Skip to main content

Mbrëmjen e djeshme, lajmi se Policia heroike e Shtetit tonë kishte shpëtuar nga majat e akullta të maleve shqiptare disa alpinistë

Mbrëmjen e djeshme, lajmi se Policia heroike e Shtetit tonë kishte shpëtuar nga majat e akullta të maleve shqiptare disa alpinistë, mori dhenë në faqen zyrtare informative (përpos propagandistike) të Policisë së Shtetit. Cilësohet e tillë thjesht për shkak të përmbajtjes së publikuar, i cili vlerësohet si jo i përshtatshëm për llogaridhënie publike, ku e vetmja gjë që synohet të përcjellë janë disa “pëlqime” nga qytetarët për punë të trumpetuara si suksese të PSH, si rasti që do të shpalosim më poshtë.

(Informohu për propagandën këtu)

Ky akt heroik i PSH u vulos nga një foto e disa efektivëve shpëtimtarë të policisë së Kolonjës, me alpinistët me demek të shpëtuar nga herkulët blu të Shqipërisë.

Në njoftimin e policisë citohej: “Pas disa orë kërkimesh, u bë i mundur lokalizimi dhe gjetja në gjendje të mirë shëndetësore e 4 alpinistëve, të cilët ishin ngjitur në majën e quajtur “Çuka e Peçit” në lartësinë 2523 m, të malit të Gramozit dhe më pas për shkak të kushteve të vështira atmosferike, kishin hasur vështirësi gjatë kthimit. Alpinistët (njëra prej tyre vajzë) kanë falenderuar shërbimet e Policisë dhe banorët, që iu erdhën në ndihmë dhe iu shpëtuan jetën. Policia më pas ka bërë shoqërimin e tyre, deri në vendin ku u akomoduan në qytetin e Ersekës."

Pra, në njoftimin e shpërndarë publikisht për mediat, me anë të tyre, policia synon të përcjellë tek qytetarët imazhin pozitiv të efektivëve shpëtimtarë. Mirëpo, në kufijtë e inteligjencës poshtë-uniforme, ky efekt propagandistik rezultoi i dështuar për shkak të përgënjeshtrimit të bërë nga ana e vetë alpinistit, të cilit iu shit imazhi si “viktima” e ditës, i shpëtuar nga policia.

Pas disa komenteve në faqen zyrtare të PSH dhe mediave që e kishin shpërndarë, ku historinë që policia e kishte shitur si “aktin heroik të ditës”, Ervin Xhakolli, alpinisti me disa vite eksperiencë në një rrëfim ekskluziv për JOQ Albania, ka rrëfyer ngjarjen dhe ka përgënjeshtruar gjithçka.

Ai shprehet për JOQ Albania:

Ne fakt ne u nisem per mal diten e shtune. Lame makinen tek nje banor ne fshat ai se kishte kuptuar qe ne do flinim ne mal ne kushte moti te veshtira dhe naten vone kishte lajmeruar policine. Ata ishin ven ne alarm se ne kishim humbur dhe kishin kerkuar disi. Ne kur zbresim posht te nesermen nga qejfi tone takojm policet poshte ne fshat, rrinin tek makina. Dhe me vone ata erdhen tek restoranti ku do drekonim ne dhe na kerkuan te bejm nje foto ne menyre shoqerore. Pasi ne ikem nga Erseka dje, ata publikuan lajmin sikur ne kishim humbur dhe ata na shpetuan, qe nuk eshte aspak e vertete. Fotoja eshte bere ne restorant, ata na nxoren ne erresire ne ane te rruges nacionale, ne se menduam pse beren kete veprim, aq me shume qe publikuan imazhin tone. Pasi ne bejm ngjitje  dimerore dhe mundohemi te jemi te sakt  me ate qe varet nga ne. Bo se ke iden sa pune dhe na ka shqetesu. Dhe mbi te gjitha i qerasem, ne ane njerzore.”
Xhakolli ka shtuar se nga ky rast, familjarët dhe miqtë e tij dhe të grupit me të cilin ai ishte ngjitur në mal, ishin shqetësuar tej mase, kur në fakt ngjarja ishte tërësisht ndryshe nga ajo e paraqitur nga Policia e Shtetit tonë.

Kur rrëfeu këtë rast i cili rezultoi shqetësues për shumë persona, alpinisti u shpreh me humor dhe dashamirësi për JOQ Albania

Nese ke deshire te jap foto nga aventura e fundit qe bem ne malin e gramozit ku na shpetoi policia.”
Falë këtij rasti të denoncuar nga vetë qytetarët, ne si taksapagues na lindin disa mëdyshje dhe na takon të ngremë një pyetje të thjeshtë…

Thjesht për faktin sepse konsiderohet si burim i parë i besueshëm i njoftimeve zyrtare, pikë referimi për të gjithë kur ndodhin ngjarje kriminale apo edhe për personat e përfshirë në to, kur është vetë Policia e Shtetit, ajo që shtrembëron ngjarjet për interesa të vetat, sa i besueshëm mund të jetë ky institucion shtetëror që paguhet nga taksat tona, për informacionin që synon t';i përcjellë shqiptarëve?

/Jeta Osh Qef/

Comments

Popular posts from this blog

Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze

TANI Nga -  Liljana Elmazi Billa   Kemi postuar disa dit perpara rastin e goces 39 vjecare nga qyteti i Vlores Eglantina Telharaj.   Gjendja e vajzes eshte vertet e keqe edhe pasi ajo beri operacionin ajo eshte ende ne gjendje te keqe per jeten un jam nje e afermja e saj vajza ka nje jav ne reanimacion dhe sot ka pesuar nje hemoragji te tepruar. Rasti eshte postuar disa her edhe nga njerez te njohur te estrades Shqiptare por askush nga ministria e shendetesis nuk po reagon.  Do i lutesha shume popullit shqiptar te mblidhemi per Eglantinen sepse gjendja e saj ekonomike nuk eshte e mire vajza duhet derguar urgjentisht jasht shtetit per te gjetur zgjidhje per shendetin e saj sepse ajo eshte ne gjendje kritike per jeten deri me sot ka marr 40 flakona gjak dhe te gjitha i ka humbur.  Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze🙏🙏.  Ju lutem postojeni.  TANI  🙏🙏🙏

Për ty qytetar i pabindur. Lexojeni dhe kete esht e rendesishme ne ditet e sotme..!

Për ty qytetar i pabindur, Ndërkohe që ti flije i qetë, pasi gjithë ditën ishe ankuar mbi masat e marra, kishe treguar “fortësinë tende“  mbi shkeljen e izolimit, unë prisja me ankth përgjigjen nëse dhe një tjetër koleg i imi nuk do të zgjohej sot në mëngjes, prej COVID-19 +. TI që mendon se je kaq i fortë sa të prishesh gjumin tim, ti ndalësh jetën dikujt, ti plagosësh zemren një nëne vetëm sepse të duket një masë ekstreme qëndrimi në shtepi. Më pyet mua atëherë, mua që dal nga shtëpia në mëngjes, përshëndes njerëzit e mi të zemrës në telefon (mbi një muaj që nuk i shoh) dhe lutem që të kthehem në shtëpi edhe sot, e të mos përfundoj dhe unë si shumë koleg COVID 19 +.  Unë që po të drejtohem,  jam një femër, një motër, një vajzë, një grua, një MJEKE sot në Itali (shtetin më të prekur). Unë jam ajo që sot përfaqësoj ata heronj, që ndërkohë që ju qëndronit jashtë kur toka dridhej nga tërmeti, kolegët e mi rrinin BRENDA spitaleve për ti shërbyer mikut, familjarit apo ed...

Bledi Mane zbulon “skemën” e bashkëqeverisjes/ Rama e Basha do ndajnë pushtetin në shtator

Publikuar   20:13 5 Maj, 2021 shtyp New!  Nga   B.A.     Gazetari Bledi Mane ka zbuluar skemën e bashkëqeverisjes pas ftesës së kryeministrit Edi Ram apër kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Mane tha se Basha dhe Rama do të lidhin marrëveshje bashkëqeverisjeje në shtator, ndërsa pretendon se kreu i opoizitës do të vendoset kryetar Parlamenti. Ai deklaroi në emisionin “Top Talk” se në postin e Presidentes do ta marrë ish-kjryeparlamentarja Jozefina Topalli. Sipas tij, plani afatgjatë i Ramës është përçarja e PD. Gjithashtu gazetari u shpreh se kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi do ta lerë mandatin e saj në Tiranë, për t’i dhënë një karrige Petrit Vasilit. “Shpëtimi i Lul Bashës është vetëm Edi Rama. Komardarja e hedhur për të tashmë është një bashkëqeverisje që do të fillojë në shtator me një presidente si Jozefina Topalli, portofole ministrore të ndara si në 2017-ën, një pjesë e elektoratit të së djathtës punësohet, qetësohet nuk proteston, opozitar...