Skip to main content

Posts

Deklarata prekëse e nën kampionit të botës Ilir Suli: Ikni nga ky vend, kjo ka ngelur vetëm…

Peshëngritja është një nga sportet që prodhon vazhdimisht kampionë në vendin tonë, por ndër dekada ka vazhduar nënvlerësimi i këtyre kampionëve dhe mungesa e mbështetjes ka bërë që ata të mos sigurojnë dot të ardhura, akoma edhe për një jetë normale. Ilirjan Suli është një nga shembujt më të pastër. Në një prononcim për Real news, Suli tregon se është i papunë që kur ka lënë sportin, ndërsa këshillon gazetaren dhe operatorin të lënë sa më shpejt vendin dhe të emigrojnë në një shtet ku të jetojnë normalisht. Video📹⬇️⬇️⬇️⬇️⬇️⬇️⬇️ / https://www.facebook.com/watch/?v=1396849637319887 Kujtojmë se Suli është nënkampion bote në peshëngritje, ka fituar medalje bronzi në Europianin e vitit 2000 dhe ka marrë pjesë në dy olimpiada në vitet 1996 dhe 2000, te të cilat u rendit në respektivisht i 14-ti dhe i 5-ti, ndërsa është padyshim një nga peshëngritësit më të suksesshëm të një periudhe shumë të vështirë për vendin. “Më njihni mua kush jam? Më falni ë? Jam Ilir Suli, ish-nënkampion Bote në shta...

Makina sulmon ekipin e SYRI TV, Adi Krasta: Përplasi punonjësen tonë

  Makina sulmon ekipin e SYRI TV, Adi Krasta: Përplasi punonjësen tonë 13:19- 25/04/2020 shtyp Nes!  Ngjarje e rëndë ka ndodhur në sheshin ‘Skënderbej’. Një makinë ka shkuar dhe ka përplasur makinën e SYRI TV, që i ka penguar rrugën për të shkuar tek stenda e ngritur nga SYRI TV. LEXO EDHE: VIDEO/ Mediu: Shqiptarët të votojnë, të marrin fatin e tyre në dorë Në një lidhje direkte gazetari Adi Krasta, ka shpjeguar me pak fjalë atë që ka ndodhur. ‘Një hyrje tipike e filmave. Ka një dridhje të asaj që nuk kuptohet. Dyshohet se ka qenë një person me probleme mendore. Ka qenë 2 metra larg studios tonë. Një veturë që është përplasur me makinë e SYRI TV dhe ka perplasjur edhe një punonjëse të televizionit SYRI TV’ , tha gazetari Krasta.

Për 2 pistoleta u dënuar me 6 vite burg/ Prokuroria e Kukësit shpall në kërkim ndërkombëtar të arratisurën Fjolla Morina

  Nga - /Albania IME / dt, 20 Prill, 2021 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës, ka bërë kërkesë për shpalljen në kërkim ndërkombëtar për këngëtaren nga Kosova, Fjolla Morina, e dënuar me 25 mars nga Gjykata e Shkallës së Parë në Kukës, me 6 vjet burgim për “trafik të armëve dhe municionit”. Morina, e cila u largua në fillim të këtij viti nga banesa në Kukës ku qëndronte në arrest shtëpie, ka qenë në kërkim vetëm në Shqipëri. Kërkesa bashkë me materialin përkatës është nisur të martën në drejtim të Prokurorisë Përgjithshme dhe është firmosur nga prokurori Edmond Karriqi. Prokuroria e Përgjithshme është ajo që vendos nëse kërkesa do të miratohet. Nuk është e qartë nëse Morina do të shpallet në kërkim ndërkombëtar pa mbaruar gjykimi i saj në Apel. Morina u dënua në 25 mars nga Gjykata e Kukësit me 9 vite burgim, që pas zbritjes së 1/3 prej gjykimit të shkurtuar u bënë 6 vjet. Prokuroria kishte kërkuar vetëm 7 vjet për Morinën, por gjykata u tregua më e ashpër. Gjykat...

Unioni i Sindikatave Evropiane të Kontrollorëve bën thirrje të ndalohen sulmet ndaj punonjësve të Rinasit

  Shtyp New!  Nga   Erisa Kryeziu Burimi: Foto nga video e publikuar nga ministri Niko Peleshi në faqen e tij Facebook Për situatën në të cilën ndodhen sot kontrollorët e trafikut ajror në Shqipëri ka reaguar edhe  Unioni i Sindikatave Evropiane të kontrollorëve të Trafikut Ajror. “ Në Shqipëri, pesë kontrollorë të trafikut ajror (ATCO) janë pushuar nga puna për shkak të stresit të rëndë me të cilin kanë jetuar gjatë vitit të kaluar, përkeqësuar nga ulja e njëanshme e pagave deri në 70%, shkarkimi i tyre ndodhi pasi ata deklaruan paaftësi të përkohshme për shkak të këtyre streseve në përputhje me skemën e kompetencës së ATCO-së shqiptare”, -thuhet në reagimin e ATCEUC. Ata e kanë paralelizuar situatën e kontrollorëve të trafikut ajror shqiptar me atë të kontrollorëve polakë, duke shërbyer ky reagim për të dyja palët me qëllim zgjidhjen e situatës përmes dialogut dhe jo përmes qasjeve totalitare. “ATCEUC dënon injorimin absolut të PANSA (kompania polake) dhe Albcontro...

10 vite më parë bjonde dhe ndryshe; Ja si dukej Bora Zemani në këto video

Moderatorja Bora Zemani tashmë është një prej figurave më të ndjekura edhe prej emisioneve që ka prezantuar kohët e fundit. Por ajo nuk ka filluar të jetë pjesë e televizionit vetëm tani por që prej shumë vitesh. Kuriozë se çfarë ka pas prezantuar ajo? Ka filluar me motin dhe ka qënë ndryshe nga tani, bjonde: Ju pëlqen më shumë bjonde apo brune?

Në ferrin e “Casa Italia-s”!

Nga; Nikoleta Kovaci ! Në ferrin e “Casa Italia-s”! ............. Duket se nëntoka është mbarsë me tym të zi! Del nga të katër anët! Asgjë së ndal! As e pastron! As e izolon! Me të të duket se vjen një klithmë jete. Nga çdo skutë që vjen tymi, pret se po të del një zë! Me vete ndërton heroin; atë që do të doje në atë moment t`i thoje Arjanit se të shpëtoj unë! Se jam aty për ty e s’të lë në atë batërdi terri e ferri! Do të doje të ishe kandil ta ndezësh nëntokën e betontë të asaj ndërtese që nga brinjët nxjerr shkumë paniku e tmerri, ndërsa një familje ka vu kujën e humbjes së të birit! Edhe njerëzit e saj, edhe miqtë! Tashmë asnjë shpresë nuk gjendet ma në jetën e tyre për gjetjen me frymë të Arjanit. Më kot tenton t`u japësh forcë! Ata i janë dorëzuar fatit të tyre të keq! *** Një mjet zjarrfikës ulëret në autostradë. Nxiton gjasmë për tek vendi i ngjarjes. Unë shkoj më parë në këmbë se sa vjen ajo! Po ashtu edhe një mjet policie. Shqipëria është e gjithë në grackën e ngritur nga pus...

Autobusët bllokojnë rrugët në Prishtinë, protestojnë operatorët e transportit

& Shtyp New ngaa Sinjali  1.723 Autobusët bllokojnë rrugët në Prishtinë, protestojnë operatorët e transportit Sinjali.com 19 Mars 2021 10:25 Autobusët e transportit rrugor të udhëtarëve si shenjë proteste kanë parakaluar rrugëve të kryeqytetit, kjo për shkak të mossubvencionimit nga Qeveria e Kosovës. Autobusët do të parakalojnë deri te objekti i Qeverisë së Kosovës. Të mërkurën kjo shoqatë ka filluar protesta e ku u ndërpre qarkullimi i transportit të udhëtarëve urban-periferik dhe ndërurban në të gjithë vendin. Përderisa kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka shprehur gatishmërinë për diskutim me përfaqësuesit e këtij sektori me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje. /Gazeta Sinjali/