Shqipëria, “kalçeto” interesash, për “jeniçerin” e Rexhepit të Turqisë; dhe miliarderin e Rexhepit të Skraparit
(((( Jeta Osh Qef ... 🖐️)))
Falemindrit
Edhe vitin 2019, katër familjet politike-mafioze; e mbyllën me të gjitha llojet e aktorllëqeve dhe hipokrizive e poshtërsive të mundshme, kundër popullit e vendit; maskuar me gjoja luftë për parime, drejtësi, ndershmëri, demokraci e integrim në BE.
Me të njëjtin skenar e platformë të zezë bllokuese dhe peng-mbajtëse; kanë nisur dhe vitin 2020, duke përcjell mesazhin e qartë, se ata jo vetëm nuk do vetë-zhduken nga politika e pushteti, por edhe do spostojnë e shkatërrojnë, këdo që do t’u kundërvihet, siç janë sistemi zgjedhor dhe ligji anti- media.
Në krye të betejës anti-popull, për mbajtjen e sundimit 28-vjeçar dhe lënien e Shqipërisë jashtë BE; gladiatorë e dirigjentë kryesorë me vulë pushteti, janë përsëri dy persona: Kreu i pushtetit kriminal absolut, Edi Rama dhe kreu i shtetit mafioz, Ilir Meta; ndërkohë që Monika është krahë skemës së burrit; ndërsa Basha, ditën është me skemat e Berishës dhe natën me lojën e Ramës.
Edhe në urimin për Vitin e Ri; kryeministri Rama, deklaroi se do ta çojë deri në fund, shkarkimin e “presidentit mafioz e anti-reformë” Ilir Meta; por 2 ditë para urimit, shtyu edhe me 4 muaj, afatin e shkarkimit të tij.
Ndërsa presidenti Ilir Meta, pasi dekoroi bashkëfshatarin e Petrit Vasilit; heroin Vasil Laçi, me motivin se 78 vite më parë, paska qëlluar mbi ish-mbretin Viktor Emanuel; dekretoi edhe 5 PPP-të e vitit 2020, me sqarimin se këtë akt, ai “e bëri për familjet që po jetojnë në çadra”, duke u betuar do vazhdojë luftën kundër bandës mafioze oligarkike kryeministrore.
Me çfarë po dëgjojmë, në këtëo ditë të para të vitit; duket qartazi, se edhe gjatë vitit 2020, Shqipëria do të jetë një “kalçeto” e lojës së pisët anti-kombëtare; mes “jenicerit” të Rexhepit të Turqisë dhe miliarderit të Rexhepit të Skraparit; të cilët po luftojnë për interesat, sundimin dhe paprekshmërinë e tyre nga drejtësia e SHBA.
Ndërsa Shqipëria dhe shqiptarët, nuk u interesojnë fare; përveçse si resurse pasurimi e biznesesh mafioze dhe si vend geto, me popull votues e taksa-pagues skllevër./Pamfleti
BEHUNI PJES ME NE TE STAFIT Jeta Osh Qef...! Pelqejeni tani direkt faqen pa humbur kohe
Falemondrit
Comments
Post a Comment