/TANI/
Një aksident me pasoje vdekjen e një 65 vjecari ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Durrës. I moshuari që lëvizte me bicikletë është përplasur nga një makinë tek mbikalimi i Shkozetit.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak.
Më datë 20.09.2020, rreth orës 08:03, në lagjen nr.14, Shkozet, Durrës, shtetasi G.M., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar biçiklistin, një shtetas ende të pa identifikuar rreth 65 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Comments
Post a Comment