Eskorta, të dashura ose bashkëjetuese vrasësish me pagesë, trafikantësh, politikanësh dhe eksponentësh kriminalë… Fatura e lartë që paguajnë vajzat e bukura shqiptare për pak jetë luksi, foto në Instagram apo ftesa në studio televizive
Kejvina Kthella është vetëm rasti i fundit i bërë mediatik. Ata që e kanë ndjekur bionden prej Lezhe në emisionin e Ermal Mamaqit e kanë të qartë “shkëlqimin” e papritur të yllit të saj në publik. Dhe nuk bëhej fjalë vetëm për operacionet plastike që i kanë mundësuar format fizike dhe linjat e fytyrës. E ardhur nga hiçi, me nivel inteligjence fort të diskutueshëm, papritur e pakujtuar, një tjetër vajzë iu shtua VIP-eve të Instagramit, që megjithëse nuk i kishte thënë kurrë punës “punë e mbarë”, u bë me makinë 30 mijë euroshe, me pushime luksi e jetë të shfrenuar alla filmash Hollivudi, burimi i të cilave nuk është e vështirë të merret me mend se prej nga vjen. E pa thënë me zë të lartë, dihej se edhe Kejvina “kishte kapur” një të fortë. Ajo që nuk dihej akoma ishte se, cilin? Mirëpo propabilitetet janë të çuditshme dhe u desh ti bëhej atentat një prokurori në Durrës për të marrë vesh se burimi i financimit të Kejvinës ishte, as më pak e as më shumë, por Redjan Rraja, kushëriri i një deputeti socialist, eksponent kriminal me dosje të pasur, i akuzuar dhe nën hetim si personi që ka kryer atentatin në fjalë. Kejvinën e nxorrën zbuluar hetimet. Alibia e Redjanit ishte pikërisht bukuroshja velinë e Klanit.
Historia nuk është aspak e panjohur dhe e rrallë në Shqipëri. Janë kaq shumë vajzat e ekranit, dhe jo vetëm, që në këmbim të jetës luksoze, janë gati të lidhen me çdo kriminel që vjen rrotull nëpër lagje, pa pyetur pasojat. Ajo çka e bën akoma më të frikshme këtë histori janë protagonistët meshkuj të këtyre lidhjeve. Flasim për vrasës, për trafikantë të rrezikshëm droge, për personazhe të anës së errët që nuk shquhen për xhentëlmenë edhe në historitë e tyre rozë. Por etja për para dhe famë duket se është shumë e fortë.
Një hetim policor nxorri edhe emrin e Trejsi Sedinit, vajzës prej silikoni, pak kohë më parë, si “nusja” e kreut të grupit “Duka”, të njohur për trafik droge dhe vrasje. Trejsi është e dashura e Leonard Dukës dhe lidhja e tyre është faktuar nga postimet e pafundshme të Trejsit në Instagram, prej nga u skedua edhe makina luksoze Mercedes Benz GLE V8 Biturbo me çmim 150 mijë euro që Duka i ka dhuruar Sejdinit. Vini re çmimin e automjetit të sekuestruar nga policia në muajin prill të këtij viti. Por a ia ndjeu Trejsit për ngjarjet kriminale në të cilat është ngatërruar i dashuri apo për makinën e sekuestruar? Natyrisht që jo! Ndërkohë që Leonardi i jep llogari drejtësisë, Trejsi duket se vazhdon të harxhojë “kursimet” që i ka lënë i dashuri. Hidhini një sy publikimeve të saj në rrjetet sociale dhe do ta kuptoni.
Siç nuk çudit më edhe Rezarta Shkurta tashmë, e cila ka dy arsye të gëzohet për të dashurin e vet. Ermal Hoxha është edhe nipi i diktatorit, Enver Hoxha (dhe Rezarta është shumë krenare për këtë), por edhe pjesë e një grupi kriminal droge për të cilin hëngri ca kohë burg. Rezarta dhe Ermali janë të njohur në rrethe të caktuara në Tiranë. Festat e tyre orgji dhe kokainë që derdhet lumë janë të famshme. Vetëm se Rezartës iu desh të priste ca kohë vetëm, kohë që e shfrytëzoi për “biznes”. Me sa duket vajzat e kësaj kategorie nuk mbeten në hall për para kur të dashurit e tyre futen në burg. Të fortët mendojnë edhe për ditë të këqia. Kështu edhe Rezarta hapi një biznes me foto për fëmijë dhe tani që Ermali është i lirë, merr dhurata të nivelit Cartier, të cilat sigurisht i publikon nëpër rrjete sociale.
Në prag martese ishte edhe Elvana Gjata me biznesmenin e përfolur për përfshirje në trafik droge, Ervin Mata. Personazh kyç në një atentat të kryer në zemër të Bllokut, Ervini ka kohë që është sponsori kryesor i Elvanës për karrierën e saj muzikore. Populli i thjeshtë ka mbetur shumë herë i mahnitur nga lajmet që vinin nga Elvana, e cila ishte në gjendje që, bashkë me të dashurin, të paguanin 15 mijë euro për një natë në Paris, të realizonte klipe në çdo vend të botës ku të kishte dëshirë, për të mos folur pastaj për jetë luksi apo “detaje” të tjera “të vogla” të kësaj kategorie. Ndoshta prej parave të të dashurit Elvana nuk fitoi famë botërore – e provoi pa sukses në SHBA me “Forever is over”, por ama jetë të rehatshme dhe pa dhimbje koke se si e qysh të fitojë paratë për klipe të reja apo në çfarë koncertesh të këndojë, e bën.
Me trafik droge rezultoi të merrej edhe i dashuri i bukuroshes së sportit, Viola Spiro. I cilësuar si “zot i drogës” në Itali, Valentin Selaj ishte financuesi i udhëtimeve high class të Violës në vende të ndryshme të botës, por edhe jetës së luksit në Tiranë. Ajo nuk i ka kursyer detajet e këtij luksi në çdo postim në profilet e saj sociale, vetëm se ditën që i dashuri u arrestua, Viola mbeti keq dhe u rrëfeu miqve të afërt se ishte ndarë prej tij. Por thashethemet thonë se edhe Viola nuk ia doli dot të rrinte larg Valentinit, kur mësohesh me para dhe shpenzime pa fre është pak problem kthimi në jetën e vobektë ku duhet të numërosh qindarkat.
Lista nuk merr fund këtu. Dëshira ose nevoja për para, të cilat i sigurojnë vajzave ambicioze shumë shpejt edhe famën, sidomos në këto kohë Hi Tech është akoma edhe shumë e gjatë dhe e vërteta është që ky “rregull” ka ekzistuar gjithmnë në Shqipërinë e trazuar të këtyre 30 viteve të fundit. Vetëm se jo të gjitha janë njësoj me fat si disa që i kanë hyrë shpejt kësaj “karriere”.
Një burrë i pasur (fort i përfolur për ca lloje trafiku edhe ai) fshihet pas Alketa Vejsiut që sot e gjithë ditën shijon pa fre jetën e luksit; një burrë i pasur fshihej deri para disa kohësh edhe pas Valbona Selimllarit, e cila historitë e dashurisë i ka pasur gjithmonë pak më të ndërlikuara; një burrë i pasur fshihet edhe pas shumë vajzave të tjera të ekranit që zor se do ti njihte njeri nëse nuk do ta kishin nisur rrugën e jetës me një marrëveshje të këtij lloji me djallin. Fundja këto të rejat nga diku e kanë marrë shembullit e për fat të keq vazhdojnë ta trashëgojnë këtë tek breza të tjerë. Rrjetet sociale e mundësojnë këtë përhapje më shpejtësinë e dritës. Për fat të keq!/Pamfleti
TANI Nga - Liljana Elmazi Billa Kemi postuar disa dit perpara rastin e goces 39 vjecare nga qyteti i Vlores Eglantina Telharaj. Gjendja e vajzes eshte vertet e keqe edhe pasi ajo beri operacionin ajo eshte ende ne gjendje te keqe per jeten un jam nje e afermja e saj vajza ka nje jav ne reanimacion dhe sot ka pesuar nje hemoragji te tepruar. Rasti eshte postuar disa her edhe nga njerez te njohur te estrades Shqiptare por askush nga ministria e shendetesis nuk po reagon. Do i lutesha shume popullit shqiptar te mblidhemi per Eglantinen sepse gjendja e saj ekonomike nuk eshte e mire vajza duhet derguar urgjentisht jasht shtetit per te gjetur zgjidhje per shendetin e saj sepse ajo eshte ne gjendje kritike per jeten deri me sot ka marr 40 flakona gjak dhe te gjitha i ka humbur. Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze🙏🙏. Ju lutem postojeni. TANI 🙏🙏🙏
Comments
Post a Comment