Skip to main content

Mijëra bjellorusë dalin në protesta, megjithë paralajmërimin e ushtrisë

Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në kryeqytetin bjellorus Minsk në një tubim kundër rizgjedhjes së debatueshme të Presidentit Alyaksandr Lukashenko dhe represionit paszgjedhor. Në kryeqytet ka një prani të madhe të ushtrisë, e cila paralajmëroi sërish.



Në kuadrin e Marshimit për Bjellorusinë e Re, turmat përshkuan rrugët drejt qendrës së qytetit, ndërsa protestat hynë në ditën e 15-të në këtë vend të Evropës Lindore me një popullsi prej 9.5 milionë banorësh.

Protestuesit bënin thirrje për dorëheqjen e zotit Lukashenko, dhe dëgjoheshin të thërrisnin “liri”.

Përpara tubimit, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se ushtria do të merrte përgjegjësinë e mbrojtjes së monumenteve kombëtare nga protestuesit.

Në një deklaratë, ministria tha se ndaj çdo trazire pranë monumenteve dhe statujave nuk do të përgjigjen më forcat e policisë, por ushtria.

Deklarata u bë ndërsa personeli ushtarak u pa të transportohej drejt kryeqytetit me mjete ushtarake.

Kanali opozitar “NEXTA Life Telegram” njoftoi se postblloqe të policisë ishin vendosur në pikat hyrëse të kryeqytetit bjellorus.

Deri më tani, dy njerëz janë konfirmuar të jenë vrarë gjatë protestave paszgjedhore në Bjellorusi.

Mijëra njerëz dolën në rrugët e Bjellorusisë pasi zoti Lukashenko, në pushtet që në vitin 1994, u shpall fitues i zgjedhjeve të 9 gushtit. Mbi 7 mijë persona janë ndaluar dhe qindra janë rrahur nga policia. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara e kanë kritikuar procesin zgjedhor dhe kanë dënuar represionin e ushtruar pas zgjedhjeve.

Organizime me varganë njerëzish në solidaritet me Bjellorusinë ishin planifikuar për t’u zhvilluar në 26 vende, ndër to edhe në Lituani ku shpresa është që zinxhiri i formuar nga njerëzit të arrijë deri në kufirin me Bjellorusinë.

31 vite më parë, në 23 gusht 1989, gati 2 milionë njerëz bashkuan forcat në tre shtetet baltike Estoni, Letoni dhe Lituani, në protesta ndaj regjimit sovjetik që u bënë të njohura me emrin “Rruga e Baltikut”.

Svyatlana Tsikhanouskaya, kandidatja e opozitës që u largua për në Lituani pas zgjedhjeve dhe pretendoi se kishte fituar nga 60 deri në 70 përqind të votave, tha të shtunën se bjellorusët duhet të “luftojnë për të drejtat e tyre” dhe të mos shpërqendrohen nga pretendimet e zotit Lukashenko se vendi është nën kërcënim ushtarak.

Ne jemi populli i Bjellorusisë, jemi shumica dhe nuk do të largohemi. Ne nuk ua kemi më frikën atyre“, tha ajo për agjencinë e lajmeve AFP.

Komentet e saj erdhën ndërsa zoti Lukashenko përsëri pretendoi se forcat e NATO-s në Poloni dhe Lituani po “lëvizin seriozisht” pranë kufijve të Bjellorusisë.

I veshur me uniformë ushtarake, zoti Lukashenko i tha një njësie ushtarake në Hrodna të shtunën se ushtria e Bjellorusisë duhet të “mbrojë integritetin territorial të vendit tonë”, duke shtuar se “mbështetja e ushtarakëve është e dukshme”.

https://www.instagram.com/p/CERA-tmguhe/?utm_source=ig_web_copy_link

NATO tha se pretendimet ishin “të pabaza”.

Siç e kemi sqaruar tashmë, NATO-ja nuk paraqet asnjë kërcënim për Bjellorusinë ose ndonjë vend tjetër dhe nuk po shton forcat ushtarake në rajon“, tha aleanca e NATO-s në një deklaratë javën e kaluar.

Presidenti lituanez Gitanas Nauseda gjithashtu e mohoi akuzën të shtunën.

Regjimi po përpiqet të largojë me çdo kusht vëmendjen nga problemet e brendshme të Bjellorusisë me deklarata krejtësisht të pabazuara për kërcënime të jashtme imagjinare“, i tha zoti Nauseda AFP-së.https://www.facebook.com/113196723713530/posts/167740878259114/

Ministria e Jashtme lituaneze njoftoi gjithashtu të shtunën se Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit Stephen Biegun do të vizitojë Lituaninë dhe Rusinë javën tjetër për bisedime mbi krizën paszgjedhore të Bjellorusisë.

Ekipi i zonjës Tsikhanouskaya tha të shtunën se zoti Biegun do të takohej me kandidaten e opozitës në Lituani.

Asnjë palë zgjedhjesh në Bjellorusi nën qeverisjen e zotit Lukashenko nuk janë konsideruar ndonjëherë të lira ose të drejta nga Perëndimi./ VOA

Comments

Popular posts from this blog

Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze

TANI Nga -  Liljana Elmazi Billa   Kemi postuar disa dit perpara rastin e goces 39 vjecare nga qyteti i Vlores Eglantina Telharaj.   Gjendja e vajzes eshte vertet e keqe edhe pasi ajo beri operacionin ajo eshte ende ne gjendje te keqe per jeten un jam nje e afermja e saj vajza ka nje jav ne reanimacion dhe sot ka pesuar nje hemoragji te tepruar. Rasti eshte postuar disa her edhe nga njerez te njohur te estrades Shqiptare por askush nga ministria e shendetesis nuk po reagon.  Do i lutesha shume popullit shqiptar te mblidhemi per Eglantinen sepse gjendja e saj ekonomike nuk eshte e mire vajza duhet derguar urgjentisht jasht shtetit per te gjetur zgjidhje per shendetin e saj sepse ajo eshte ne gjendje kritike per jeten deri me sot ka marr 40 flakona gjak dhe te gjitha i ka humbur.  Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze🙏🙏.  Ju lutem postojeni.  TANI  🙏🙏🙏

Vilat dhe paratë e Belinda Ballukut nga Tirana në Londër, thotë se i ka bërë me 'djersë', ish-burri 50 mijë euro brenda vitit

TANI Belinda Balluku deri në 77 milionë pagë në vit, para se Rama ta bënte drejtore dhe ministre blen shtëpi në Angli. A do ta hetojë SPAK? Jeta Osh Qef Belinda Balluku drejton një nga degët më të korruptuara të qeverisë së Edi Ramës, siç është Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Nuk është rastësi që Edi Rama i ka besuar Ballukut drejtori të rëndësishme dhe së fundmi ministrinë kryesore, duke larguar Damian Gjiknurin pas një serie skandalesh me hec-et, unazën e madhe etj. Gjatë vitit 2019, Balluku thotë se ka rreth 30 milionë lekë nëpër llogaritë bankare, ndërsa pagat e saj arrijnë 20 milionë lekë në vit. Ish-bashkëshortit të saj, Sokol Ballës, llogaritë i janë shtuar me 50 mijë euro brenda vitit si gazetar. Ndërkohë, Belinda kur ishte drejtoreshë e Përgjithshme e Shoqërisë Albcontrol fitonte mbi tre herë më shumë se ministre. Si drejtoreshë ajo merrte 77 milinë lekë në vit, ndërsa si ministre 20 milionë lekë. Belinda e ka nisur karrierën

Meta: 25 prilli do jetë referendum, mbështes rrëzimin e çdo tiranie

Presidenti Ilir Meta në një lidhje direkte me emisionin “Çim Peka Live” deklaroi se 25 prilli është data që do vendosë nëse Shqipëria do shkojë në Europë ose do shkojë në greminë. Meta e cilëson 25 prillin referendum dhe thekson se mbështet rrëzimin e çdo tiranie. “ Problemi sot i Shqipërisë është 25 prilli dhe presidenti këtë e ka sot detyrën kryesore. 25 prilli vendos nëse Shqipëria do ecë drejt Europës apo do të bjerë në një greminë pa fund. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk ka asnjë shans apo mundësi për negociata. Të tjera janë muhabete kot. Kjo qeveri ka bërë çdo gjë për të bllokuar të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Kushtet ishin të qarta. Ky është referendum. Ose fillohet instalimi i një regjimi despotik, ose do kemi një pjesëmarrje masive të popullit ku do kërkohet ajo që e kemi kërkuar edhe 30 vite më parë. Çdo shqiptar kudo që është të ngrihet dhe të kuptojë se fuqia e tij është vota e tij. Se vota e tij nuk blihet. Të gjithë të shkojnë të votojnë. Kjo është një gjë q