Skip to main content

Turqia paralajmëron Shqipërinë: “Kundërshtoni marrëveshjen me Greqinë ose…



Admirali Xhihat Jajxhë është rikthyer në televizionet turke me deklaratat paralajmëruese ndaj rrezikut që Greqia të përfitojë nga zona detare sërish në kurriz të Shqipërisë dhe Egjiptit, që të përdoren si precedentë ndaj Turqisë. Me marrëveshjen mes Italisë dhe Greqisë, Xhihat Jajxhë thekson se të drejtat e Shqipërisë dhe të Libisë u shkelën.

“Nëse marrëveshja për detin Jon do të ishte tre palëshe, Shqipëria do të fitonte nga zonat detare në vijën jugperëndim-verilindje, pra do të kishte disa prej zonave të cilat i mori Greqia. Shqipëria duhet ta kundërshtojnë këtë marrëveshje dhe Turqia duhet ta ndërgjegjësojë për këtë”.

Nën frymën e asaj çfarë bënë turqit në vitin 2009, Jajxhë ka një këshillë për Egjiptin, që nuk duhet të mashtrohet si Shqipëria.

“Egjipti duhet ta rishikojë marrëveshjen me Greqinë pasi bie në kundërshtim me interesat e saj. Ne duhet të denoncojmë këtë marrëveshje njësoj siç vepruam me marrëveshjen e zonave ekonomike detare, që Greqia nënshkroi me Shqipërinë në vitin 2009. Edhe në atë rast, Greqia arriti t’u jepte ishujve të saj autoritet të plotë me territorin tokësor kontinental dhe Shqipëria e pranoi faktikisht këtë. Më pas nga ndërhyrja që bëri Turqia, Shqipëria u ndërgjegjësua se pësoi një humbje të madhe në zonat e saj detare dhe më pas u aplikua nga kryeministri aktual i vendit në Gjykatën Kushtetuese, që e anuloi atë marrëveshje”.

Comments

Popular posts from this blog

Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze

TANI Nga -  Liljana Elmazi Billa   Kemi postuar disa dit perpara rastin e goces 39 vjecare nga qyteti i Vlores Eglantina Telharaj.   Gjendja e vajzes eshte vertet e keqe edhe pasi ajo beri operacionin ajo eshte ende ne gjendje te keqe per jeten un jam nje e afermja e saj vajza ka nje jav ne reanimacion dhe sot ka pesuar nje hemoragji te tepruar. Rasti eshte postuar disa her edhe nga njerez te njohur te estrades Shqiptare por askush nga ministria e shendetesis nuk po reagon.  Do i lutesha shume popullit shqiptar te mblidhemi per Eglantinen sepse gjendja e saj ekonomike nuk eshte e mire vajza duhet derguar urgjentisht jasht shtetit per te gjetur zgjidhje per shendetin e saj sepse ajo eshte ne gjendje kritike per jeten deri me sot ka marr 40 flakona gjak dhe te gjitha i ka humbur.  Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze🙏🙏.  Ju lutem postojeni.  TANI  🙏🙏🙏

Për ty qytetar i pabindur. Lexojeni dhe kete esht e rendesishme ne ditet e sotme..!

Për ty qytetar i pabindur, Ndërkohe që ti flije i qetë, pasi gjithë ditën ishe ankuar mbi masat e marra, kishe treguar “fortësinë tende“  mbi shkeljen e izolimit, unë prisja me ankth përgjigjen nëse dhe një tjetër koleg i imi nuk do të zgjohej sot në mëngjes, prej COVID-19 +. TI që mendon se je kaq i fortë sa të prishesh gjumin tim, ti ndalësh jetën dikujt, ti plagosësh zemren një nëne vetëm sepse të duket një masë ekstreme qëndrimi në shtepi. Më pyet mua atëherë, mua që dal nga shtëpia në mëngjes, përshëndes njerëzit e mi të zemrës në telefon (mbi një muaj që nuk i shoh) dhe lutem që të kthehem në shtëpi edhe sot, e të mos përfundoj dhe unë si shumë koleg COVID 19 +.  Unë që po të drejtohem,  jam një femër, një motër, një vajzë, një grua, një MJEKE sot në Itali (shtetin më të prekur). Unë jam ajo që sot përfaqësoj ata heronj, që ndërkohë që ju qëndronit jashtë kur toka dridhej nga tërmeti, kolegët e mi rrinin BRENDA spitaleve për ti shërbyer mikut, familjarit apo ed...

Nuk u paraqit! Meta tha se ishte i zënë, Ulsi Manja: Unë nuk e di se çfarë ka më të rëndësishme presidenti

  Nuk u paraqit! Meta tha se ishte i zënë, Ulsi Manja: Unë nuk e di se çfarë ka më të rëndësishme presidenti Tirana, Albania nga - /Shtyp New /  Ulsi Manja 6 Maj, 2021 11:16 TIRANË – Komisioni i Ligjeve ka nisur ditën e sotme për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për shkarkimin e Metës. Pasi presidenti tha se ishte i zënë e se do të ishte i lirë më 10 maj, përgjigjia i ka ardhur në nisje të mbledhjes. Ishte Ulsi Manja ai i cili tha se nuk e dinte se çfarë mund të ishte më e rëndësishme për presidentin se kjo mbledhje. Manja :  Unë nuk e di se se cfarë ka më të rëndësishme. Presidenti është vënë në dijeni menjëherë në lidhje me kërkesën që lidhet me shkarkimin e tij. Komisioni i ligjeve ia garanton mundësinë që të shprehet në komision, ai ka vlerësuar kohë të pamjaftueshme. Presidenti ka gjithë mundësinë dhe kohën në dispozicoon për të dhënë sqarimin përpara, nëse nesër Kuvendi do të miratojë për ngritjen e komisionit. Duke qënë se presidenti nuk u paraqit, unë ju...