Skip to main content

Silvana Begaj: NIHILIZMI EUROPIAN NDAJ SHQIPËTARËVE!

Nga - /Silvana Begaj/ - NIHILIZMI EUROPIAN NDAJ SHQIPËTARËVE!

🇦🇱🇦🇱🇦🇱


Të dashur bashkëkombas të mi shqipëtarë!


Jam në hall sepse nuk po e lexoj dhe as po e kuptoj dot Europën! Kur flasin përfaqësuesit e saj japin imazhin e një Shqipërie në zhvillim gati gati me standarte Europiane.

Kur është puna për çeljen e negociatave për anëtarësimin në BE dalin përfaqësuesit dhe thonë ekzaktësisht të kundërtën, por në mënyrë më të moderuar duke shtuar detyrat e shtëpisë.


Kur shqiptarët kërkojnë ndihmë nga Europa ,të marim shembullin e shëndetësisë, Europa i kthen nga kanë ardhur me motivimin që Shqipëria sot ka mjekësinë në nivelin europian prandaj këto operacione, mjekime, apo terapi mund ti ndjekin në vendin e tyre .Cdo shtet i Europës ka në konventën e refugjatit që cilido shtetas jashtë Bashkimit Europian mund të përfitoj statusin e rezidentit nëse përmbush kushtet e mëposhtme si:mungesa e sigurisë, shëndetësisë, apo vjen nga vendet e luftës etj.


Për shëndetësinë kryesisht vijnë ata që kanë sëmundje të vecanta dhe të rënda ose kanë mjekime dhe trajtime shumë të shtrenjta ose kur kanë fëmijë të sëmurë ose me aftësi të kufizuara. Menjëherë të vjen një letër ku të shpjegon që Shqipëria është një vend që po aderon të futet në Bashkimin Europian dhe kushtet e mjekësisë janë brenda standarteve prandaj; Kthehuni në vendin tuaj! Ama sot, po të njëjtin arsyetim po e përdorin për të na mbyllur dyert. Ne jemi rrezik për Europën sepse nuk i kemi kushtet për të trajtuar rastet e virusit Covid19. Ndajeni mendjen tani : I kemi apo nuk i kemi?


Ku është diferenca nëse një Europian është me Covid dhe udhëton me një shqipëtar që udhëton? Nëse Covid është rrezik duhet të jetë njësoj për të gjithë. Të mbyllen rrugët me të gjithë ose Hapni rrugët me Shqipërinë!


Kur flasim për sigurinë në shtetet europiane na thonë se vendi juaj është në listën e vendeve të sigurta, por lejon të shkruhen e shpërndahen artikuj për një Shqipëri narkotike dhe me një mafie të fuqishme.


Informacioni për Shqipërinë është negativ. Pra, dikush i bën "hysmet" që kjo teori e poshtërimit të shqipëtarëve të marr dhenë në tërë globin. Askush nuk flet për bukuritë e Shqipërisë, për mikpritjen shqipëtare, për cmimet e ulëta, për ushqimet bio e të shijëshme. Jo, ato harrohen madje fshihen me kujdes mos të ngeli asnjë gjurmë.


Dhe nëse Shqipëria qenka kaq e rrezikshme apo kaq e pazhvilluar sa per tu lënë jashtë (cuditërisht gjithmonë), përfaqësuesit tuaj në Shqipëri pse nuk e evidentojnë dhe ta bëjnë problem deri në zgjidhje të këtyre situatave? Ata janë pothuajse kudo, madje  kanë qënë dhe në parlament dhe japin vetëm vlerësime pozitive.


E nëse ju nuk i respektoni rregullat të parët, pse ti respektojmë ne? Ne nga ju kemi mësuar deri më sot duke ju marri si model. Por ta dini, shumë gjëra i gjetëm midis jush; si krimin, drogën, shfrytëzimin që ne nuk i kishim më parë.

Na lini të fundit në radhë dhe na kontrolloni cdo gjë nëpër kufij. Doni krahë pune nga ne dhe mezi na pajisni me leje qëndrimi duke shpikur lloj lloj marifetesh gjoja metoda të reja, me leje afatshkurtra.

Keni mësuar që tek ne shiten diploma madje blini edhe vet dhe shpesh vini pikëpyetje në nivelin e arsimit tonë etj.

Në Shqipëri lindën këto fenomene, duke shfrytëzuar mungesën e shtetit, por ama kemi dhe specialistë në fusha të ndryshme që po bëjnë jehonë nëpër botë. Me ato kushte, kemi dhe doktorr inxhiniera, ekonomista, jurista ndër më të mirët, madje universitete me emër si Cambridge, Oxford, Harvard mbledhin studentë shqipëtarë. Specialistë të vjetër  janë nga më të kërkuarit në tërë globin.


Por, vërtet ne i kemi të tilla fenomene, por a nuk ka cdo shtet? Po ju? Po ua them unë! I keni me tepëricë, madje shqipëtarët vijnë mbrapa jush në të gjitha paudhësitë e njerëzimit. Por tashmë shqiptarët ju njohin! Ju jeni fallco, ndryshe hiqeni dhe ndryshe jeni! Ju jeni vetëm propogandë dhe ekzpozim fallco! Shqiptarët janë shumë më origjinal se ju! Ne jemi njerëzit e rregullt që sa kemi filluar tju imitojmë!


Ne kemi mikun dhe lekun, ju keni ”personin e kontaktit” dhe ”dhuratat”

Ne kemi vrasje për motive të dobëta, ju keni vrasje midis getove ku policia as nuk futet dot.

Ne kemi media të blerë, ju keni ”media përkrahëse”

Ne kemi drogë në qarkullim, ju keni një numër të lartë përdoruesish

Ne kemi korrupsion të dukshëm, ju keni korrupsion zotërinjsh në nivele të larta e të heshtur!


Prandaj, nuk jeni më mirë se ne! Ne jemi më mirë se Ju! Kemi histori e cila na është vjedhur e deformuar nga Ju për interesat tuaja të errëta. Ne në darkë kur mbyllim derën e shtëpisë kemi një familje që na pret se jemi popull kolektiv e familjarë, kurse ju me ndonjë kafshë shtëpiake.

E nëse mendoni se jeni më të pasur se ne ,përsëri e keni gabim. Ne jemi të keqmenaxhuar, por jo të varfër. Ne jemi të vjedhur, por jo të varfër.


Na përkrahëni se keni për të përfituar shumë nga shqipëtarët!  Nuk kemi qënë perandori, por jemi me shumë histori.

Nuk kemi pushtuar popuj të tjerë, por edhe pse jemi viktima të pushtimeve e coptimeve kemi ruajtur gjuhën, kulturën, traditën dhe vetitë më të mira të njeriut. 

Dijeni se jemi njerez madje shumë civilë e të qytetëruar. Mësojini këto gjëra se janë me interes për Ju e për Ne e mbi të gjitha Hapni rrugët me Shqipërinë!


Silvana BEGAJ

#SB

#beni_share

🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱

Comments

Popular posts from this blog

Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze

TANI Nga -  Liljana Elmazi Billa   Kemi postuar disa dit perpara rastin e goces 39 vjecare nga qyteti i Vlores Eglantina Telharaj.   Gjendja e vajzes eshte vertet e keqe edhe pasi ajo beri operacionin ajo eshte ende ne gjendje te keqe per jeten un jam nje e afermja e saj vajza ka nje jav ne reanimacion dhe sot ka pesuar nje hemoragji te tepruar. Rasti eshte postuar disa her edhe nga njerez te njohur te estrades Shqiptare por askush nga ministria e shendetesis nuk po reagon.  Do i lutesha shume popullit shqiptar te mblidhemi per Eglantinen sepse gjendja e saj ekonomike nuk eshte e mire vajza duhet derguar urgjentisht jasht shtetit per te gjetur zgjidhje per shendetin e saj sepse ajo eshte ne gjendje kritike per jeten deri me sot ka marr 40 flakona gjak dhe te gjitha i ka humbur.  Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze🙏🙏.  Ju lutem postojeni.  TANI  🙏🙏🙏

Për ty qytetar i pabindur. Lexojeni dhe kete esht e rendesishme ne ditet e sotme..!

Për ty qytetar i pabindur, Ndërkohe që ti flije i qetë, pasi gjithë ditën ishe ankuar mbi masat e marra, kishe treguar “fortësinë tende“  mbi shkeljen e izolimit, unë prisja me ankth përgjigjen nëse dhe një tjetër koleg i imi nuk do të zgjohej sot në mëngjes, prej COVID-19 +. TI që mendon se je kaq i fortë sa të prishesh gjumin tim, ti ndalësh jetën dikujt, ti plagosësh zemren një nëne vetëm sepse të duket një masë ekstreme qëndrimi në shtepi. Më pyet mua atëherë, mua që dal nga shtëpia në mëngjes, përshëndes njerëzit e mi të zemrës në telefon (mbi një muaj që nuk i shoh) dhe lutem që të kthehem në shtëpi edhe sot, e të mos përfundoj dhe unë si shumë koleg COVID 19 +.  Unë që po të drejtohem,  jam një femër, një motër, një vajzë, një grua, një MJEKE sot në Itali (shtetin më të prekur). Unë jam ajo që sot përfaqësoj ata heronj, që ndërkohë që ju qëndronit jashtë kur toka dridhej nga tërmeti, kolegët e mi rrinin BRENDA spitaleve për ti shërbyer mikut, familjarit apo ed...

Bledi Mane zbulon “skemën” e bashkëqeverisjes/ Rama e Basha do ndajnë pushtetin në shtator

Publikuar   20:13 5 Maj, 2021 shtyp New!  Nga   B.A.     Gazetari Bledi Mane ka zbuluar skemën e bashkëqeverisjes pas ftesës së kryeministrit Edi Ram apër kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Mane tha se Basha dhe Rama do të lidhin marrëveshje bashkëqeverisjeje në shtator, ndërsa pretendon se kreu i opoizitës do të vendoset kryetar Parlamenti. Ai deklaroi në emisionin “Top Talk” se në postin e Presidentes do ta marrë ish-kjryeparlamentarja Jozefina Topalli. Sipas tij, plani afatgjatë i Ramës është përçarja e PD. Gjithashtu gazetari u shpreh se kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi do ta lerë mandatin e saj në Tiranë, për t’i dhënë një karrige Petrit Vasilit. “Shpëtimi i Lul Bashës është vetëm Edi Rama. Komardarja e hedhur për të tashmë është një bashkëqeverisje që do të fillojë në shtator me një presidente si Jozefina Topalli, portofole ministrore të ndara si në 2017-ën, një pjesë e elektoratit të së djathtës punësohet, qetësohet nuk proteston, opozitar...