I dërgoi telegram për të njohur Kosovën, Vuçiç i përgjigjet menjëherë Presidentit Biden: Përgjigja ime nuk ka ndryshuar
Pas publikimit të telegramit të Presidentit të SHBA-së, Joe Biden ku i kërkonte Serbisë që të njohë Kosovën, ka reaguar presidenti serb Aleksandër Vuçiç Nuk ka kaluar as 30 minuta nga publikimi i telegramit të Presidentit Amerikan për homologun e tij serb, ku i kërkon njohjen e Kosovës. “Njohja e ndërsjellë e Serbisë dhe Kosovës nuk qëndron në asnjë akt ndërkombëtar. Unë e kuptoj se ka një politikë të re amerikane, por përgjigja ime është e njëjta, siç ajo që dhashë në shtator po në Shtëpinë e Bardhë” . Kështu deklaroi Vuçiç, para gazetarëve, në një improvizim për të dhënë qëndrimin pas letrës bombë që kishte mbërritur nga Shtëpia e Bardhë në Novi Dvor-Pallatin presidencial të Serbisë. “Unë tashmë u kam thënë atyre një herë ballë për ballë se çfarë mendoj për njohjen e ndërsjellë dhe përgjigja ime nuk do të jetë ndryshe,” tha Vuçiç.