50 mijë euro brenda vitit

TANI Belinda Balluku deri në 77 milionë pagë në vit, para se Rama ta bënte drejtore dhe ministre blen shtëpi në Angli. A do ta hetojë SPAK? Jeta Osh Qef Belinda Balluku drejton një nga degët më të korruptuara të qeverisë së Edi Ramës, siç është Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Nuk është rastësi që Edi Rama i ka besuar Ballukut drejtori të rëndësishme dhe së fundmi ministrinë kryesore, duke larguar Damian Gjiknurin pas një serie skandalesh me hec-et, unazën e madhe etj. Gjatë vitit 2019, Balluku thotë se ka rreth 30 milionë lekë nëpër llogaritë bankare, ndërsa pagat e saj arrijnë 20 milionë lekë në vit. Ish-bashkëshortit të saj, Sokol Ballës, llogaritë i janë shtuar me 50 mijë euro brenda vitit si gazetar. Ndërkohë, Belinda kur ishte drejtoreshë e Përgjithshme e Shoqërisë Albcontrol fitonte mbi tre herë më shumë se ministre. Si drejtoreshë ajo merrte 77 milinë lekë në vit, ndërsa si ministre 20 milionë lekë. Belinda e ka nisur karrierën

Meta: 25 prilli do jetë referendum, mbështes rrëzimin e çdo tiranie

Presidenti Ilir Meta në një lidhje direkte me emisionin “Çim Peka Live” deklaroi se 25 prilli është data që do vendosë nëse Shqipëria do shkojë në Europë ose do shkojë në greminë. Meta e cilëson 25 prillin referendum dhe thekson se mbështet rrëzimin e çdo tiranie. “ Problemi sot i Shqipërisë është 25 prilli dhe presidenti këtë e ka sot detyrën kryesore. 25 prilli vendos nëse Shqipëria do ecë drejt Europës apo do të bjerë në një greminë pa fund. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk ka asnjë shans apo mundësi për negociata. Të tjera janë muhabete kot. Kjo qeveri ka bërë çdo gjë për të bllokuar të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Kushtet ishin të qarta. Ky është referendum. Ose fillohet instalimi i një regjimi despotik, ose do kemi një pjesëmarrje masive të popullit ku do kërkohet ajo që e kemi kërkuar edhe 30 vite më parë. Çdo shqiptar kudo që është të ngrihet dhe të kuptojë se fuqia e tij është vota e tij. Se vota e tij nuk blihet. Të gjithë të shkojnë të votojnë. Kjo është një gjë q